Makita CW004G Instruction Manual page 125

Cordless cooler & warmer box
Hide thumbs Also See for CW004G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Karikimi me USB
Porta e USB prodhon vazhdimisht tension 5 V në
gjendje pune.
VINI RE:
Lidhni vetëm pajisje që janë të
pajtueshme me portën USB të furnizimit
me energji. Përndryshe mund të shkaktojë
mosfunksionim të pajisjes.
VINI RE:
Mos e lidhni portën USB të furnizimit
me energji me terminalin USB të kompjuterit tuaj.
Mund të shkaktojë keqfunksionim.
VINI RE:
Përpara se të lidhni pajisjen USB me
pajisjen, gjithmonë krijoni një kopje të të dhënave
të pajisjes me USB. Përndryshe, të dhënat mund do
t'ju humbasin.
VINI RE:
Kur nuk përdorni pajisje ose pas
karikimit, hiqni kabllon USB dhe mbyllni kapakun
USB.
SHËNIM: Pajisja mund të mos furnizojë me energji
disa pajisje USB.
► Fig.15
Nxjerrja e ujit
Kur pastroni dhomëzën ose kur uji grumbullohet në
dhomëz, hapni kapakun e shkarkimit për të nxjerrë
ujin. Pasi të keni nxjerrë ujin, thajeni mirë dhomëzën.
Gjithmonë vendosni mirë kapakun e shkarkimit përpara
se të përdorni pajisjen.
► Fig.16
Sendet e ruajtjes
Vasketa e brendshme mund të vendoset në pjesën e
sipërme të dhomëzës.
Koshi i brendshëm mund të vendoset vetëm në anën e
djathtë të dhomëzës.
Vasketa e brendshme dhe koshi i brendshëm mund të
përdoren së bashku.
Pajisja gjithashtu mund të jetë e disponueshme pa
vasketën e brendshme dhe koshin e brendshëm.
► Fig.17: 1. Vasketa e brendshme 2. Koshi i
brendshëm
VINI RE:
Sigurohuni që vasketa e brendshme
të vendoset fort në kanalin në buzë të dhomëzës
përpara se të mbyllni kapakun.
Hapësja
Përdoreni për të hapur tapat e shisheve.
► Fig.18
Llamba
Llambat LED ndizen automatikisht kur kapaku hapet
dhe fiken kur ai mbyllet.
Grepi i qeseve të plehrave
Përdoreni për të varur qesen e plehrave.
► Fig.19: 1. Grepi i qeseve të plehrave
Transporti
Doreza e transportimit
Ngrini të dy dorezat mbajtëse kur e mbani pajisjen me
të dyja duart.
► Fig.20
Doreza tërheqëse
Ngrini dorezën tërheqëse kur e lëvizni pajisjen me rrota.
► Fig.21
Rripi i krahut
KUJDES:
Përdorni rripin e krahut vetëm për
mbajtjen e pajisjes. Mos e përdorni për qëllime
të tjera përveç mbajtjes së pajisjes (parandalimi i
rënies nga vende të larta, varja me vinça, zvarritja,
varjet në mur etj.).
KUJDES:
Inspektoni pajisjen dhe rripin
e krahut për dëmtime (përfshirë copëzën dhe
qepjet). Mos e përdorni nëse dëmtohet.
KUJDES:
Sigurohuni që rripi i krahut të jetë
i lidhur mirë dhe siç duhet. Në të kundërt, mund të
rrëzohet aksidentalisht.
KUJDES:
Edhe kur përdorni rripin e
krahut, mbajeni pajisjen me dorë dhe në nivel.
Transportimi i pajisjes duke përdorur vetëm rripin e
krahut e bën atë të paqëndrueshme. Rripi i krahut
mund të dalë nga vendi ose pajisja mund të godasë
objekte të tjera dhe mund të shkaktojë lëndim.
KUJDES:
Mos ushtroni ngarkesë të tepërt
në rripin e krahut. Në të kundërt, mund të rrëzohet
aksidentalisht.
Vendosni rripin e krahut në vrimat dhe mbërthejeni
rripin siç tregohet në figurë.
► Fig.22
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që pajisja
të jetë fikur, e shkëputur, dhe që kutia e baterisë
të jetë hequr përpara se të kryeni inspektim apo
mirëmbajtje.
KUJDES:
Mos spërkatni ose derdhni ujë
në pajisje gjatë pastrimit. Mos e lani me zorrë;
shmangni futjen e ujit brenda në pajisje.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
125 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents