Makita VC006GM Instruction Manual page 47

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC006GM:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sistemi i pastrimit të filtrit
Kjo pajisje ka një sistem pastrimi të filtrit të instaluar.
Gjatë përdorimit të pajisjes, sistemi i pastrimit të
filtrit pastron automatikisht filtrat nga pluhuri për të
parandaluar rënien e forcës thithëse për shkak të
bllokimit të filtrave.
Nëse pajisja thith njëherësh sasi të madhe pluhuri, forca
thithëse mund të bjerë. Në raste të tilla rekomandohet
pastrimi manual i filtrit.
1.
Fikeni pajisjen.
2.
Caktojeni fuqinë thithëse në maksimum dhe pastaj
mbylleni grykën e zorrës së thithjes me pëllëmbë.
3.
Ndizeni pajisjen dhe vëreni në punë për rreth 15
sekonda me grykën e zorrës thithëse të mbyllur.
► Fig.7: 1. Gryka e zorrës së thithjes
SHËNIM: Vëllimi i ajrit mund të ndryshojë kur
aktivizohet sistemi i pastrimit të filtrit, por nuk ka avari.
Shkarkimi i ujit
Kur depozita është plot me lëng, fikeni fshesën dhe
hapni kapakun e shkarkimit të ujit për të zbrazur
depozitën.
► Fig.8: 1. Kapaku i shkarkimit të ujit
Kapaku
Kapaku vjen me pajisjen. Vendosja e kapakut në folenë
lidhëse të zorrës parandalon daljen e pluhurave të
thithura nga fshesa.
► Fig.9: 1. Kapaku
Kyçja dhe shkyçja e rrotave
Rrotat e parme mund të kyçen me ndalues për të
ndihmuar ndalimin e fshesës.
Uleni me dorë nivelin e ndaluesit për të kyçur rrotën dhe
ngrijeni për ta lëshuar.
► Fig.10: 1. Rrota 2. Leva e ndaluesit 3. Pozicioni I
LIRË 4. Pozicioni I BLLOKUAR
SHËNIM: Kur lëvizni fshesën, sigurohuni që rrota
të mos jetë e bllokuar. Lëvizja e fshesës me rrotën
në pozicion të kyçur mund të shkaktojë dëmtimin e
rrotës.
Doreza e transportimit
Ngrijeni dhe mbajeni pajisjen me
KUJDES:
kujdesin e duhur. Nëse nuk veprohet kështu mund
të rezultojë në lëndim të personit ose dëmtim të
pajisjes.
Kur ngrini fshesën, ngrijeni duke e mbajtur në dorezën
e sipërme të njësisë kryesore. Doreza mund të futet
sërish në njësinë kryesore kur nuk është në përdorim.
► Fig.11
Është e vështirë ta mbani të vetëm pajisjen, ndaj
mbajeni dy vetë bashkë sipas figurës.
► Fig.12
► Fig.13
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
përmbajë pluhura të rrezikshme. Përdorni
gjithmonë një respirator P2 kur zëvendësoni
elementet e filtrave dhe qeset e pluhurit ose në
rast mirëmbajtjeje.
Përpara se të kryeni ndonjë punë në
KUJDES:
pajisje, sigurohuni gjithmonë që pajisja të jetë e
fikur dhe kutitë e baterisë të jenë hequr.
Vendosja dhe heqja e qeses së filtrit
PARALAJMËRIM:
respirator P2.
PARALAJMËRIM:
qese filtri, sigurohuni që njësia e filtrit të përdoret
së bashku. Nëse nuk e përdorni bashkë me njësinë
e filtrit, mund të shkaktohet zhurmë dhe nxehtësi e
pazakontë, që mund të rezultojë në zjarr.
PARALAJMËRIM:
në pluhur të kategorisë M, sigurohuni të përdorni
qesen e filtrit.
Mos thithni kurrë ujë, lëngje të tjera apo
VINI RE:
pluhura të njomë kur përdorni qese filtri. Thithja e
sendeve të tilla mund të shkaktojë çarjen e qeses së filtrit.
1.
Lirojini kapëset e fiksimit dhe ngrijeni njësinë
kryesore duke e hequr nga depozita.
► Fig.14: 1. Kapësja e fiksimit
2.
Shpalosni një qese filtri.
3.
Drejtoni vrimën e qeses së filtrit me vrimën e
hyrjes së pluhurit të depozitës.
4.
Fusni kartonin e qeses së filtrit brenda në vegël në mënyrë që
të jetë e pozicionuar në fund, përtej pjesës së dalë të dhëmbëzuar.
► Fig.15: 1. Qesja e filtrit 2. Vrima e kartonit
3. Mbajtësja e qeses së filtrit 4. Hyrja e
pluhurit 5. Konturi
Kur ta hiqni qesen filtër, tërhiqni skajin në folenë e qeses
së filtrit në mënyrë që foleja të mbyllet me një letër.
Instalimi i qeses së polietilenit
Aksesorë opsionalë
Vendosni një qese polietileni mbi depozitë dhe kaloni njërën
anë të skajit të sipërm të qeses në anën e saj të hapur midis
pllakës mbajtëse dhe murit të parmë të depozitës.
Në vijim, hapini konturet e tjera të sipërme të qeses për
jashtë mbi buzët e sipërme të depozitës.
Me qesen e filtrit mund të përdoret qese polietileni.
► Fig.16: 1. Pllaka e mbajtëses 2. Muri i parmë i
depozitës 3. Qese polietileni
SHËNIM: Mund të përdoret një qese polietileni që
gjendet në treg. Rekomandohet një me trashësi mbi
0,04 mm dhe perimetër mbi 2 000 mm.
SHËNIM: Nëse ka shumë pluhur, qesja e polietilenit
çahet lehtë ndaj mos e tejmbushni. Hedhja e qeses
së rëndë mund të jetë e vështirë për trupin e njeriut.
47 SHQIP
Kjo njësi mund të
Përdorni gjithmonë një
Para se të përdorni një
Kur e përdorni pajisjen

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents