Makita VC006GM Instruction Manual page 44

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC006GM:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
14. Gjatë dhe pas përdorimit, kutia e baterisë mund
të nxehet, gjë që mund të shkaktojë djegie ose
djegie në temperaturë të ulët. Tregoni kujdes
gjatë manovrimit të kutive të nxehta të baterive.
15. Mos prekni terminalin e veglës menjëherë pas
përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të
shkaktojë djegie.
16. Mos lejoni që grumbullimin e ashklave,
pluhurave ose papastërtive në terminalet,
vrimat ose kanalet e kutisë së baterisë. Mund të
shkaktojë ngrohje, marrje flakë, plasje dhe avari të
veglës ose të kutisë së baterisë, duke rezultuar në
djegie ose lëndime personale.
17. Përveç kur vegla e mbështet përdorimin
pranë linjave elektrike me voltazh të lartë,
mos e përdorni kutinë e baterisë pranë linjave
elektrike me voltazh të lartë. Kjo mund të
shkaktojë një defekt ose dëmtim të veglës ose të
kutisë së baterisë.
18. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Përdorni vetëm bateri origjinale
KUJDES:
Makita. Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita ose
baterive që mund të jenë modifikuar, mund të rezultojë
në marrjen flakë të baterisë, lëndime personale apo
dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu edhe garancinë e
Makita-s për veglën e Makita-s dhe ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
1.
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje
të fuqisë së pajisjes.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
2.
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
3.
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë
4.
nga vegla ose karikuesi.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
5.
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për njësinë me valë
Mos e hapni kurrë kapakun e folesë të vetëm
1.
pas instalimit të njësisë me valë.
Mos e çmontoni ose dëmtoni njësinë me valë.
2.
Mbajeni njësinë me valë larg fëmijëve të
3.
vegjël. Nëse gëlltitet aksidentalisht, kërkoni
menjëherë kujdes mjekësor.
Përdoreni njësinë me valë vetëm me vegla "Makita".
4.
Mos e ekspozoni njësinë me valë në shi ose në
5.
kushte me lagështirë.
Mos e përdorni njësinë me valë në vende ku
6.
temperatura tejkalon 50 °C.
Mos e përdorni njësinë me valë në afërsi të
7.
instrumenteve mjekësore, si p.sh. stimulues
kardiakë.
Mos e përdorni njësinë me valë në afërsi të
8.
pajisjeve të automatizuara. Nëse përdoret,
pajisjet e automatizuara mund të shkaktojnë
keqfunksionim ose gabim.
Mos e përdorni njësinë me valë në vende që
9.
janë nën temperaturë të lartë ose në vende
ku mund të gjenerohet elektricitet statik apo
zhurmë elektrike.
10. Njësia me valë mund të prodhojë fusha
elektromagnetike (EMF), por që nuk janë të
dëmshme për përdoruesin.
Njësia me valë është një instrument i saktë.
11.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
njësinë me valë.
12. Shmangni prekjen e terminalit të njësisë me
valë me duar të zhveshura apo me materiale
metalike.
13. Hiqeni gjithmonë baterinë në produkt kur
instaloni njësinë me valë në të.
14. Kur hapni kapakun e folesë, shmangni vendin
ku pluhuri dhe uji mund të hyjnë në fole.
Mbajeni hyrjen e folesë gjithmonë të pastër.
15. Vendoseni gjithmonë njësinë me valë në
drejtimin e duhur.
16. Butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në
njësinë me valë mos e shtypni fort dhe/ose me
objekt me majë të mprehtë.
17. Gjatë përdorimit mbyllni gjithmonë kapakun e folesë.
18. Mos e hiqni njësinë me valë nga foleja ndërsa
vegla po furnizohet me energji. Në të kundërt,
mund të shkaktohet keqfunksionim i njësisë me valë.
19. Mos e hiqni etiketën në njësinë me valë.
20. Mos vendosni etiketa në njësinë me valë.
21. Mos e lini njësinë me valë në një vend ku mund
të gjenerohet elektricitet statik apo zhurmë
elektrike.
22. Mos e lini njësinë me valë në një vend ku i
nënshtrohet nxehtësisë së lartë, si p.sh. në një
makinë të parkuar nën diell.
23. Mos e lini njësinë me valë në një vend me
pluhur ose grimca të vogla apo në një vend ku
mund të gjenerohet gaz gërryes.
24. Ndryshimi i papritur i temperaturës mund të
vesojë njësinë me valë. Mos e përdorni njësinë
me valë derisa vesa të jetë tharë plotësisht.
25. Kur pastroni njësinë me valë, fshijeni lehtë
me një leckë të butë e të thatë. Mos përdorni
benzinë, hollues, graso përcjellëse apo të
ngjashme.
26. Gjatë ruajtjes, vendoseni njësinë me valë në
kasën e dhënë ose në një enë pa elektricitet
statik.
27. Në folenë e veglës mos vendosni pajisje të
tjera të ndryshme nga njësia me valë "Makita".
28. Mos e përdorni veglën me kapakun e folesë të
dëmtuar. Uji, pluhuri dhe papastërtitë që hyjnë në
fole mund të shkaktojnë keqfunksionim.
29. Mos e tërhiqni dhe/ose rrotulloni kapakun e
folesë më shumë seç nevojitet. Rivendoseni
kapakun nëse hiqet nga vegla.
30. Ndërroni kapakun e folesë nëse humbet apo
dëmtohet.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
44 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents