Makita DUH607 Instruction Manual page 31

Cordless hedge trimmer
Hide thumbs Also See for DUH607:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për përdorim të lehtë.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik. Nëse vegla
nuk arrin në mënyrë të përsëritur t'i ndalojë shpejt
fletët e gërshërëve pas lëshimit të këmbëzës së
çelësit ose levës së çelësit, dërgojeni për riparim
në qendrën e autorizuar të shërbimit të Makita.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
KUJDES:
Gjatë ndërrimit të fletëve të
gërshërëve, mbani gjithmonë doreza në mënyrë
që duart të mos kenë kontakt të drejtpërdrejtë me
fletët e gërshërëve.
VINI RE:
Kur zëvendësoni fletët e gërshërëve,
mos e fshini grason nga ingranazhi.
Instalimi ose heqja e fletëve të gërshërëve
KUJDES:
Vendosni kapakun e fletëve përpara
se të hiqni ose të instaloni fletët e gërshërëve.
Ju mund të instaloni fletë gërshëre 500 mm apo 600
mm në veglën tuaj.
1.
Vendosni kapakun e fletës te fletët e gërshërëve.
► Fig.5: 1. Kapaku i fletës
2.
Vendoseni veglën me kokë poshtë.
Hiqni 6 vidat dhe më pas hiqni kapakun.
► Fig.6: 1. Vida 2. Kapaku
3.
Hiqni bulonat dhe fletët e gërshërëve nga vegla.
Pastaj hiqni mbrojtësen e pluhurit, manshetat metalike
dhe guarnicionin e sheshtë nga fletët e gërshërëve.
► Fig.7: 1. Buloni 2. Fletët e gërshërëve 3. Mbrojtësja
e pluhurit 4. Mansheta metalike
5. Guarnicioni i sheshtë
VINI RE:
Bëni kujdes të mos i humbni bulonat,
mbrojtësen e pluhurit, manshetat metalike dhe
guarnicionin e sheshtë. Këto pjesë nevojiten sërish
gjatë instalimit të fletëve të reja të gërshërëve.
4.
Kontrolloni nëse mansheta e rezinës mbetet në
makineri, dhe nëse po, hiqeni.
► Fig.8: 1. Mansheta e rezinës
SHËNIM: Manshetat e vjetra të rezinës nuk ka
nevojë të ruhen. Fletët e reja të gërshërëve vijnë me
mansheta të reja rezine.
5.
Hiqni kapakun e fletës dhe më pas vendoseni te
fletët e reja të gërshërëve.
► Fig.9: 1. Kapaku i fletës
6.
Rregulloni pozicionet e vrimës duke rrotulluar
ingranazhin siç tregohet.
► Fig.10: 1. Ingranazhi
7.
Sigurohuni që manshetat e rezinës të vendosen
në fletët e gërshërëve.
► Fig.11: 1. Mansheta e rezinës
8.
Vendosni pak nga grasoja e dhënë me fletët e reja
të gërshërëve, siç ilustrohet.
► Fig.12: 1. Grasoja
9.
Mbani shufrën udhëzuese, pastaj rrëshqitini fletët
e gërshërëve siç tregohet në figurë.
► Fig.13: 1. Shufra udhëzuese 2. Fletët e gërshërëve
10. Vendosni mbrojtësen e pluhurit te fletët e gërshërëve.
► Fig.14: 1. Mbrojtësja e pluhurit
11.
Vendosni fletët e reja të gërshërëve në vegël, në
mënyrë që manshetat e rezinës të futen në vrimat e
ingranazhit. Nëse manshetat e rezinës në kunja hiqen
gabimisht, vendosini paraprakisht në vrimat në ingranazh.
► Fig.15: 1. Fletët e gërshërëve 2. Mansheta e rezinës 3. Vrima
12. Rrëshqitni shufrën udhëzuese siç tregohet në figurë.
► Fig.16
13. Vendosni manshetat metalike dhe guarnicionin e
sheshtë, pastaj shtrëngoni bulonat.
► Fig.17: 1. Mansheta metalike 2. Guarnicioni i
sheshtë 3. Buloni
14. Bashkoni kapakun dhe më pas shtrëngoni 6 vidat.
► Fig.18: 1. Vida 2. Kapaku
Instalimi ose heqja e grumbulluesit
të ashklave
Aksesor opsional
KUJDES:
Gjatë instalimit ose heqjes së mbledhësit
të ashklave, mbani gjithmonë doreza në mënyrë që duart të
mos kenë kontakt të drejtpërdrejtë me fletët e gërshërëve.
VINI RE:
Kapaku i fletës nuk mund të instalohet
nëse mbledhësi i ashklave është i instaluar në vegël.
Përpara transportimit ose ruajtjes së veglës, çinstaloni
mbledhësin e ashklave dhe më pas instaloni kapakun e
fletës për të shmangur ekspozimin e fletëve të gërshërëve.
VINI RE:
Sigurohuni që ta hiqni kapakun e fletës
përpara se të instaloni mbledhësin e ashklave.
Grumbulluesi i ashklave mbledh gjethet e hedhura dhe
e bën pastrimin më pas shumë më të lehtë. Ai mund të
montohet në cilëndo anë të veglës.
1.
Bashkërenditni vrimat në mbledhësin e ashklave
me vida në fletët e gërshërëve.
► Fig.19: 1. Vida
2.
Vendosni gremçat e mbledhësit të ashklave në
kanalin e fletëve të gërshërëve.
► Fig.20: 1. Kapëse 2. Kanali
3.
Shtypni levat në mbledhësin e ashklave dhe më pas
kapni gremçat në anën tjetër të kanalit në fletët e gërshërëve.
Sigurohuni që të gjitha grremçat të jenë fiksuar mirë në
folenë e shufrës udhëzuese.
► Fig.21: 1. Leva 2. Grremçi
Për ta hequr mbledhësin e ashklave, shtypni levat për
të liruar kapëset.
► Fig.22: 1. Leva
31 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duh507Duh607zDuh607f00100883817772470088381777292

Table of Contents