Makita VR001G Instruction Manual page 27

Cordless concrete vibrator
Hide thumbs Also See for VR001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi i rripit të supave
Aksesor opsional
PARALAJMËRIM:
nga mjeti ndërsa mbani paketa elektrike portative.
Mbajtja e disa pajimeve dhe rripave mund të pakësojë
shanset për ta hequr pajisjen shpejt në rast emergjence dhe
kështu mund të shkaktohen dëmtime fizike.
PARALAJMËRIM:
vendosur rripat e krahut për qëllime të tjera, si p.sh. për të
penguar rënien në vende të larta. Nëse pjesët për vendosjen
e rripit të krahut përdoren për qëllime të tjera, ngarkesa e lartë
mund t'i këpusë ato dhe mund t'i shkaktohet lëndim i rëndë
operatorit dhe personit rrotull/poshtë operatorit.
KUJDES:
Sigurohuni që t'i vendosni grepat e rripit të
krahut te vegla në mënyrë të sigurt. Nëse grepat vendosen jo
plotësisht, ata mund të dalin dhe të shkaktojnë lëndim.
KUJDES:
Sigurohuni që të përdorni rripin
e krahut të dedikuar për këtë vegël. Përdorimi i
rripave të tjerë të krahut mund të shkaktojë lëndim.
Kapni kapëset e rripit të supave mbi vrimat e varjes sipër mjetit.
► Fig.22: 1. Rripi i krahut 2. Grepi 3. Vrima e varjes
PËRDORIMI
KUJDES:
Vendoseni rripin e krahut në
shpatull dhe mbajeni veglën fort me të dyja duart.
VINI RE:
Në fillim të çdo pune, boshti elastik ka
tendencën të dridhet me amplitudë më të lartë.
Mjeti do të rikthehet në amplitudë normale pasi ta
shtypni dhe lëshoni çelësin disa herë me radhë.
Sigurohuni që ta hidhni dhe ta mbani kokën e vibrimit
drejt gjatë punimit. Përdoreni veglën brenda gamës
efikase të vibrimit në intervale me distancë të barabartë.
Gama e heqjes së efektshme të flluskave të jarit është
rreth sa dhjetëfishi i diametrit të kokës së vibrimit.
► Fig.23
► Fig.24
VINI RE:
Mos e përdorni veglën për të lëvizur
betonin në kallëp. Llaçi do të lëvizë tutje dhe
zhavorri i betonit do të mbetet, duke shkaktuar veçim.
► Fig.25
Niveli efikas dhe heqja e flluskave të ajrit
Heqja e flluskave të ajrit përfundon pasi keni punuar me
vegël nëpër çdo gamë efikase, betoni ndalon tkurrjen
dhe llaçi është ngritur në mënyrë të njëtrajtshme në
sipërfaqe, duke treguar një pamje të çelur. Hiqeni me
kujdes veglën e përdorimit pa lënë vrima.
Kur e përdorni veglën në pjerrësi, gjithmonë përdoreni
nga poshtë në fillim. Nëse e përdorni veglën nga lart, llaçi
do të ndahet dhe eventualisht do të rrëshqasë në fund.
► Fig.26
► Fig.27
Hiqeni gjithnjë rripin e supave
Mos i përdorni pjesët për të
SHËNIM: Vibrimi për një kohë të gjatë në një vend të
vetëm shkakton veçim të betonit.
SHËNIM: Kur zhavorri i betonit veçohet gjatë
vendosjes së betonit, nxirreni me lopatë zhavorrin
e betonit dhe futeni aty ku ka më shumë llaç. Pastaj
përdoreni veglën mbi të. Mos e lini zhavorrin në
gjendje të veçuar.
► Fig.28
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
VINI RE:
Mos e pastroni mjetin në ujë. Uji do të
hyjë në kasën e motorit dhe do të shkaktojë defekt
në motor.
VINI RE:
Përdorni një pëlhurë të njomë ose diçka
të ngjashme për të fshirë me kujdes çdo beton të
njomë të mbetur në vegël pas përdorimit. Duhet
kushtuar shumë kujdes për pastrimin e plotë të
vrimave të ajrimit, zonës së çelësit, hapjeve të
kapakut, etj.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të
Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Bosht elastik ø32 mm x 1,2 m
Bosht elastik ø32 mm x 1,7 m
Bosht elastik ø32 mm x 2,4 m
Bosht elastik ø38 mm x 1,2 m
Bosht elastik ø38 mm x 2,4 m
Kutia e baterisë L
Kutia e baterisë H
Rripi i krahut
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vr003gVr004g

Table of Contents