Makita TW0200 Instruction Manual page 14

Hide thumbs Also See for TW0200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM:
Kur mbërtheni vida M10 ose më të vogla,
rregulloni me kujdes presionin ndaj çelësit në
mënyrë që vida të mos dëmtohet.
Mbajeni veglën të drejtuar drejt bulonit ose
dados pa ushtruar forcë të tepërt mbi vegël.
Nëse e mbërtheni bulonin për një kohë më
të gjatë nga sa tregohet në figura, buloni ose
çelësi mund të tendosen dëmtohen etj. Përpara
se të nisni punën kryeni gjithmonë një veprim
testimi për të përcaktuar kohën e përshtatshme
për të mbërthyer bulonin. Kryeni veprimin e
mësipërm të testimit veçanërisht për bulonat
më të mëdhenj se M10 për të parandaluar
problemet me çelësin ose bulonin etj.
Forca shtrënguese ndikohet nga disa faktorë përfshirë
si më poshtë. Pas shtrëngimit, kontrolloni gjithmonë
rrotullimin me çelës me shtrëngim.
1.
Tensioni
Rënia e tensionit do të shkaktojë rënie të
forcës së shtrëngimit.
2.
Çelësi
Mospërdorimi i çelësave të përmasave të
duhura do të shkaktojë zvogëlimin e forcës
së shtrëngimit.
Një çelës i konsumuar (konsumim në anën
gjashtëkëndore ose katërkëndore) do të
shkaktojë reduktimin e forcës shtrënguese.
3.
Buloni
Megjithëse koeficienti i shtrëngimit dhe
kategoria e bulonit janë të njëjta, forca e
duhur e shtrëngimit do të ndryshojë në varësi
të diametrit të bulonit.
Megjithëse diametrat e bulonave janë të
njëjta, forca e shtrëngimit do të ndryshojë në
varësi të koeficientit të forcës së shtrëngimit,
kategorisë dhe gjatësisë së bulonit.
4.
Përdorimi i xhuntos universale ose shufrës
së zgjatimit zvogëlon disi forcën shtrënguese
të çelësit me goditje. Kompensojeni duke e
shtrënguar për një periudhë më të gjatë.
5.
Mënyra e mbajtjes së veglës ose materialit të
pozicionit që do të shtrëngohet do të ndikojnë në
forcën e shtrëngimit.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.7: 1. Shenja kufizuese
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën
kufi. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
► Fig.8: 1. Kapaku i mbajtëses së karboncinave
2. Kaçavida
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Çelësat
Shufra e zgjatimit
Xhuntoja universale
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
14 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents