Makita DUH506 Instruction Manual page 33

Cordless hedge trimmer
Hide thumbs Also See for DUH506:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Grumbulluesi i ashklave mbledh gjethet e hedhura dhe
e bën pastrimin më pas shumë më të lehtë. Ai mund të
montohet në cilëndo anë të veglës.
1.
Bashkërenditni vrimat në mbledhësin e ashklave
me vida në fletët e gërshërëve.
► Fig.18: 1. Vida
2.
Vendosni gremçat e mbledhësit të ashklave në
kanalin e fletëve të gërshërëve.
► Fig.19: 1. Kapëse 2. Kanali
3.
Shtypni levat në mbledhësin e ashklave dhe më pas
kapni gremçat në anën tjetër të kanalit në fletët e gërshërëve.
► Fig.20: 1. Leva
Për ta hequr mbledhësin e ashklave, shtypni levat për
të liruar kapëset.
► Fig.21: 1. Leva
VINI RE:
Asnjëherë mos provoni ta hiqni
mbledhësin e ashklave duke ushtruar forcë të
tepërt, me grepa të bllokuar në fletët e gërshërëve.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
të gërshërëve.
KUJDES:
Shmangni përdorimin e veglës në
mot shumë të nxehtë sa më shumë që të jetë e
mundur. Tregoni kujdes për gjendjen tuaj fizike
gjatë përdorimit të veglës.
KUJDES:
Bëni kujdes të mos prekni
aksidentalisht ndonjë gardh metalik ose objekte
të tjera të forta gjatë prerjes. Fletët e gërshërëve do
të thyhen dhe mund të shkaktojnë lëndim.
KUJDES:
Kini kujdes të mos lejoni që fletët e
gërshërëve të kontaktojnë me tokën. Vegla do të
zmbrapset dhe mund të shkaktojnë lëndim.
KUJDES:
Është shumë e rrezikshme të
zgjateni me prerësin e shkurreve, veçanërisht nga
një shkallë. Mos punoni ndërsa qëndroni në këmbë
mbi ndonjë vend i lëvizshëm ose të paqëndrueshëm.
VINI RE:
Mos provoni të prisni degë më të
trasha se 10 mm në diametër me veglën. Pritini
paraprakisht degët 10 cm më ulët se lartësia e prerjes
duke përdorur prerëse degësh përpara se të përdorni
veglën.
► Fig.22: (1) Lartësia e prerjes (2) 10 cm
VINI RE:
Mos pritni pemë të thata ose objekte
të ngjashme të forta. Duke vepruar kështu mund të
dëmtoni veglën.
VINI RE:
Mos pritni bar ose barishte gjatë
përdorimit të fletëve të gërshërëve. Fletët e
gërshërëve mund të ngecin nëpër bar ose barishte.
Mbajeni mjetin me të dyja duart, mbajeni dorezën e
përparme ndërsa shtypni levën e çelësit dhe tërhiqni
këmbëzën e çelësit, dhe më pas lëvizeni veglën përpara.
► Fig.23
Mbajini duart larg fletëve
Për përdorim bazë, anoni fletët e gërshërëve në
drejtimin e prerjes dhe lëvizeni lehtë dhe ngadalë me
shpejtësi prej 3 deri 4 sekondash për metër.
► Fig.24
Për të prerë majën e një shkurreje në mënyrë të njëtrajtshme,
lidhni një fije në lartësinë e dëshiruar dhe prisni përgjatë saj.
► Fig.25
Nëse mbledhësi i ashklave bashkohet me fletët e
gërshërëve, ai mbledh gjethet e hedhura dhe e bën
pastrimin më pas shumë më të lehtë.
► Fig.26
Për ta prerë pjesën anësore të shkurres në mënyrë të
njëtrajtshme, pritni nga poshtë lart.
► Fig.27
Kur pritni për të bërë një formë të rrumbullakët (prerja
e drurit të bushit ose të rododendrës, etj.), prisni nga
rrënja deri lart për një paraqitje të bukur.
► Fig.28
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i veglës
Pastrojeni veglën duke e fshirë tallashin me një leckë
të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun dhe të
shtrydhur.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mirëmbajtja e fletës së gërshërëve
Përpara përdorimit ose një herë në orë gjatë përdorimit,
aplikoni te fletët e gërshërëve vaj me viskozitet të ulët
(vaj makinerie ose vaj lubrifikues të llojit me sprucim).
► Fig.29
Pas përdorimit, hiqni tallashin nga të dyja anët e fletëve
të gërshërëve me furçë me tela, fshijeni me një leckë
dhe më pas aplikoni te fletët e gërshërëve vaj me
viskozitet të ulët (vaj makinerie ose vaj lubrifikues të
llojit me sprucim).
► Fig.30
VINI RE:
Mos i lani fletët e gërshërëve me ujë.
Duke vepruar kështu mund të shkaktohet ndryshkje
ose dëmtim i veglës.
VINI RE:
Papastërtitë dhe gërryerja shkaktojnë
fërkim të tepërt të fletës dhe shkurtojnë kohën e
funksionimit për çdo karikim baterie.
33 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duh606

Table of Contents