Makita DLS714 Instruction Manual page 53

Cordless slide compound
Hide thumbs Also See for DLS714:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2.
Montoni flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal dhe më pas përdorni çelësin hekzagonal
për të shtrënguar bulonin hekzagonal (majtas) të boshtit
në mënyrë të sigurt në drejtim të kundërt të akrepave të
orës, ndërkohë që mbani shtypur bllokuesin e boshtit.
3.
Ktheni mbrojtësen e diskut dhe kapakun qendror
në pozicionin e tyre fillestar. Më pas shtrëngoni bulonin
hekzagonal të kapakut qendror duke e rrotulluar në
drejtim të akrepave të orës për të siguruar kapakun
qendror.
4.
Lëshoni dorezën nga pozicioni i ngritur duke
tërhequr kunjin bllokues. Ulni dorezën për t'u siguruar
se mbrojtësja e diskut lëviz siç duhet.
5.
Sigurohuni që bllokuesi i boshtit të ketë liruar
boshtin përpara se të bëni prerjen.
Për veglën me flanxhë të brendshme
për një disk sharre me diametër
vrime 15,88 mm
Sipas shtetit
Montoni flanxhën e brendshme me anën e futur të saj
të drejtuar nga jashtë mbi boshtin e montimit dhe më
pas vendosni diskun e sharrës (me unazën të instaluar,
nëse është nevoja), flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal.
Për veglën pa unazë
► Fig.35: 1. Flanxha e jashtme 2. Disku i sharrës
3. Flanxha e brendshme 4. Buloni
hekzagonal (majtas) 5. Boshti
Për veglën me unazë
► Fig.36: 1. Flanxha e jashtme 2. Disku i sharrës
3. Flanxha e brendshme 4. Buloni
hekzagonal (majtas) 5. Unaza 6. Boshti
PARALAJMËRIM:
të montuar diskun në bosht, sigurohuni gjithmonë
që ndërmjet flanxhës së brendshme dhe asaj të
jashtme të jetë instaluar unaza e duhur për vrimën
e boshtit të diskut që keni ndër mend të përdorni.
Përdorimi i unazës së gabuar për vrimën e boshtit
mund të rezultojë në montim të pasaktë të diskut që
çon në lëvizje të diskut dhe dridhje të rënda, të cilat
mund të sjellin humbje të kontrollit gjatë punës dhe
lëndime personale të rënda.
Për veglën me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime të
ndryshëm nga 20 mm ose 15,88 mm
Sipas shtetit
Flanxha e brendshme ka një diametër të caktuar disku
nga njëra anë dhe një dalje me një diametër tjetër disku
nga ana tjetër. Zgjidhni anën e saktë në të cilën pjesa
e montimit të diskut përputhet saktësisht me vrimën e
diskut të sharrës.
► Fig.37: 1. Flanxha e jashtme 2. Disku i sharrës
3. Flanxha e brendshme 4. Buloni
hekzagonal (majtas) 5. Boshti 6. Pjesa e
montimit në disk
Nëse nevojitet unaza për
KUJDES:
Sigurohuni që pjesa e montimit të
diskut "a" në flanxhën e brendshme që është e
drejtuar nga jashtë të përputhet saktësisht me
vrimën "a" të diskut të sharrës. Montimi i diskut
në anën e gabuar mund të shkaktojë dridhje të
rrezikshme.
Lidhja me një fshesë me korrent
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë
me korrent Makita.
► Fig.38
Qese e pluhurit
Aksesorë opsionalë
Përdorimi i qeses së pluhurit e bën prerjen të pastër
dhe lehtëson thithjen e pluhurit.
Për të instaluar qesen e pluhurit, vendoseni atë në
hundëzën për shkarkimin e pluhurit.
Për të bashkuar shtrënguesin, vendosini në vijë të
drejtë fundin e sipërm të shtrënguesit me shenjën
trekëndëshe në qesen e pluhurit.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e
mbushur, hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni
mbërthyesin. Boshatiseni qesen e pluhurit duke e
goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë ngjitur nga
brenda, të cilat mund të vështirësojnë mbledhjen e
mëtejshme të pluhurit.
► Fig.39: 1. Qese e pluhurit 2. Hundëza e pluhurit
3. Shtrëngues
Sigurimi i materialit
PARALAJMËRIM:
rëndësishme që të siguroni siç duhet materialin
e punës me llojin e duhur të morsës. Moskryerja e
këtyre veprimeve mund të çojë në lëndime personale
të rënda dhe mund të dëmtojë veglën dhe/ose
materialin e punës.
PARALAJMËRIM:
pune që është më i gjatë se baza mbështetëse
e sharrës, mbështeteni të gjithë gjatësinë e
materialit përtej bazës mbështetëse dhe në të
njëjtën largësi për të ruajtur nivelin e materialit.
Mbështetja e mirë e materialit të punës ndihmon në
shmangien e bllokimit të diskut dhe zmbrapsjeve të
mundshme që mund të çojnë në lëndime personale
të rënda. Për sigurimin e materialit të punës mos
u mbështesni vetëm te morsa vertikale dhe/ose
morsa horizontale. Materialet e holla të punës kanë
tendencën të përkulen. Mbështeteni materialin e
punës përgjatë gjithë gjatësisë së tij për të shmangur
kapjen te disku dhe ZBRAPSJEN e mundshme.
► Fig.40: 1. Mbështetja 2. Baza e rrotullimit
53 SHQIP
Është shumë e
Kur prisni një material

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dls714nz

Table of Contents