Makita DLS714 Instruction Manual page 49

Cordless slide compound
Hide thumbs Also See for DLS714:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një
prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla vihet në punë në një mënyrë që e bën atë
të tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla
fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë
situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi
mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta
rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
ndezur
Kur vegla mbinxehet, vegla fiket automatikisht dhe
treguesi i baterisë pulson për rreth 60 sekonda. Në
këtë situatë, lëreni veglën të ftohet përpara se ta ndizni
sërish veglën.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, vegla ndalon
automatikisht. Nëse produkti nuk funksionon edhe kur
shtypen çelësat, hiqni bateritë nga vegla dhe ngarkojini
ato.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
► Fig.9: 1. Treguesi i baterisë 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit për të treguar kapacitetin
e mbetur të baterisë. Ka një tregues baterish për çdo
bateri.
Gjendja e treguesit të baterisë
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti
i mbetur i
baterisë
Duke pulsuar
50% deri
100%
20% deri 50%
0% deri 20%
Ngarkojeni
baterinë
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.10: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Funksioni i ndryshimit automatik të
shpejtësisë
► Fig.11: 1. Treguesi i regjimit
Gjendja e treguesit të
regjimit
Kjo vegël ka "regjimin e shpejtësisë së lartë" dhe
"regjimin e forcës së lartë rrotulluese". Ajo e ndryshon
regjimin e punës në mënyrë automatike në varësi të
ngarkesës së punës. Kur treguesi i modalitetit ndizet
gjatë punës, vegla është në modalitetin e forcës
rrotulluese të lartë.
49 SHQIP
Fikur
Duke pulsuar
Regjimi i funksionimit
Regjimi i shpejtësisë së lartë
Regjimi i forcës së lartë
rrotulluese
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dls714nz

Table of Contents