Makita DLS714 Instruction Manual page 50

Cordless slide compound
Hide thumbs Also See for DLS714:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kunji ndalues
KUJDES:
Gjithmonë mbajeni dorezën kur
lëshoni kunjin ndalues. Ndryshe, doreza kërcen lart
dhe mund të rezultojë në lëndime personale.
Për të lëshuar kunjin ndalues, shtyjeni pak poshtë
njëkohësisht dorezën dhe më pas shtypni kunjin ndalues.
► Fig.12: 1. Kunji ndalues
Mbrojtësja e diskut
PARALAJMËRIM:
forcë ose të hiqni mbrojtësen e diskut ose sustën
që ngjitet me mbrojtësen. Një disk i ekspozuar
si rezultat i mbrojtëses së larguar mund të çojë në
lëndime personale serioze gjatë përdorimit.
PARALAJMËRIM:
veglën nëse mbrojtësja e diskut ose susta janë
dëmtuar, kanë defekt ose janë hequr. Përdorimi i
veglës me një mbrojtëse të dëmtuar, me defekt ose të
hequr mund të çojë në dëmtime personale të rënda.
KUJDES:
Gjithmonë mbajeni mbrojtësen e
diskut në gjendje të mirë për funksionim të sigurt.
Ndalojeni menjëherë punën nëse ka parregullsi
me mbrojtësen e diskut. Kontrolloni që të
siguroheni për veprimin e kthimit të sustës në
mbrojtëse.
► Fig.13: 1. Mbrojtësja e diskut
Kur ulet doreza, mbrojtësja e diskut ngrihet
automatikisht. Mbrojtësja është e pajisur me një sustë,
kështu që ajo kthehet në pozicionin e saj fillestar pas
përfundimit të prerjes dhe ngritjes së dorezës.
Pastrimi
► Fig.14: 1. Mbrojtësja e diskut
Nëse mbrojtësja transparente e diskut ndotet ose në të
hyn tallash dhe pengon shikimin e qartë të diskut dhe/ose
materialit të punës, hiqni kutinë e baterisë dhe pastroni me
kujdes mbrojtësen me një copë të njomur. Mos përdorni
tretës ose pastrues me bazë nafte në mbrojtësen plastike,
sepse kjo mund të dëmtojë mbrojtësen.
Për ta pastruar, ngrijeni mbrojtësen e diskut duke iu
referuar kapitullit "Vendosja ose heqja e diskut të sharrës".
Pas pastrimit, sigurohuni të ktheni diskun dhe kapakun
qendror dhe shtrëngoni bulonin hekzagonal.
1.
Sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe të jenë
hequr kutitë e baterisë.
2.
Rrotulloni bulonin në drejtim të kundër të akrepave
të orës duke përdorur çelësin hekzagonal të dhënë
duke mbajtur kapakun qendror.
3.
Ngrini mbrojtësen e diskut dhe kapakun qendror.
4.
Kur të përfundojë pastrimi, kthejeni kapakun
qendror dhe shtrëngoni bulonin hekzagonal duke kryer
hapat e mësipërm në drejtim të kundërt.
PARALAJMËRIM:
mban mbrojtësen e diskut. Nëse mbrojtësja
dëmtohet me kalimin e kohës ose nga ekspozimi ndaj
rrezeve UV, kontaktoni qendrën e shërbimit Makita
për ta zëvendësuar. MOS E SHTYNI KURRË ME
FORCË MBROJTËSEN DHE MOS E HIQNI ATË.
Mos e shtyni kurrë me
Mos e përdorni kurrë
Mos e hiqni sustën që
Pozicionimi i dërrasës me kanale
Kjo vegël shitet me dërrasa me kanale në bazën e
rrotullimit për të minimizuar çarjet në anën dalëse të një
prerjeje. Dërrasat me kanale janë rregulluar në fabrikë
në mënyrë të tillë që disku i sharrës të mos prekë
dërrasat me kanale. Përpara përdorimit, rregulloni
dërrasat me kanale si më poshtë:
1.
Sigurohuni që të hiqni kutinë e baterisë. Më pas,
lironi të gjitha vidat (nga 2 majtas dhe djathtas) që
sigurojnë dërrasat me kanale.
► Fig.15: 1. Dërrasa me kanale 2. Vida
2.
Shtrëngojini sërish ato vetëm aq sa dërrasat me
kanale të mund të hiqen lehtë me dorë.
3.
Uleni plotësisht dorezën dhe shtyni kunjin bllokues
për të bllokuar dorezën në pozicionin e ulur.
4.
Lironi dy vidat mbërthyese që sigurojnë boshtet e
rrëshqitjes.
► Fig.16: 1. Vida me veshë
5.
Tërhiqeni shasinë plotësisht drejt vetes.
6.
Rregullojini dërrasat me kanale në mënyrë të
tillë që dërrasat me kanale të prekin vetëm anët e
dhëmbëve të diskut.
► Fig.17
► Fig.18: 1. Disku i sharrës 2. Dhëmbët e diskut
3. Dërrasa me kanale 4. Prerja me kënd të
pjerrët në të majtë 5. Prerja e drejtë
7.
Shtrëngoni vidat e përparme (mos i shtrëngoni fort).
8.
Shtyjeni shasinë plotësisht drejt rigës udhëzuese
dhe rregulloni dërrasat me kanale në mënyrë që dërrasat
me kanale të prekin vetëm skajet e dhëmbëve të diskut.
9.
Shtrëngoni vidat e pasme (mos i shtrëngoni fort).
10. Pasi të keni rregulluar dërrasat me kanale, lëshoni
kunjin bllokues dhe ngrini dorezën. Më pas, shtrëngoni
mirë të gjitha vidat.
VINI RE:
Pasi të keni përcaktuar këndin e prerjes
së pjerrët sigurohuni që dërrasat me kanale të
rregullohen siç duhet. Rregullimi i saktë i dërrasave
me kanale ndihmon në sigurimin e mbështetjes së
duhur të materialit të punës duke minimizuar çarjen e
materialit të punës.
Ruajtja e kapacitetit prerës maksimal
Kjo vegël është prodhuar nga fabrika që të ofrojë një
kapacitet prerjeje maksimal për një disk sharre 190 mm.
Gjatë instalimit të një flete të re sharre të rrumbullakët,
kontrolloni gjithmonë pozicionin e kufirit të poshtëm
të fletës së sharrës së rrumbullakët dhe, nëse është e
nevojshme, rregullojeni si vijon:
1.
Hiqni kutinë e baterisë. Më pas, shtyni plotësisht
shasinë drejt rigës udhëzuese dhe ulni dorezën deri në
fund.
► Fig.19: 1. Buloni rregullues 2. Riga udhëzuese
2.
Përdorni çelësin fiso hekzagonal për ta
rrotulluar bulonin e rregullimit derisa fleta e sharrës
së rrumbullakët të dalë paksa nën sipërfaqen e rigës
udhëzuese dhe sipërfaqen e sipërme të bazës së
rrotullimit.
► Fig.20
50 SHQIP

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dls714nz

Table of Contents