Makita DLM462 Instruction Manual page 39

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM462:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort makinerinë dhe kutinë
e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e makinerisë dhe e kutisë së baterisë mund
të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktohet dëmtim
i makinerisë dhe i kutisë së baterisë, si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Sigurohuni që të bllokoni kapakun e
baterisë përpara përdorimit. Përndryshe, balta, pluhuri
ose uji mund të dëmtojnë produktin ose kutinë e baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga makineria
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
SHËNIM: Makineria nuk punon vetëm me një kuti baterie.
Për të instaluar kutinë e baterisë;
1.
Tërhiqni lart levën, më pas hapni kapakun e baterisë.
► Fig.18: 1. Kapaku i baterisë 2. Leva e bllokimit
2.
Bashkërenditni gjuhëzën e kutisë së baterisë me
të çarën në makineri, më pas rrëshqiteni kutinë derisa
të bllokohet në vend me një kërcitje.
► Fig.19: (1) Porta e baterisë 1 (2) Porta e baterisë 2
(3) Kutia e baterisë
SHËNIM: Instaloni të paktën 2 kuti baterie në portën
e baterisë 1 ose në portën e baterisë 2.
3.
Futni deri në fund çelësin e bllokimit në vendin që
tregon figura.
► Fig.20: 1. Çelësi i bllokimit
4.
Mbyllni kapakun e baterisë dhe shtyjeni derisa të
jetë mbyllur me levën e bllokimit.
Për të hequr kutinë e baterisë;
1.
Tërhiqni lart levën e bllokimit të kapakut të
baterisë dhe hapni kapakun e baterisë.
2.
Tërhiqni kutinë e baterisë nga makineria ndërsa
rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të kutisë.
3.
Nxirrni çelësin e bllokimit.
4.
Mbyllni kapakun e baterisë.
Ndërrimi i kutive të baterive
► Fig.21: 1. Çelësi i përzgjedhjes së baterisë
Makineria përdor 2 kuti baterie njëkohësisht gjatë
përdorimit. Në makineri mund të instalohen deri në 4
kuti baterie. Përpara se të përdorni makinerinë, zgjidhni
portën e baterisë 1 ose portën e baterisë 2 duke
rrotulluar çelësin e përzgjedhjes së baterisë.
SHËNIM: Nëse në makineri janë instaluar vetëm
2 kuti baterie, sigurohuni që të zgjidhni portën e
baterisë në të cilën janë instaluar kutitë e baterive
duke përdorur çelësin e përzgjedhjes së baterisë.
Sistemi i mbrojtjes së makinerisë/baterisë
Makineria është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
makinerisë/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
makinerisë dhe baterisë. Makineria do të ndalojë
automatikisht gjatë punës nëse makineria ose bateria
janë vendosur sipas njërit prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse bateria përdoret në mënyrë të tillë që të kërkojë nivele të
larta anormale rryme, makineria ndalon automatikisht dhe llamba
e rrymës kryesore pulson në ngjyrë të gjelbër. Në këtë situatë,
fikeni makinerinë dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën e
makinerisë. Pastaj ndizeni makinerinë për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur makineria ose bateria është mbinxehur, makineria
ndalon automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore ndizet
në të kuqe. Në këtë rast, lëreni makinerinë dhe baterinë të
ftohen përpara se ta ndizni sërish makinerinë.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk mjafton, makineria ndalon
automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore pulson në të kuqe.
Në këtë rast, hiqni baterinë nga makineria dhe karikoni kutitë e
baterive ose ndërroni kutitë e baterive me të karikuara plotësisht.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.22: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
39 SHQIP
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm530Dlm532Dlm462pt4

Table of Contents