Makita CL003G Instruction Manual page 33

Cordless cleaner
Hide thumbs Also See for CL003G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kur përdorni aksesorin pa funksionin
e kyçjes
Për të montuar aksesorin pa funksionin
VINI RE:
e kyçjes, futeni në vrimën e thithjes së fshesës
duke e rrotulluar sipas figurës. Për ta hequr
aksesorin, lirojeni nga fshesa duke e rrotulluar
siç tregohet në figurë. Shmangni rrotullimin e
aksesorit në drejtim të kundërt të shigjetës në
figurë, pasi mund të lirojë njësinë Cyclone.
► Fig.9
PËRDORIMI
Mos e vendosni fytyrën pranë
KUJDES:
grilave të ajrimit kur përdorni fshesën. Nëse fryni
objekte të huaja në sy, kjo mund të çojë në lëndime
personale.
Shmangni përdorimin e fshesës
VINI RE:
në pozicion horizontal apo të kthyer për lart.
Përndryshe filtri prej rrjete mund të bllokohet.
Përdoreni gjithnjë fshesën me filtrat
VINI RE:
të instaluar. Përdorimi i fshesës pa filtrat mund të
rezultojë në keqfunksionim të motorit.
Zbrazeni kutinë e pluhurit në njësinë
VINI RE:
Cyclone kur të jetë mbledhur pluhur. Vazhdimi i
përdorimit do të rezultojë në forcë të dobësuar thithjeje.
Njësia Cyclone ndihmon në reduktimin e sasisë së
pluhurit që hyn në fshesë, duke përmirësuar efikasitetin
e thithjes me hedhje të thjeshtë dhe të lehtë të pluhurit.
Pastrimi (Thithja)
Hundëza
Vetëm me kasë pluhuri 250 mL
Bashkoni hundëzën për të pastruar tavolina, tryeza,
mobilie etj. Hundëza vendoset lehtësisht.
► Fig.10: 1. Hundëza
Hundëza + Shkopi zgjatues (Tubi i drejtë)
Shkopi zgjatues vendoset ndërmjet hundëzës dhe
pastruesit. Kjo vendosje është e volitshme për pastrimin
e dyshemesë duke qëndruar në këmbë.
► Fig.11: 1. Trupi i pastruesit 2. Tubi zgjatues
3. Hundëza
Hundëza me kënd
Vendosni hundëzën me kënd për pastrimin e këndeve
dhe qoshet e një makine apo mobilieje.
► Fig.12: 1. Hundëza me kënd 2. Trupi i pastruesit
Hundëzën me kënd mund ta ruani në mbajtësen e hundëzës.
► Fig.13: 1. Mbajtësja e hundëzës 2. Hundëza me kënd
Tregoni kujdes të mos kapni
KUJDES:
gishtin(at) mes hundëzës me kënd dhe mbajtëses së
hundëzës. Nëse ju ngecin gishtat mund të lëndoheni.
Hundëza me kënd + Tubi zgjatues
(Tubi i drejtë)
Në kënde të ngushta ku nuk mund të futet pastruesi
ose në vende të vështira për t'u arritur, përdorni këtë
mënyrë.
► Fig.14: 1. Hundëza me kënd 2. Tubi zgjatues
3. Trupi i pastruesit
Pastrimi pa hundëz
Vetëm me kasë pluhuri 250 mL
Mund të pastroni pluhurin pa përdorur hundëzën.
► Fig.15
Për kapjen e pluhurit në dysheme nga pozicioni në
këmbë, është praktike që të bashkoni tubin zgjatues
(tubin e drejtë) me fshesën.
► Fig.16: 1. Tubi zgjatues
Flakja e pluhurit
Boshatiseni pastruesin para se të
KUJDES:
mbushet plot ose nëse dobësohet fuqia e thithjes.
Bëni kujdes të mos kapni gishtat
KUJDES:
mes kutisë së pluhurit dhe njësisë Cyclone gjatë
rimontimit.
Hidheni pluhurin e mbledhur si më poshtë përpara se të
tejkalojnë vijën e hedhjes së pluhurit.
1.
Drejtojeni kokën e fshesës për poshtë, mbajeni
mirë kutinë e pluhurit dhe shkëputeni nga trupi Cyclone
ndërsa shtypni e mbani butonat e lirimit në të dy anët a
kutisë së pluhurit.
► Fig.17: 1. Vija e hedhjes së pluhurit 2. Kutia e
pluhurit 3. Butonat e lëshimit 4. Filtri rrjetë
2.
Zbrazeni kutinë e pluhurit dhe pastrojeni pluhurin
e ngjitur nga filtri me rrjetë.
► Fig.18
3.
Vendosni kutinë e pluhurit përsëri në trupin
Cyclone për ta siguruar në vend me klikime.
► Fig.19: 1. Kutia e pluhurit 2. Butonat e lëshimit
3. Trupi Cyclone
Pluhuri mund të fluturojë për lart
KUJDES:
kur hidhet nga kutia e pluhurit. Tregoni kujdes të
mos lini pluhurin që t'ju hyjë në sy.
Kur kutia e pluhurit ndotet, hiqeni dhe
VINI RE:
lajeni me ujë. Thajeni kutinë e pluhurit plotësisht
përpara rimontimi dhe përdorimit.
Sigurohuni që të gjithë aksesorët dhe
VINI RE:
komponentët të jenë të siguruar në vend përpara
përdorimit.
Nëse forca e thithjes nuk rikuperohet as
VINI RE:
pas hedhjes së pluhurit dhe pastrimit të filtrit me
rrjetë, kontrolloni nëse në trupin Cyclone është
grumbulluar pluhur ose nëse ka bllokim.
33 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents