Makita UB002C Instruction Manual page 32

Battery powered backpack blower
Hide thumbs Also See for UB002C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
të paketës elektrike portative në makineri,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse këmbëza e
çelësit aktivizohet siç duhet dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur makinerinë, thjesht tërhiqni këmbëzën
e çelësit. Shpejtësia rritet duke rritur presionin në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta
ndaluar.
► Fig.22: 1. Këmbëza e çelësit
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë i bën të mundur
përdoruesit të ruajë një shpejtësi konstante pa qenë
nevoja të tërheqë këmbëzën. Për të rritur shpejtësinë,
kthejeni levën e komandimit për përpara. Për të ulur
shpejtësinë, kthejeni levën e komandimit për mbrapa.
► Fig.23: 1. Leva e komandimit
Funksioni elektronik
Makineria është e pajisur me funksion elektronik për
përdorim të lehtë.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë ofron rrotullim
konstant pavarësisht kushteve të ngarkesës.
Funksioni parandalues për rindezjen
e paqëllimshme
Kur e ndizni makinerinë ndërsa tërhiqni këmbëzën e
çelësit, makineria nuk ndizet dhe llamba kryesore e
energjisë pulson në të gjelbër. Për ta ndezur makinerinë,
lëshoni fillimisht këmbëzën e çelësit, kthejeni plotësisht
levën e komandimit dhe pastaj ndizni makinerinë.
PËRDORIMI
Kur e vendosni makinerinë në trup,
KUJDES:
sigurohuni që ta vendosni rripin e krahut në të
dyja shpatullat. Përndryshe makineria mund të bjerë
kur e vendosni në trup apo kur e përdorni dhe t'ju
lëndojë.
Kur e vendosni makinerinë në
KUJDES:
trup, sigurohuni që ta vendosni në shpinën tuaj.
Përndryshe, makineria mund të bjerë gjatë përdorimit
dhe të shkaktojë lëndim.
KUJDES:
Mos e vendosni makinerinë përtokë
kur është e ndezur. Mund të hyjë rërë ose pluhur
nga vrima thithëse dhe të shkaktojë avari ose lëndim.
Shtypni butonin e ndezjes së paketës elektrike
1.
portative. Llamba kryesore e ndezjes do të ndriçojë.
► Fig.24: 1. Butoni i ndezjes 2. Llamba kryesore e
ndezjes
Vishni rripin e krahut të makinerisë dhe bllokoni
2.
tokëzën në rripin e mesit.
Përpara instalimit
Shtypni çelësin kryesor të energjisë për të ndezur
3.
makinerinë.
Makineria është gati për përdorim. Makineria do të
punojë pasi të keni tërhequr këmbëzën e çelësit.
► Fig.25: 1. Çelësi kryesor i energjisë
Mbajeni dorezën e kontrollit fort me një dorë dhe
kryejeni fryrjen duke e lëvizur ngadalë përreth. Kur
kryeni fryrje rreth një ndërtese, një guri të madh ose një
automjeti, mos e drejtoni grykëzën drejt tyre. Kur kryeni
punë nëpër kënde, nisni nga këndi dhe pastaj vazhdoni
në zonën e gjerë.
► Fig.26
Kur e ulni makinerinë, zhbllokoni tokëzën e rripit të
mesit, dhe më pas uleni makinerinë me ngadalë.
► Fig.27: 1. Tokëza
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë fikur dhe që kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të përpiqeni të kryeni kontroll apo
mirëmbajtje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i makinerisë
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrojeni makinerinë duke e fshirë pluhurin me një
leckë të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun
dhe të shtrydhur.
Hiqni pluhurin apo papastërtitë nga hyrja e thithjes.
► Fig.28: 1. Foleja e thithjes
Ruajtja
VINI RE:
Sigurohuni që të mbyllni kapakun e
prizës përpara magazinimit. Nëse kapaku i prizës
është i hapur ose jo i mbyllur plotësisht, në makineri
mund të hyjë pluhur dhe të shkaktojë avari.
Përpara se ta ruani makinerinë, hiqni pinën nga priza
dhe kryeni mirëmbajtjen e plotë. Ruajeni makinerinë
në një vend larg fëmijëve dhe mos e ekspozoni ndaj
lagështisë, shiut apo dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
Mund ta lidhni rripin e tubit në makineri sipas figurës për
ta mbajtur tubin të ngritur.
► Fig.29: 1. Foleja 2. Kapaku i prizës 3. Banda
32 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents