Makita DGA408 Instruction Manual page 27

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for DGA408:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të emetimeve në
varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
PARALAJMËRIM:
mbrojtjen e përdoruesit bazohen në vlerësimin e ekspozimit
ndaj kushteve aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të
gjitha pjesët e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e
fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
PARALAJMËRIM:
dridhjeve përdoret për aplikacionet kryesore të veglës elektrike.
Megjithatë, nëse vegla elektrike përdoret për aplikacione të
tjera, vlera e emetimeve të dridhjeve mund të ndryshojë.
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë: Rektifikuesi me kënd me bateri
Nr. i modelit/ Lloji: DGA408, DGA458, DGA508
Pajtohet me Direktivën Evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon: EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
28.12.2015
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të
rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërimet për sigurinë e
smeriluesit me bateri
Paralajmërimet për sigurinë e zakonshme gjatë
veprimeve të lëmimit, smerilimit, fshirjes me furçë
me tela ose prerjes abrazive:
Kjo vegël elektrike funksionon si lëmues,
1.
smerilues, furçë teli ose prerës. Lexoni të
gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë
vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve
të renditura më poshtë mund të shkaktojë goditje
elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Emetimet e dridhjeve
Vërtetoni që masat e sigurisë për
Vlera e deklaruar e emetimeve të
Lexoni të gjitha
Veprimet si lustrimi nuk rekomandohen për t'u
2.
kryer me këtë vegël elektrike. Veprimet për të cilat
pajisja elektrike nuk është e përshtatshme mund të
krijojnë rrezik dhe të shkaktojnë dëmtime personale.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
3.
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës. Fakti
që një aksesor mund të montohet në veglën tuaj
elektrike, nuk garanton një funksionim të sigurt.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
4.
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit
5.
tuaj duhet të jetë brenda kapacitetit të matur të
veglës elektrike. Aksesorët me përmasa të gabuara
nuk mund të mbrohen ose të kontrollohen siç duhet.
Montimi me fileto i aksesorëve duhet të përputhet
6.
me fileton e boshtit të makinerisë prerëse. Për
aksesorët e montuar me flanxha, vrima e boshtit
të aksesorit duhet të përputhet me diametrin e
folesë së flanxhës. Aksesorët që nuk përputhen me
pjesën montuese të veglës elektrike do të humbasin
ekuilibrin, do të lëkunden jashtë mase dhe mund të
shkaktojnë humbjen e kontrollit.
7.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara çdo
përdorimi kontrolloni aksesorët si p.sh. disqet
abrazive për ciflosje dhe krisje, mbështetëset
e disqeve për krisje, gërvishtje ose konsumim,
furçën me tela për lirim ose thyerje të telave.
Nëse pajisja elektrike ose aksesori bie,
kontrolloni për dëmtime ose instaloni një
aksesor të padëmtuar. Pas inspektimit dhe
instalimit të aksesorëve, qëndroni me personat
e tjerë larg trajektores së rrotullimit të aksesorit
dhe lëreni pajisjen elektrike të punojë me
shpejtësi maksimale pa ngarkesë për një
minutë. Aksesorët e dëmtuar zakonisht do të
shkëputen nga pajisja gjatë këtij testi.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
8.
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas
rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse
për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse
që mund të ndalojë copëzat abrazive ose të
materialit të punës. Mbrojtësja e syve duhet
të ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që
prodhohen nga veprimet e ndryshme. Maska
kundër pluhurit ose respiratori duhet të jenë
në gjendje të filtrojnë grimcat e prodhuara nga
funksionimi i pajisjes. Ekspozimi për një kohë të
gjatë ndaj zhurmave të forta mund të shkaktojë
humbjen e dëgjimit.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
9.
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punës ose të një aksesori
të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
10. Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet
kapëse të izoluara kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin vegla prerëse mund të prekë
tela të fshehura. Prekja e një teli me rrymë do
ta përçojë rrymën edhe te pjesët e ekspozuara
metalike të veglës elektrike dhe mund të shkaktojë
goditje elektrike te punëtori.
27 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dga458Dga508

Table of Contents