Makita DF001D Instruction Manual page 12

In-line cordless screwdriver
Hide thumbs Also See for DF001D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla mbinxehet, vegla ndalon automatikisht. Në
këtë situatë, lëreni veglën të ftohet përpara se ta ndizni
sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla
ndalon automatikisht. Në këtë rast karikoni baterinë.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.3
Për ta nisur veglën, thjesht shtyni çelësin në anën A për
ta rrotulluar në drejtim të akrepave të orës dhe në anën
B për ta rrotulluar në drejtimin e kundërt të akrepave të
orës. Lëshoni çelësin për ta fikur.
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
VINI RE:
Drejtimin ndryshojeni vetëm pasi
vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit
të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla mund të
dëmtojë veglën.
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
► Fig.4
Për ta ndezur dritën, shtypni çelësin e llambës. Për ta
fikur dritën, shtypni sërish çelësin e llambës.
MONTIMI
Instalimi ose heqja e majës së
kaçavidës
► Fig.5
Për ta instaluar majën kaçavide, shtyjeni fort në
mbajtësin e majave të kaçavidës. Për ta hequr majën
e kaçavidës, tërhiqeni jashtë nga mbajtësi i majave të
kaçavidës.
PËRDORIMI
KUJDES:
Kur vegla përkulet për ta përdorur
në formën pistoletë ose drejtohet për ta përdorur
në formën e drejtë, mos e mbani pjesën e
përkulshme të veglës. Nëse nuk vepron kështu
mund t'u shkaktoni dorës dhe gishtave pickime dhe
lëndime nga kjo pjesë.
► Fig.6
Vegla mund të përdoret në dy mënyra; me formë të
drejtë ose formë pistolete që mund të zgjidhen sipas
kushteve të vendit të punës dhe vidhosjes.
Funksionimi i vidhosjes
► Fig.7
Vendosni majën e kaçavidës në kokën e vidës dhe ushtroni
presion në vegël. Më pas ndizni veglën. Kur koka e kaçavidës
dhe sipërfaqja e punës të bëhen të sheshta, lëshojeni çelësin.
VINI RE:
Sigurohuni që maja e kaçavidës të futet
drejt në kokën e vidës ose vida dhe/ose maja
mund të dëmtohet.
SHËNIM: Kur vidhosni vida druri, shponi paraprakisht një vrimë
pilot me diametër sa 2/3 e diametrit të vidës. Kjo e bën vidhosjen
më të lehtë dhe parandalon çarjen e materialit të punës.
Përdorimi i veglës si kaçavidë dore
► Fig.8
Fikeni veglën dhe më pas rrotulloni veglën.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të
Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Eliminimi i veglës
Në vegël ndodhet një bateri e integruar me jone litiumi.
Kur eliminoni veglën, sigurohuni që ta sillni te Qendrat
e Autorizuara ose të Shërbimit të Fabrikës Makita për të
ricikluar baterinë e integruar.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
Majat e kaçavidës
Punto çelësi
Përshtatësi AC dhe kablloja USB
Kutia mbajtëse plastike
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
12 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents