Makita DF001D Instruction Manual page 11

In-line cordless screwdriver
Hide thumbs Also See for DF001D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për baterisë e integruar
1.
Përpara se ta përdorni baterinë e integruar,
lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e
masave parandaluese te (1) karikuesi i baterisë,
(2) bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni baterinë e integruar.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni qark të shkurtër me baterinë e integruar:
Mos i prekni terminalet me materiale
(1)
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e baterisë së integruar
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe baterinë e integruar
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C (122 °F).
7.
Mos e digjni baterinë e integruar, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose konsumuar
plotësisht. Bateria e integruar mund të
shpërthejë në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11.
Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
baterisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
MOS lejoni që njohja
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
Karikojeni baterinë përpara se të shkarkohet
1.
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
pajisjen dhe karikojeni baterinë kur vëreni ulje
të fuqisë së pajisjes.
Asnjëherë mos e rikarikoni baterinë e
2.
karikuar plotësisht. Karikimi i tepërt shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
Karikojeni baterinë e integruar në
3.
temperaturën e dhomës në 10 °C - 40 °C (50 °F
- 104 °F). Lëreni baterinë e integruar të nxehtë
që të ftohet përpara se ta karikoni.
4.
Karikojeni baterinë e integruar nëse nuk e
përdorni për një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet veglës.
Karikimi i baterisë së integruar
KUJDES:
Përdorni vetëm përshtatës AC Makita
dhe kabllo USB për të karikuar veglën. Përdorimi
i përshtatësve AC dhe kabllove USB të llojeve të
tjera mund të shkaktojë shpërthimin e baterisë, duke
rezultuar në lëndim dhe dëmtim të personave.
KUJDES:
Gjithmonë hiqeni spinën e karikimit
nga vegla pas karikimit.
► Fig.1
► Fig.2
Lidhni kabllon USB me përshtatësin AC dhe më pas
lidheni përshtatësin AC me prizën e rrymës. Hapni
kapakun e bashkuesit në vegël dhe më pas lidhni
kabllon USB me bashkuesin.
Përpara përdorimit të parë, sigurohuni që ta karikoni
baterinë e integruar. Duhen afërsisht 3 deri 5 orë për të
karikuar plotësisht baterinë. Koha e karikimit ndryshon
në varësi të kushteve të përdorimit dhe kapacitetit të
mbetur të baterisë.
Hiqeni kabllon USB nga vegla dhe më pas mbyllni
kapakun e bashkuesit.
SHËNIM: Gjatë karikimit, bateria e integruar dhe
përshtatësi AC mund të ngrohen. Kjo është normale
dhe do të vazhdojë derisa bateria e integruar të
karikohet plotësisht dhe përshtatësi AC të jetë
shkëputur nga priza e rrymës.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
veglës dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht
gjatë punës nëse vegla është vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
11 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents