Makita CL114FDWI Instruction Manual page 25

Cordless
Hide thumbs Also See for CL114FDWI:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
Gjithmonë fikeni fshesën pas
KUJDES:
përdorimit për të parandaluar dëmtimin e fshesës
dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e shërbimit të
baterive.
Për të ndezur pastruesin, thjesht shtypni butonin "ON"
(ndezur)/butonin e ndryshimit të shpejtësisë. Për ta
fikur, shtypni butonin "OFF" (fikur).
Mund ta ndryshoni shpejtësinë e pastruesit me tre hapa duke
shtypur butonin "ON" (ndezur)/butonin e ndërrimit të shpejtësisë.
Shtypja e parë e këtij butoni është për regjimin me
shpejtësi të lartë, shtypja e dytë për regjimin me shpejtësi
maksimale dhe shtypja e tretë për shpejtësinë normale.
Çdo shtypje e këtij butoni përsërit ciklin e shpejtësisë së
lartë/maksimale/të ulët në mënyrë të alternuar.
► Fig.3: 1. Butoni "ON" (ndezur)/butoni i ndërrimit të
shpejtësisë 2. Butoni "OFF" (fikur)
Llamba e rrymës së baterisë
Kur kapaciteti i mbetur në bateri është i ulët, llamba e
rrymës së baterisë pulson.
Kur kapaciteti i mbetur në bateri është shumë i ulët,
fshesa ndalon dhe llamba e rrymës së baterisë ndizet për
afërsisht 10 sekonda. Në këtë moment, karikoni baterinë.
Gjithashtu, kur bateria mbingarkohet ose mbinxehet, fshesa ndalon
dhe llamba e rrymës së baterisë ndizet për afërsisht 10 sekonda.
Fshesa nuk aktivizohet gjatë kohës që llamba është e ndezur.
► Fig.4: 1. Llamba e rrymës së baterisë
SHËNIM: Koha në të cilën llamba e rrymës së baterisë
fillon të pulsojë ose të ndizet varet nga temperatura në
vendin e punës dhe gjendja e baterisë.
Ndezja e llambës
Mos e shikoni direkt dritën ose
KUJDES:
burimin e dritës.
Për të ndezur llambën, shtypni butonin "ON" (ndezur)/butonin
e ndryshimit të shpejtësisë. Shtypni butonin "OFF" (fikur) për
të fikur llambën. Gjatë aktivizimit të fshesës, llamba ndizet.
► Fig.5: 1. Butoni "ON" (ndezur)/butoni i ndërrimit të
shpejtësisë 2. Butoni "OFF" (fikur) 3. Llamba
MONTIMI
Sigurohuni gjithnjë që pajisja të
KUJDES:
jetë e fikur përpara se të bëni ndonjë punë mbi
pajisjen.
Qesja e pluhurit dhe filtri prej letre
Vendosni qesen e pluhurit ose filtrin prej letre para se ta
përdorni pastruesin.
Përdorni ndaluesin e pluhurit kur vendosni qesen e
letrës ose filtrin prej letre.
Qesja e pluhurit mund të përdoret shumë herë nëpërmjet pastrimit.
Filtri prej letre është me një përdorim. Flakeni të gjithë
filtrin prej letre pa e boshatisur kur të jetë mbushur.
Për të parandaluar hyrjen e pluhurit në motor:
VINI RE:
Sigurohuni që qesja e pluhurit ose filtri prej
letre të instalohet përpara përdorimit.
Fusni ndaluesin e pluhurit së bashku me
qesen prej letre ose filtrin prej letre deri në
fund në vrimat kur e vendosni.
Mos përdorni qese të prishura ose të grisura.
Ndryshe motori mund të prishet.
Mos e palosni kartonin te pjesa e hapur
VINI RE:
kur vendosni filtrin prej letre.
Kurrë mos e flakni ndaluesin e pluhurit
VINI RE:
pasi duhet të përdoret vazhdimisht kurdoherë që
përdoret qesja e pluhurit ose filtri prej letre.
Filtri prej letre për fshesën është një pjesë
VINI RE:
përbërëse e rëndësishme për mirëmbajtjen e performancës
së fshesës. Përdorimi i filtrave të tjerë prej letre përveç atyre
origjinalë mund të shkaktojë tym ose zjarr.
SHËNIM: Kur qesja e pluhurit ose filtri prej letre nuk është i
instaluar në fshesë, kapaku i përparmë nuk mbyllet plotësisht.
► Fig.6
Vendosja e qeses së pluhurit
Përdorni ndaluesin e pluhurit kur të vendosni qesen e
pluhurit. Kini kujdes të mos ngatërroni pjesën e sipërme
nga pjesa e poshtme pasi kanë ndryshim nga njëri-tjetri.
► Fig.7: 1. Ana e sipërme e ndaluesit të pluhurit
2. Ana e poshtme e ndaluesit të pluhurit
1.
Futni pjesën e dalë të qeses së pluhurit në kanalin
e poshtëm të ndaluesit të pluhurit siç tregohet në figurë.
► Fig.8: 1. Ndaluesi i pluhurit 2. Kanali i poshtëm
3. Qesja e pluhurit
2.
Nuk ka dallim ndërmjet pjesës së sipërme dhe të
poshtme të qeses së pluhurit. Mund të fusni pjesën e dalë
të çdo ane në kanalin e poshtëm të ndaluesit të pluhurit.
► Fig.9: 1. Kanali i poshtëm
3.
Mbivendoseni kornizën e ndaluesit të pluhurit me
atë të qeses së pluhurit.
► Fig.10
4.
Vendoseni ndaluesin e pluhurit dhe qesen e
pluhurit së bashku në zgavrën e pastrimit në të njëjtin
drejtim me shigjetën mbi ndaluesin e pluhurit. Futini deri
në fund të foleve të zgavrës së pastrimit.
► Fig.11
5.
Vendoseni pjesën prej pëlhure të qeses së pluhurit
brenda fshesës.
► Fig.12
6.
Mbylleni plotësisht kapakun e përparmë.
► Fig.13: 1. Kapaku i përparmë
Instalimi i filtrit prej letre
Përdorni edhe ndaluesin e pluhurit kur të vendosni filtrin
prej letre. Kini kujdes të mos ngatërroni pjesën e sipërme
nga pjesa e poshtme pasi kanë ndryshim nga njëri-tjetri.
► Fig.14: 1. Ana e sipërme e ndaluesit të pluhurit
2. Ana e poshtme e ndaluesit të pluhurit
25 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cl114fd

Table of Contents