Makita LS002GZ01 Instruction Manual page 77

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS002GZ01:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Gjendja anormale
Fshesa me korrent është në
përdorim ndërkohë që nuk ka në
punë çelësa për veglën.
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
që vegla të jetë fikur dhe që kutia e baterisë të
jetë hequr përpara se të kryeni inspektim apo
mirëmbajtje. Nëse vegla nuk fiket dhe nuk hiqet
kutia e baterisë, ndezja aksidentale e veglës mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
fleta e sharrës së rrumbullakët të jetë e mprehtë
dhe e pastër për një punë sa më të mirë dhe të
sigurt. Përpjekja për të prerë me fletë jo të mprehtë
dhe/ose të papastër mund të shkaktojë zmbrapsje
dhe të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Rregullimi i këndit të prerjes
Vegla është rregulluar dhe pjesët janë bashkërenditur
me kujdes në fabrikë, por përdorimi i pakujdesshëm
mund të dëmtojë bashkërenditjen e pjesëve. Nëse
pjesët e veglës nuk janë bashkërenditur siç duhet,
veproni si më poshtë:
Këndi i prerjes me kënd
Rrotullojeni mbajtësen në drejtim të kundërt të akrepave
të orës dhe mbajeni bazën gati për funksionin e ndalimit
pozitiv duke përdorur levën e lirimit. Më pas, lironi vidat
që sigurojnë treguesin dhe shkallën e këndit të prerjes
me kënd.
► Fig.68: 1. Mbajtësja 2. Leva e lirimit 3. Vida në
tregues 4. Vidat në shkallën e këndit të
prerjes me kënd 5. Shkalla e këndit të
prerjes me kënd
Vendoseni bazën e rrotullimit në pozicionin 0° duke
përdorur funksionin e ndalimit pozitiv. Formoni këndin
e drejtë midis fletës sharrës së rrumbullakët dhe
pjesës së përparme të rigës udhëzuese duke përdorur
një vizore trekëndore ose skuadër. Ndërsa mbani
skuadrën, shtrëngoni vidat në shkallën e këndit të
prerjes me kënd. Pas saj, bashkërenditni treguesin me
pozicionin 0° në shkallën e këndit të prerjes me kënd
dhe më pas shtrëngoni vidën në tregues.
► Fig.69: 1. Vizorja trekëndore 2. Treguesi
Shkaku i mundshëm (keqfunksionimi)
Përdorues të tjerë po përdorin
funksionin e aktivizimit të lidhjes me
valë të fshesës me korrent me veglat
e tyre.
Sigurohuni gjithmonë
Sigurohuni gjithmonë që
Zgjidhja
Çaktivizoni butonin e aktivizimit të lidhjes me valë
të veglave të tjera ose anuloni regjistrimin e veglave
të tjera.
Këndi i prerjes së pjerrët
Këndi i prerjes së pjerrët 0°
Shtyni shasinë drejt rigave udhëzuese dhe bllokoni
lëvizjen rrëshqitëse me kunjin ndalues. Uleni shasinë
plotësisht dhe bllokojeni në pozicionin e ulur me anë
të kunjit të bllokuesit. Rrotulloni diskun e mbajtëses
në drejtim të akrepave të orës dhe më pas rrotulloni
bulonin rregullues 0° me dy ose tre rrotullime në drejtim
të kundërt të akrepave të orës për të anuar fletën e
sharrës së rrumbullakët në të djathtë.
► Fig.70: 1. Disku i mbajtëses 2. Buloni rregullues 0°
3. Vida në tregues
Me kujdes puthitni anën e fletës së sharrës së
rrumbullakët me sipërfaqen e sipërme të bazës së
rrotullimit me anë të një vizoreje trekëndore, skuadër,
etj., duke rrotulluar bulonin rregullues 0° në drejtim
të akrepave të orës. Më pas shtrëngojeni diskun
e mbajtëses fort për të siguruar këndin 0° që keni
vendosur.
► Fig.71: 1. Vizorja trekëndore 2. Fleta e sharrës
3. Sipërfaqja e sipërme e bazës së
rrotullueshme
Kontrolloni nëse ana e fletës së sharrës së rrumbullakët
formon kënd të drejtë sërish me sipërfaqen e sipërme të
bazës së rrotullimit. Lironi vidën në tregues dhe më pas
bashkërenditni treguesin me pozicionin 0° në shkallën
e këndit të prerjes së pjerrët dhe më pas shtrëngoni
vidën.
Këndi i prerjes së pjerrët 45°
VINI RE:
Përpara se të rregulloni këndin e prerjes
së pjerrët 45°, përfundoni rregullimin e këndit të
prerjes së pjerrët 0°.
Lironi diskun e mbajtëses dhe anoni plotësisht shasinë
në anën që dëshironi të kontrolloni. Kontrolloni nëse
treguesi tregon pozicionin 45° në shkallën e këndit të
prerjes së pjerrët.
► Fig.72: 1. Disku i mbajtëses
Nëse treguesi nuk tregon pozicionin 45°,
bashkërenditeni atë me pozicionin 45° duke rrotulluar
bulonin rregullues 45°.
► Fig.73: 1. Buloni rregullues djathtas 45° 2. Buloni
rregullues majtas 45°
77 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls002g

Table of Contents