Makita LS002GZ01 Instruction Manual page 68

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS002GZ01:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi i fletës
KUJDES:
Sigurohuni që të instaloni fletën e
sharrës së rrumbullakët në mënyrë të tillë që drejtimi
i shigjetës në fletë të përputhet me kasën e diskut.
Moskryerja e këtyre veprimeve mund të çojë në
lëndime personale dhe mund të dëmtojë veglën dhe/
ose materialin e punës.
Për të instaluar fletën e sharrës së rrumbullakët, ndiqni
hapat e mëposhtëm:
1.
Montojeni fletën e sharrës së rrumbullakët me
kujdes në flanxhën e brendshme. Sigurohuni që drejtimi
i shigjetës në fletën e sharrës së rrumbullakët të
përputhet me drejtimin e shigjetës në kutinë e fletës.
► Fig.34: 1. Shigjeta
2.
Instaloni flanxhën e jashtme dhe bulonin hekzagonal
dhe më pas përdorni çelësin fiso hekzagonal për të
shtrënguar bulonin hekzagonal (majtas) në mënyrë të
sigurt në drejtim të kundërt të akrepave të orës, ndërkohë
që mbani shtypur bllokuesin e boshtit.
3.
Ktheni mbrojtësen e fletës dhe kapakun qendror
në pozicionin e tyre fillestar. Më pas shtrëngoni bulonin
hekzagonal të kapakut qendror për ta siguruar.
4.
Tërhiqni dhe rrotulloni kunjin e ndaluesit për të
liruar shasinë nga pozicioni i ngritur. Ulni shasinë dhe
kontrolloni që mbrojtësja e fletës lëviz siç duhet.
Për veglën me flanxhë të brendshme
për fletë sharre me diametër vrime
15,88 mm
Sipas shtetit
Montoni flanxhën e brendshme me anën e futur të saj të
drejtuar për jashtë mbi boshtin e montimit dhe më pas
vendosini fletën e sharrës së rrumbullakët, flanxhën e
jashtme dhe bulonin hekzagonal.
► Fig.35: 1. Flanxha e jashtme 2. Fleta e sharrës
së rrumbullakët 3. Flanxha e brendshme
4. Buloni hekzagonal (majtas) 5. Boshti
6. Ana e futur
Për veglën me flanxhë të brendshme
për fletë sharre ndryshe nga ajo me
diametër vrime 25,4 mm ose 30 mm
Sipas shtetit
Flanxha e brendshme ka një diametër të caktuar flete
nga njëra anë dhe një dalje me një diametër tjetër flete
nga ana tjetër. Zgjidhni anën e saktë në të cilën pjesa
e montimit të fletës përputhet saktësisht me vrimën e
fletës të sharrës së rrumbullakët.
► Fig.36: 1. Flanxha e jashtme 2. Fleta e sharrës
së rrumbullakët 3. Flanxha e brendshme
4. Buloni hekzagonal (majtas) 5. Boshti
6. Pjesa e montimit në disk
KUJDES:
Sigurohuni që pjesa e montimit të
fletës "a" në flanxhën e brendshme që është e
drejtuar nga jashtë të përputhet saktësisht me
vrimën "a" të fletës së sharrës së rrumbullakët.
Montimi i fletës së sharrës së rrumbullakët në anën e
gabuar mund të shkaktojë dridhje të rrezikshme.
Lidhja me një fshesë me korrent
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë
me korrent Makita me hundëzën e pluhurit (porta e
sipërme e pluhurave) duke përdorur unazë të përparme
24 (aksesor opsional).
► Fig.37: 1. Unazat e përparme 24 2. Tubi 3. Fshesa
me korrent
Qese e pluhurit
KUJDES:
Kur kryeni një prerje, gjithmonë
bashkoni qesen e pluhurit ose lidhni një fshesë
me korrent për të parandaluar rreziqet që lidhen
me pluhurin.
Përdorimi i qeses së pluhurave e bën prerjen të pastër
dhe lehtëson thithjen e pluhurit. Për të bashkuar qesen
e pluhurit, hiqeni zorrën për nxjerrjen e pluhurit nga
vegla dhe lidheni me qesen e pluhurit me hundëzën e
pluhurit (porta e sipërme e pluhurave).
► Fig.38: 1. Zorra për nxjerrjen e pluhurit 2. Qesja
e pluhurit 3. Hundëza e pluhurit (porta e
sipërme e pluhurave)
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e
mbushur, hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni
shtrënguesen. Boshatiseni qesen e pluhurit duke e
goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë ngjitur nga
brenda, të cilat mund të vështirësojnë mbledhjen e
mëtejshme të pluhurit.
► Fig.39: 1. Shtrënguesja
Sigurimi i materialit
PARALAJMËRIM:
rëndësishme që të siguroni siç duhet materialin
e punës me llojin e duhur të morsës. Moskryerja e
këtyre veprimeve mund të çojë në lëndime personale
të rënda dhe mund të dëmtojë veglën dhe/ose
materialin e punës.
PARALAJMËRIM:
pune që është më i gjatë se baza mbështetëse
e sharrës, mbështeteni të gjithë gjatësinë e
materialit përtej bazës mbështetëse dhe në të
njëjtën largësi për të ruajtur nivelin e materialit.
Mbështetja e mirë e materialit të punës ndihmon në
shmangien e bllokimit të diskut dhe zmbrapsjeve të
mundshme që mund të çojnë në lëndime personale
të rënda. Për sigurimin e materialit të punës mos
u mbështesni vetëm te morsa vertikale dhe/ose
morsa horizontale. Materialet e holla të punës kanë
tendencën të përkulen. Mbështeteni materialin e
punës përgjatë gjithë gjatësisë së tij për të shmangur
kapjen te disku dhe ZBRAPSJEN e mundshme.
► Fig.40: 1. Mbështetja 2. Baza e rrotullimit
68 SHQIP
Është shumë e
Kur prisni një material

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls002g

Table of Contents