Makita PB002G Instruction Manual page 21

Cordless portable band saw
Hide thumbs Also See for PB002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Grepi
Mos e varni asnjëherë veglën në
KUJDES:
vend të lartë që mund të jetë i paqëndrueshëm.
Përdorini pjesët e varjes/montimit
KUJDES:
vetëm për qëllimin e tyre të synuar. Përdorimi për
qëllime të pasynuara, mund të shkaktojë aksident ose
lëndim personal.
Grepi është praktik për varjen e veglës përkohësisht.
Për të përdorur grepin, thjesht ngrijeni grepin derisa të
ngecë në pozicionin e hapur.
Kur nuk është në përdorim, gjithmonë uleni grepin
derisa të ngecë në një pozicion të mbyllur.
Pozicioni hapur
► Fig.6: 1. Grepi
Pozicioni mbyllur
► Fig.7: 1. Grepi
MONTIMI
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e fletës së
sharrës me rrip
Vaji në fletën e sharrës me rrip
KUJDES:
mund të bëjë që fleta të rrëshqasë ose të dalë
papritur. Fshini të gjithë vajin e tepërt me një
leckë përpara se të instaloni fletën e sharrës me
rrip.
Mbani gjithmonë doreza kur punoni
KUJDES:
me fletën e sharrës me rrip.
Tregoni kujdes kur përdorni fletën e
KUJDES:
sharrës me rrip në mënyrë që të shmangni prerjen
nga skaji i mprehtë i dhëmbëve të fletës.
Mbajeni trupin larg fletës së sharrës
KUJDES:
me rrip gjatë kontrollimit të lëvizjes së fletës.
Kur rrotulloni levën e shtrëngimit
KUJDES:
të shiritit në drejtim të akrepave të orës për të
lëshuar pak tensionin ndaj fletës së sharrës me
rrip, drejtojeni veglën nga poshtë, sepse fleta e
sharrës me rrip mund të dalë papritur.
Për të instaluar fletën e sharrës me rrip:
1.
Rrotullojeni levën e shtrëngimit të fletës në drejtim
të akrepave të orës derisa të ndalojë.
► Fig.8: 1. Shtrëngimi 2. Lirimi 3. Leva e shtrënguesit të fletës
2.
Hapni kapakun e rrotës.
► Fig.9: 1. Kapaku i rrotës 2. Grepi
Kur hapni kapakun e rrotës, hapni dhe
VINI RE:
lironi të dy grepat njëkohësisht. Hapja e vetëm
njërit prej grepave mund të shkaktojë të krisura te
kapaku i rrotës.
3.
Përputhni drejtimin e shigjetave te fleta e sharrës
me rrip dhe te rrotat.
4.
Futni anën e padhëmbëzuar të fletës së sharrës
me rrip në mbajtësen e sipërme dhe në mbajtësen
e poshtme. Sigurohuni që fleta e sharrës me rrip
në mbajtësen e sipërme dhe të poshtme të prekë
kushinetat e poshtme.
► Fig.10: 1. Mbajtësja e poshtme 2. Mbajtësja e
sipërme 3. Kushineta e poshtme
5.
Duke shtypur pjesën e mesit të fletës së sharrës
me rrip, pozicionojeni fletën përreth njërës rrotë. Lëvizja
e rrotës në krahun A e bën më të lehtë këtë veprim.
► Fig.11: 1. Rrota 2. Goma
6.
Pozicionojeni fletën e sharrës me rrip te një rrotë
tjetër në mënyrë të ngjashme.
7.
Vendosni skajin e fletës së sharrës me rrip mbi
gomë.
8.
Mbajeni fletën e sharrës me rrip pa e lëvizur
dhe rrotulloni levën e shtrëngimit të fletës në drejtim
të kundërt të akrepave të orës derisa të ndalojë. Kjo
ushtron forcën e duhur mbi fletën e sharrës me rrip.
9.
Mbyllni kapakun e rrotës.
Sigurohuni që fleta e sharrës me rrip të
VINI RE:
jetë pozicionuar siç duhet rreth rrotave.
Ndizeni dhe fikeni veglën dy ose tre
VINI RE:
herë për t'u siguruar që fleta e sharrës me rrip
rrotullohet siç duhet mbi rrota.
Për ta hequr fletën e sharrës me rrip, ndiqni procedurën
e kundërt të instalimit.
Rregullimi i trajektores së fletës
Kur fleta e sharrës me rrip ka tendencën të rrëshqasë
nga rrota, rregulloni trajektoren e fletës.
Për ta rregulluar, futni çelësin fiso hekzagonal në
vrimën e aksesorit siç ilustrohet dhe bëni një çerek
rrotullim. Pas kësaj, kontrolloni nëse fleta e sharrës me
rrip nuk rrëshqet.
Nëse rrëshqet, bëni një tjetër çerek rrotullim dhe
kontrolloni derisa fleta e sharrës me rrip të mos
rrëshqasë.
► Fig.12: 1. Çelësi fiso hekzagonal 2. Vrima
kalibruese
Rregullimi i pozicionit të pllakës
ndaluese
Gjatë punës së zakonshme, zgjateni plotësisht përpara
pllakën ndaluese në anën A.
Kur pllaka ndaluese përplaset me pengesat si mur ose
në mënyrë të ngjashme në mbarim të një prerjeje, lironi
dy bulonat dhe rrëshqiteni në anën B si në figurë.
Pasi të rrëshqisni pllakën ndaluese, sigurojeni mirë
duke shtrënguar fort dy bulonat.
► Fig.13: 1. Pllaka ndaluese 2. Bulonat 3. Fleta e
sharrës me rrip
21 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents