Makita JV101D Instruction Manual page 21

Hide thumbs Also See for JV101D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Lubrifikoni cilindrin herë pas here.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
► Fig.7: 1. Grepi 2. Çelësi hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
Në fillim futni çelësin hekzagonal në vrimë. Më pas
shtyjeni në kanxhë derisa të kyçet.
Kapaku për pluhurin
KUJDES:
Vini gjithmonë syze mbrojtëse
edhe kur veglën e vini në punë me kapakun për
pluhurin të ulur.
Ulni kapakun për pluhurin për të parandaluar
shpërndarjen e ashklave. Megjithatë, kur bëni prerje me
kënd, ngrijeni deri në fund.
► Fig.8: 1. Kapaku për pluhurin
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me
materialin. Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë
tehun e sharrës për punime në forma duke shkaktuar
lëndim të rëndë.
KUJDES:
Afrojeni veglën me ngadalë kur bëni
prerje me kthesa ose gdhendje. Shtyrja e veglës
me forcë mund të shkaktojë një sipërfaqe me prerje
të pjerrët dhe thyerje të tehut të sharrës për punime
në forma.
► Fig.9: 1. Vija e prerjes 2. Baza
Ndizeni veglën ndërkohë që tehu i sharrës për punime
në forma nuk është në kontakt me materialin dhe
prisni derisa tehu të marrë shpejtësi të plotë. Më pas
vendoseni bazën rrafsh mbi materialin e punës dhe
lëvizeni veglën me ngadalë përpara përgjatë vijës së
prerjes të shënuar paraprakisht.
Prerje me buzë
KUJDES:
Përpara animit të bazës, sigurohuni
gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe kutia e
baterisë të jetë hequr.
KUJDES:
Ngrijeni kapakun për pluhurin deri
në fund përpara se të bëni prerje me kënd.
Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga
0° deri në 45° (majtas ose djathtas).
► Fig.10
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të çelësit
hekzagonal. Lëvizeni bazën në mënyrë të tillë që buloni të
pozicionohet në qendër të folesë në formë kryqi në bazë.
► Fig.11: 1. Çelësi hekzagonal 2. Buloni 3. Baza
Anoni bazën derisa të arrini këndin e dëshiruar të buzëve.
Skaji i dhomës së motorit e tregon këndin e buzëve me
gradim. Më pas shtrëngoni bulonin për të siguruar bazën.
► Fig.12: 1. Konturi 2. Gradimi
Prerje me pjesën e përparme të puthitur
► Fig.13: 1. Çelësi hekzagonal 2. Buloni 3. Baza
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal dhe rrëshqitni bazën nga pas deri në
fund. Më pas shtrëngoni bulonin për të siguruar bazën.
Prerje e pjesshme
Prerjet e pjesshme mund të bëhen sipas dy mënyrave
"Shpimi i një vrime fillestare" ose "Prerje me temperim".
Shpimi i një vrime fillestare
► Fig.14
Për një prerje të pjesshme të brendshme pa prerje hyrëse
në anë, shponi paraprakisht një vrimë fillestare me
diametër 12 mm ose më shumë. Futeni tehun e sharrës
për punime në forma në këtë vrimë për të nisur prerjen.
Prerje me temperim
► Fig.15
Nuk është nevoja që të shponi një vrimë fillestare ose
të bëni një prerje hyrëse nëse bëni me kujdes veprimet
e mëposhtme.
1.
Anoni veglën nga lart me anën e përparme të
bazës dhe majën e tehut të sharrës për punime në
forma të pozicionuar mbi sipërfaqen e materialit të
punës.
2.
Ushtroni presion mbi vegël në mënyrë që ana e
përparme e bazës të mos lëvizë kur të ndizni veglën
dhe ulni me ngadalë skajin fundor të veglës.
3.
Ndërkohë që tehu i sharrës për punime në forma
shpon materialin, ulni me ngadalë bazën e veglës mbi
sipërfaqen e materialit të punës.
4.
Përfundoni prerjen në mënyrë normale.
Përfundimi i skajeve anësore
► Fig.16
Për të prerë skajet anësore ose për të bërë rregullime
dimensionale, kalojeni tehun e sharrës për punime në
forma lehtësisht te anët e prera.
Prerja e metaleve
Përdorni gjithmonë një ftohës të përshtatshëm (vaj
prerjeje) kur prisni metal. Moskryerja e këtij veprimi do
ta konsumojë shumë tehun e sharrës për punime në
forma. Pjesa e poshtme e materialit të punës mund të
lyhet me graso në vend të ftohësit.
Heqja e pluhurave
► Fig.17: 1. Tubi (aksesor opsional) 2. Kapaku për
pluhurin
Punimet e prerjeve të pastra mund të kryhen duke
lidhur këtë vegël me një fshesë me korrent Makita.
Futni tubin e fshesës me korrent në vrimën në pjesën e
pasme të veglës.
Ulni kapakun e pluhurit përpara përdorimit.
SHËNIM: Nxjerrja e pluhurit nuk mund të bëhet kur
bëhen prerje me kënd.
21 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Jv101dsmeJv101dzJv101dwae

Table of Contents