Makita DLM330 Instruction Manual page 38

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM330:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6.
Përdorni vetëm disqet origjinale të prodhuesit
të specifikuara në këtë manual.
7.
Bëni kujdes gjatë rregullimit të kositëses për
të parandaluar ngecjen e gishtave në disqet që
lëvizin dhe në pjesët e fiksuara të kositëses.
8.
Kontrolloni në intervale të shpeshta që buloni i
montimit të diskut të jetë shtrënguar mirë.
Lëreni gjithmonë kositësen të ftohet përpara
9.
se ta magazinoni.
10. Gjatë kryerjes së shërbimeve te disqet bëni
kujdes që edhe pse burimi i energjisë është i
fikur, disqet mund të lëvizin ende.
11.
Asnjëherë mos hiqni ose ngacmoni pajisjet e
sigurisë. Kontrolloni rregullisht funksionimin
e tyre të rregullt. Asnjëherë mos bëni diçka
për të ndërhyrë në funksionin e synuar të një
pajisjeje sigurie ose për të reduktuar mbrojtjen
e ofruar nga një pajisje sigurie.
12. Mos e lini makinerinë të pamonitoruar
përjashta në shi.
13. Kur magazinoni makinerinë, shmangni dritën
e drejtpërdrejtë të diellit dhe shiun, dhe ruajeni
në një vend ku nuk nxehet apo njomet.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
3.
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
6.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
7.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Siguria elektrike dhe e baterisë
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
1.
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
2.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të
dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik
nëse gëlltitet.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të
3.
lagura.
Mos e karikoni baterinë në ambiente të
4.
jashtme.
5.
Mos e manovroni me duar të lagura karikuesin,
as spinën dhe kontaktet e tij.
6.
Mos e zëvendësoni baterinë në shi.
7.
Mos e lagni terminalin e baterisë me lëngje
si uji, ose mos e zhytni baterinë. Mos e lini
baterinë në shi, dhe as mos e karikoni ose
magazinoni baterinë në një vend të njomë ose
të lagur. Nëse terminali laget ose brenda baterisë
hyn lëng, bateria mund të krijojë qark të shkurtër
dhe ka rrezik mbinxehjeje, zjarri ose shpërthimi.
8.
Pas heqjes së baterisë nga makineria ose
karikuesi, sigurohuni që ta bashkoni kapakun
e baterisë me baterinë dhe ta ruani në një vend
të thatë.
9.
Mos e zëvendësoni baterinë me duar të lagura.
10. Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e
përdorni makinerinë në vende të lagështa ose
të lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut.
Uji që hyn në makineri mund të rrisë rrezikun e
goditjeve elektrike.
11.
Nëse kutia e baterisë laget, kullojeni ujin
brenda dhe fshijeni me një leckë të thatë.
Thajeni kutinë e baterisë plotësisht në një
vend të thatë përpara përdorimit.
Shërbimi
1.
Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person
i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të
sigurt veglën elektrike.
Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e
2.
paketave të dëmtuara të baterive. Shërbimi i
paketave të baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
2.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
38 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm330zDlm330sm

Table of Contents