Makita RP1802 Instruction Manual page 30

Hide thumbs Also See for RP1802:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i gjerësisë së ferrotës së
udhëzuesit
Lironi vidat e shënuara nga rrathët për të ndryshuar
gjerësinë e udhëzuesit të drejtë. Pasi të keni ndryshuar
gjerësinë, shtrëngoni vidat derisa të jenë të siguruara.
Shkalla e ndryshimit të gjerësisë së ferrotës së
udhëzuesit është 280 mm deri në 350 mm.
► Fig.18: 1. Vida
Kur caktohet në gjerësinë minimale të hapjes
► Fig.19
Kur caktohet në gjerësinë maksimale të hapjes
► Fig.20
Udhëzuesi i pllakës mbështetëse
Aksesorë opsionalë
Udhëzuesi i pllakës mbështetëse siguron një bokull në
të cilën kalon puntoja e frezës, duke lejuar përdorimin e
frezës me modelet e pllakës mbështetëse.
► Fig.21
1.
Tërhiqni levën e pllakës së bllokuesit dhe futni
udhëzuesin e pllakës mbështetëse.
► Fig.22: 1. Udhëzuesi i pllakës mbështetëse 2. Leva
e pllakëzës bllokuese
2.
Siguroni pllakën mbështetëse në materialin e
punës. Vendoseni veglën në pllakën mbështetëse dhe
lëvizeni me anë të udhëzuesit të pllakës mbështetëse
duke e rrëshqitur në anë të pllakës mbështetëse.
► Fig.23: 1. Puntoja e frezës 2. Baza 3. Pllaka e
bazës 4. Pllakëza mbështetëse 5. Materiali i
punës 6. Udhëzuesi i pllakës mbështetëse
SHËNIM: Materiali i punës mund të pritet në një
përmasë pak më ndryshe nga pllaka mbështetëse. Lejoni
distancën (X) ndërmjet puntos së frezës dhe pjesës së
jashtme të udhëzuesit të pllakës mbështetëse. Distanca
(X) mund të llogaritet sipas ekuacionit të mëposhtëm:
Distanca (X) = (diametri i jashtëm i udhëzuesit të pllakës
mbështetëse – diametrin e puntos së drejtuesit) / 2
Udhëzuesi i makinës buzëprerëse
Aksesorë opsionalë
Prerja e buzëve, prerjet e lakuara në rimeso për mobiliet
dhe prerje të ngjashme mund të bëhen me lehtësi me
udhëzuesin e makinës buzëprerëse. Harku i udhëzuesit
përshkon lakoren dhe siguron një prerje të përsosur.
► Fig.24: 1. Udhëzuesi i makinës buzëprerëse
Instaloni udhëzuesin e makinës buzëprerëse në mbajtësin
e tij me një vidë shtrënguese (D). Futeni mbajtësin e
udhëzuesit në vrimat e bazës së veglës dhe shtrëngojeni me
vida shtrënguese (A). Për të rregulluar distancën ndërmjet
puntos së frezës dhe udhëzuesit të makinës buzëprerëse,
lironi vidën shtrënguese (D) dhe rrotulloni vidën e hollë të
rrotullimit (1,5 mm për rrotullim). Kur rregulloni harkun e
udhëzuesit lart ose poshtë, lironi vidat shtrënguese (C). Pas
rregullimit shtrëngoni fort të gjitha vidat shtrënguese.
► Fig.25: 1. Mbajtësja e udhëzuesit 2. Vida e kalibrimit të
imët 3. Vida e shtrëngimit (D) 4. Vida e shtrëngimit
(C) 5. Harku i udhëzuesit 6. Vida e shtrëngimit (A)
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me harkun e udhëzuesit
në anë të materialit të punës.
► Fig.26: 1. Puntoja e frezës 2. Harku i udhëzuesit
3. Materiali i punës
Grupi i hundëzës së pluhurit
Hundëzën e pluhurit përdoreni për shkarkimin e pluhurit.
1.
Instalojeni hundëzën e pluhurit në bazën e veglës me
anë të vidës me veshë në mënyrë që pjesa e dalë e hundëzës
së pluhurit të përshtatet me dhëmbëzën në bazën e veglës.
► Fig.27: 1. Hundëza e pluhurit 2. Vida me veshë
2.
Lidhni një fshesë me korrent me hundëzën e pluhurit.
► Fig.28
Si të përdorni vidën M6 x 135 për të
rregulluar thellësinë e prerjes
Kur përdorni veglën me një tavolinë freze që mund të
gjendet në treg, përdorimi i kësaj vide i lejon përdoruesit
që të përftojë një sasi të vogël rregullimi të thellësisë së
prerjes nga tavolina e mësipërme.
► Fig.29: 1. Guarnicioni i sheshtë 6 2. Vidë M6 x 135
Instalimi i vidës dhe rondelës në vegël
1.
Vendosni rondelën e sheshtë mbi vidë.
2.
Futeni vidën përmes një vrime për vida në bazën e
veglës e më pas vidën në pjesën e filetuar të mbajtëses
së motorit të veglës. Në këtë kohë aplikoni pak graso ose
vaj lubrifikimi në brendësi të vrimës së vidës në bazën e
veglës dhe në pjesën e filetuar të mbajtëses së motorit.
► Fig.30: 1. Guarnicioni i sheshtë 6 2. Vidë M6 x 135
► Fig.31: 1. Vidë M6 x 135 në vrimë vide
► Fig.32: 1. Vidë M6 x 135 2. Pjesa e filetuar e
mbajtëses së motorit
Rregullimi i thellësisë së prerjes
1.
Një thellësi e vogël prerjeje mund të arrihet duke e
rrotulluar këtë vidë me anë të një kaçavide nga tavolina
e mësipërme. (1,0 mm për një rrotullim të plotë)
2.
Rrotullimi i vidës në drejtim orar e bën thellësinë
e prerjes më të madhe dhe rrotullimi i vidës në drejtim
kundërorar e bën thellësinë e prerjes më të vogël.
► Fig.33: 1. Kaçavida
MIRËMBAJTJA
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
KUJDES:
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës
të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
30 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Rp1802fRp1803Rp1803fRp2302fcRp2303fc

Table of Contents