Makita GA7070 Instruction Manual page 33

Hide thumbs Also See for GA7070:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Llamba e treguesit
► Fig.6: 1. Llamba e treguesit
Llamba sinjalizuese ndizet me ngjyrë të gjelbër kur
pajisja vihet në prizë.
Nëse llamba sinjalizuese nuk ndizet, kablloja kryesore
ose kontrolluesi mund të ketë defekt.
Llamba e treguesit ndizet, por vegla nuk niset edhe pse ajo
është e ndezur, kontrolluesi ose çelësi mund të kenë defekt.
Nëse llamba treguese pulson në të kuqe, karbonçina mund
të jetë konsumuar ose motori mund të jetë me defekt.
Mbrojtja ndaj rindezjes aksidentale
Vegla nuk ndizet kur çelësi është në bllokim, edhe kur
ajo është në prizë.
Në këtë moment, llamba e treguesit pulson në ngjyrë të
kuqe për të treguar se pajisja mbrojtëse ndaj rindezjes
aksidentale është në funksionim.
Për ta anuluar mbrojtjen ndaj rindezjes aksidentale,
ktheni çelësin pozicionit OFF (FIKUR).
SHËNIM: Prisni më shumë se një sekondë përpara
se të rindizni veglën kur vihet në punë mbrojtja ndaj
rindezjes aksidentale.
Teknologjia e ndjesisë së reagimit aktiv
KUJDES:
Mbajeni veglën fort derisa rrotullimi
të ndalojë.
Vegla dikton elektronikisht situatat kur disku apo
aksesori mund të kenë rrezik të lidhen. Në situatë të
tillë, vegla fiket automatikisht për të evituar rrotullimin e
mëtejshëm të boshtit (kjo nuk parandalon zmbrapsjen).
Në këtë moment, llamba e treguesit pulson në ngjyrë të kuqe dhe
tregon se teknologjia e ndjesisë së reagimit aktiv është në funksionim.
Për ta rindezur veglën, fikeni përpara, eliminoni
shkakun e rënies së beftë të shpejtësisë së rrotullimit
dhe ndizeni veglën.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Veçoria e ndezjes së ngadaltë redukton reagimin gjatë ndezjes.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja
anësore është instaluar siç duhet përpara
përdorimit.
KUJDES:
Ju mund ta instaloni mbajtësen
anësore në 3 vrimat. Instaloni mbajtësen anësore
në një prej vrimave të përputhje me përdorimin.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
► Fig.7
Instalimi ose heqja e dorezës në
formë laku
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që bulonat
në dorezën në formë laku të jenë shtrënguar mirë
përpara përdorimit.
KUJDES:
Mbajeni zonën e mbajtjes së
dorezës në formë laku të specifikuar në figurë.
Gjithashtu, mbajeni dorën larg nga pjesa metalike
e lëmuesit gjatë përdorimit. Prekja e metalit mund
të rezultojë në goditje elektrike, nëse aksesorët e
prerjes presin papritur tel që është nën tension.
Doreza në formë laku mund të jetë më komode se
mbajtësja anësore për disa përdorime. Për të instaluar
dorezën në formë laku, montojeni në vegël siç ilustrohet
dhe shtrëngoni dy bulonat për ta fiksuar atë.
Për ta hequr dorezën në formë laku, ndiqni procedurën
e anasjelltë të instalimit.
► Fig.8: 1. Doreza në formë laku 2. Buloni 3. Zona e
mbajtjes
Instalimi ose heqja e mbrojtëses
së diskut (për disk me qendër
të shtypur, disk me kënd, disk
fleksibël, disk me furçë me tela /
disk prerës smeril, disk diamanti)
PARALAJMËRIM:
qendër të shtypur, disk me kënd, disk fleksibël
ose disk me furçë me tela, mbrojtësja e diskut
duhet të përshtatet në vegël në mënyrë të tillë që
ana e mbyllur e mbrojtëses të jetë gjithmonë e
drejtuar nga përdoruesi.
PARALAJMËRIM:
prerës / diamanti, sigurohuni të përdorni vetëm
mbrojtësen e posaçme të diskut të projektuar për
përdorim me disqe prerëse.
(Në disa vende të Evropës, kur përdorni disk
diamanti, mund të përdorni mbrojtësen e zakonshme.
Ndiqni rregullat e shtetit ku ndodheni.)
Për vegla me mbrojtëse disku të llojit
me vidë bllokuese
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalat e rripit të
mbrojtëses së diskut të bashkërenditur me dhëmbëzat
e kutisë mbajtëse. Në vijim rrotullojeni mbrojtësen
e diskut në kënd të atillë që të mund ta mbrojë
përdoruesin sipas punës që kryhet. Sigurohuni që ta
shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
► Fig.9: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Kutia mbajtëse
3. Vida
33 SHQIP
Kur përdorni disk me
Kur përdorni disk smeril

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga7071Ga9070Ga9071Ga9070x1Ga9071x1

Table of Contents