Makita UR002G Instruction Manual page 53

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for UR002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
► Fig.22: 1. Dadoja 2. Kupa 3. Rondela e morsës
4. Disku i prerësit 5. Boshti 6. Rondela
hyrëse 7. Çelësi hekzagonal
1.
Futeni çelësin hekzagonal përmes vrimës në
kokën e veglës për të bllokuar boshtin. Rrotulloni
boshtin derisa çelësi fiso hekzagonal të futet plotësisht.
2.
Montoni diskun e prerësit në rondelën hyrëse në
mënyrë që shigjetat në disk dhe në mbrojtës të tregojnë
të njëjtin drejtim.
► Fig.23: 1. Shigjeta
3.
Vendosni rondelën e morsës dhe kupën në fletën
e prerësit dhe më pas shtrëngojeni dadon fort me fiso.
► Fig.24: 1. Shtrëngimi 2. Lirimi 3. Fisoja 4. Kupa
5. Çelësi hekzagonal
SHËNIM: Forca shtrënguese: 16 - 23 Nm
4.
Hiqni çelësin hekzagonal nga koka e veglës.
Për të hequr diskun e prerësit, ndiqni procedurën e
kundërt të instalimit.
Koka prerëse prej najloni
VINI RE:
Sigurohuni që të përdorni kokë prerëse
origjinale prej najloni nga Makita.
► Fig.25: 1. Koka prerëse prej najloni 2. Boshti
3. Çelësi hekzagonal 4. Lirimi 5. Shtrëngimi
1.
Futeni çelësin hekzagonal përmes vrimës në
kokën e veglës për të bllokuar boshtin. Rrotulloni
boshtin derisa çelësi fiso hekzagonal të futet plotësisht.
2.
Vendoseni kokën prerëse prej najloni mbi bosht
dhe shtrëngojeni fort me dorë.
3.
Hiqni çelësin hekzagonal nga koka e veglës.
Për të hequr kokën prerëse prej najloni, ndiqni
procedurën e kundërt të instalimit.
Disku plastik
VINI RE:
Sigurohuni që të përdorni disk plastik
origjinal nga "Makita".
► Fig.26: 1. Disku plastik 2. Boshti 3. Çelësi
hekzagonal 4. Lirimi 5. Shtrëngimi
1.
Futeni çelësin hekzagonal përmes vrimës në
kokën e veglës për të bllokuar boshtin. Rrotulloni
boshtin derisa çelësi fiso hekzagonal të futet plotësisht.
2.
Vendoseni diskun plastik mbi bosht dhe
shtrëngojeni fort me dorë.
3.
Hiqni çelësin hekzagonal nga koka e veglës.
Për të hequr diskun plastik, ndiqni procedurën e kundërt
të instalimit.
PËRDORIMI
Vendosja e rripit të krahut
KUJDES:
Kur përdorni veglën në kombinim
me furnizimin me energji të llojit çantë shpine
si p.sh. paketë elektrike portative, mos përdorni
rripin e krahut të përfshirë në paketën e veglës,
por përdorni rripin e varjes të rekomanduar nga
Makita.
Nëse vendosni rripin e krahut të përfshirë në paketën
e veglës dhe rripin e krahut të furnizimit me energji të
llojit çantë shpine njëkohësisht, heqja e veglës ose
e furnizimit me energji të llojit çantë shpine është e
vështirë në rast emergjence dhe mund të shkaktojë
aksident ose lëndim. Për rripin e rekomanduar të
varjes, pyesni Qendrën e Shërbimit të Autorizuar të
Makita.
KUJDES:
Përdorni gjithmonë rripin e
krahut të montuar në vegël. Përpara përdorimit,
rregulloni rripin e krahut sipas përmasave të
përdoruesit, për të parandaluar lodhjen.
KUJDES:
Përpara përdorimit, sigurohuni që
rripi i krahut të jetë vendosur siç duhet te varësja
në vegël.
Për UR002G
1.
Vendosni rripat e krahut dhe shtrëngoni tokëzën.
► Fig.27
2.
Lidhni grepin në rripin e krahut me varësen e veglës.
► Fig.28: 1. Grepi 2. Varësja
3.
Rregulloni rripat e krahut në një pozicion komod pune.
► Fig.29
Rripi i krahut ka një mjet për lirim të shpejtë.
Thjesht shtypni anët e tokëzës për të liruar rripin e krahut.
► Fig.30: 1. Tokëza
Për UR003G
1.
Mbajeni rripin e krahut në krahun tuaj të majtë.
► Fig.31
2.
Lidhni grepin në rripin e krahut me varësen e veglës.
► Fig.32: 1. Grepi 2. Varësja
3.
Rregullojeni rripin e krahut në një pozicion komod
pune.
► Fig.33
Rripi i krahut ka një mjet për lirim të shpejtë.
Thjesht shtypni anët e tokëzës për të liruar veglën nga
rripi i krahut.
► Fig.34: 1. Tokëza
Rregullimi i pozicionit të varëses
Vetëm për modelin UR002G
Për përdori më komod të veglës, mund të ndryshoni
pozicionin e varëses.
1.
Lironi bulonin me kokë hekzagonale në varëse
dhe rrëshqiteni në një pozicion komod pune.
► Fig.35: 1. Varësja 2. Buloni me kokë hekzagonale
53 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ur003gUr002gz01Ur003gz01

Table of Contents