Makita JV102D Instruction Manual page 27

Hide thumbs Also See for JV102D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përpara instalimit të fletës së sharrës për punime në
forma, sigurohuni që leva e shtrënguesit të fletës të jetë
në pozicionin e liruar.
Për ta instaluar fletën e sharrës për punime në
forma, futeni fletën (me dhëmbët drejtuar përpara) në
mbajtësen e fletës. Leva lëviz në pozicionin e fiksuar dhe
fleta bllokohet në vend. Sigurohuni që pjesa e pasme e
fletës të përshtatet në cilindër. Tërhiqeni fletën lehtë për
t'u siguruar që fleta të mos bjerë gjatë përdorimit.
► Fig.6: 1. Mbajtësja e tehut të sharrës për punime në
forma 2. Pozicioni i liruar 3. Pozicioni i fiksuar
► Fig.7: 1. Mbajtësja e fletës së sharrës për punime në
forma 2. Fleta e sharrës për punime në forma
KUJDES:
Nëse leva nuk lëviz në pozicionin e
fiksuar, fleta nuk është instaluar plotësisht. Mos e
shtyni levën me dorë drejt pozicionit të fiksuar. Kjo
mund ta dëmtojë veglën.
Për ta hequr fletën e sharrës për punime në forma, shtyjeni
levën përpara deri në fund. Kjo bën të mundur lirimin e fletës.
► Fig.8: 1. Mbajtësja e fletës së sharrës për punime në
forma 2. Fleta e sharrës për punime në forma
SHËNIM: Në rast se është e vështirë të hiqet tehu i
sharrës për punime në forma:
Kalojeni levën e ndryshimit të mënyrës së prerjes
në pozicionin "III" dhe lëvizeni mbajtësen e tehut të
sharrës për punime me forma në fund përpara se
të shtyni levën e shtrënguesit të fletës në pozicionin
e liruar. Për të lëvizur mbajtësen e tehut të sharrës
për punime në forma në fund, kalojeni levën e
shtrënguesit të fletës një herë në pozicionin plotësisht
të fiksuar dhe ndizni lehtë veglën disa herë.
SHËNIM: Lubrifikoni cilindrin herë pas here.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
► Fig.9: 1. Grepi 2. Çelësi hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
Në fillim futni çelësin hekzagonal në vrimë. Më pas
shtyjeni në kanxhë derisa të kyçet.
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me
materialin. Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë
tehun e sharrës për punime në forma duke shkaktuar
lëndim të rëndë.
KUJDES:
Afrojeni veglën me ngadalë kur bëni
prerje me kthesa ose gdhendje. Shtyrja e veglës
me forcë mund të shkaktojë një sipërfaqe me prerje
të pjerrët dhe thyerje të tehut të sharrës për punime
në forma.
► Fig.10: 1. Vija e prerjes 2. Baza
Ndizeni veglën ndërkohë që tehu i sharrës për punime në
forma nuk është në kontakt me materialin dhe prisni derisa
tehu të marrë shpejtësi të plotë. Më pas vendoseni bazën
rrafsh mbi materialin e punës dhe lëvizeni veglën me ngadalë
përpara përgjatë vijës së prerjes të shënuar paraprakisht.
Prerje me buzë
KUJDES:
Përpara animit të bazës, sigurohuni
gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe kutia e
baterisë të jetë hequr.
Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga
0° deri në 45° (majtas ose djathtas).
► Fig.11
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal. Lëvizeni bazën në mënyrë të tillë
që buloni të pozicionohet në qendër të folesë në formë
kryqi në bazë.
► Fig.12: 1. Çelësi hekzagonal 2. Buloni 3. Baza
Anoni bazën derisa të arrini këndin e dëshiruar të
buzëve. Skaji i dhomës së motorit e tregon këndin e
buzëve me gradim. Më pas shtrëngoni bulonin për të
siguruar bazën.
► Fig.13: 1. Konturi 2. Gradimi
Prerje me pjesën e përparme të
puthitur
► Fig.14: 1. Çelësi hekzagonal 2. Buloni 3. Baza
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal dhe rrëshqitni bazën nga pas deri në
fund. Më pas shtrëngoni bulonin për të siguruar bazën.
Prerje e pjesshme
Prerjet e pjesshme mund të bëhen sipas dy mënyrave
"Shpimi i një vrime fillestare" ose "Prerje me temperim".
Shpimi i një vrime fillestare
► Fig.15
Për një prerje të pjesshme të brendshme pa prerje
hyrëse në anë, shponi paraprakisht një vrimë fillestare
me diametër 12 mm ose më shumë. Futeni tehun e
sharrës për punime në forma në këtë vrimë për të nisur
prerjen.
Prerje me temperim
► Fig.16
Nuk është nevoja që të shponi një vrimë fillestare ose
të bëni një prerje hyrëse nëse bëni me kujdes veprimet
e mëposhtme.
1.
Anoni veglën nga lart me anën e përparme të
bazës dhe majën e tehut të sharrës për punime në
forma të pozicionuar mbi sipërfaqen e materialit të
punës.
2.
Ushtroni presion mbi vegël në mënyrë që ana e
përparme e bazës të mos lëvizë kur të ndizni veglën
dhe ulni me ngadalë skajin fundor të veglës.
3.
Ndërkohë që tehu i sharrës për punime në forma
shpon materialin, ulni me ngadalë bazën e veglës mbi
sipërfaqen e materialit të punës.
4.
Përfundoni prerjen në mënyrë normale.
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents