Makita DDA450 Instruction Manual page 20

Cordless angle drill
Hide thumbs Also See for DDA450:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi i mbajtëses anësore
(dorezës ndihmëse)
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja
anësore është instaluar siç duhet përpara
përdorimit.
Vidhosni fort mbajtësen anësore mbi vegël. Mbajtësja
anësore mund të montohet në cilëndo anë të veglës,
cilado t'ju përshtatet.
► Fig.7: 1. Mbajtësja anësore
Instalimi i mbajtësit të çelësit
(Sipas shtetit)
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësi
i çelësit është instaluar siç duhet përpara
përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësin e çelësit në vegël. Pastaj
vendoseni çelësin e mandrinës në pozicion.
► Fig.8: 1. Mbajtësi i çelësit 2. Vida 3. Çelësi i
mandrinës
Instalimi ose heqja e majës së
puntos
Për të instaluar majën e puntos, vendoseni në mandrinë deri
në fund. Shtrëngoni mandrinën me dorë. Vendosni çelësin
e mandrinës në secilën nga tri vrimat dhe shtrëngojeni në
drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni që t'i shtrëngoni të
tri vrimat e mandrinës në mënyrë të barabartë.
Për të hequr majën e puntos, rrotulloni çelësin e
mandrinës në drejtim të kundërt të akrepave të orës
vetëm në një nga vrimat dhe më pas lirojeni mandrinën
me dorë.
► Fig.9: 1. Çelësi i mandrinës
Pas përdorimit, kthejeni çelësin e mandrinës në
mbajtësin e çelësit në vegël siç ilustrohet.
► Fig.10: 1. Mbajtësi i çelësit
Grepi
KUJDES:
Hiqeni gjithmonë baterinë kur e
varni veglën me anë të grepit.
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht.
Për ta përdorur grepin, thjesht ngrijeni grepin derisa të
ngecë në pozicionin hapur. Kur nuk e përdorni, uleni
gjithmonë grepin derisa të ngecë në pozicionin mbyllur.
► Fig.11: 1. Grepi
► Fig.12
Lidhja e kordonit (rripit lidhës) me
kapësen
KUJDES:
Mos i përdorni kapësen dhe vidat
nëse janë të dëmtuara. Përpara përdorimit, gjithmonë
kontrolloni për dëmtime, plasaritje ose deformime
dhe sigurohuni që vidat të jenë të shtrënguara.
KUJDES:
Sigurohuni që kapësja të jetë e
montuar në mënyrë të sigurt me vida.
KUJDES:
Mos instaloni apo hiqni ndonjë
aksesor gjatë varjes së veglës. Vegla mund të bjerë
nëse vidat nuk janë shtrënguar.
KUJDES:
Përdorni gjithmonë një kllapë bllokimi
me sustë (tipi me mbyllje me vidhosje dhe me shumë
veprime) dhe sigurohuni që të lidhni kordonin (rripin
lidhës) me pjesën me dy unaza të kapëses. Lidhja e
papërshtatshme mund të shkaktojë rrëzimin e veglës nga
kapësja dhe të shkaktojë lëndime personale.
Kapësja përdoret po ashtu për lidhjen e kordonit (rripit
lidhës). Sigurohuni që ta lidhni kordonin (rripin lidhës)
me pjesën me dy unaza të kapëses.
► Fig.13: 1. Pjesa me dy unaza e kapëses 2. Kordoni (rripi
lidhës) 3. Kllapa bllokuese me sustë (tipi me
mbyllje me vidhosje dhe me shumë veprime)
PËRDORIMI
KUJDES:
Futeni gjithmonë deri në fund
kutinë e baterisë derisa të bllokohet në vend.
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Futeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Kur shpejtësia ulet shumë, ulni
ngarkesën ose ndaloni veglën për të shmangur
dëmtimin e saj.
KUJDES:
Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit
të veglës.
Mbajtja e veglës
KUJDES:
Kjo është një vegël e fuqishme.
Zhvillohet një forcë e lartë rrotulluese dhe është
e rëndësishme që vegla të mbahet fort dhe të
shtrëngohet siç duhet.
Mbërthejeni dorezën me njërën dorë dhe dorezën e
përparme me dorën tjetër.
► Fig.14: 1. Doreza e përparme 2. Doreza
Funksionimi i shpimit
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq majën e
puntos në objekt.
20 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents