Makita DDA450 Instruction Manual page 19

Cordless angle drill
Hide thumbs Also See for DDA450:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së veglës/
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në motor
për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe baterisë. Vegla do
të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse vegla ose bateria
janë vendosur sipas një prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla/bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën atë
të tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla/bateria është mbinxehur, vegla ndalon
automatikisht dhe llamba e funksionimit do të pulsojë. Në këtë
situatë, lëreni veglën të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga vegla dhe ngarkojeni.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
► Fig.3: 1. Këmbëza e çelësit
Për ta ndezur veglën, tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë në këmbëzën
e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta ndaluar.
SHËNIM: Vegla ndalon automatikisht nëse vazhdoni
të tërhiqni këmbëzën e çelësit për rreth 6 minuta.
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
► Fig.4: 1. Llamba
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba vazhdon
të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba fiket afërsisht
pas 10 sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit.
SHËNIM: Kur vegla është e mbinxehur, ajo ndalon
automatikisht dhe llamba nis të pulsojë. Në këtë
rast, lëshoni këmbëzën e çelësit. Llamba fiket për 1
minutë.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, leva e çelësit nuk mund të tërhiqet.
► Fig.5: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
Ndryshimi i shpejtësisë
VINI RE:
Përdorni çelësin për ndryshimin
e shpejtësisë vetëm pasi vegla të ndalojë
plotësisht. Ndryshimi i shpejtësisë së veglës para se
vegla të ndalojë mund të dëmtojë veglën.
VINI RE:
Gjithmonë vendoseni me kujdes çelësin
për ndryshimin e shpejtësisë në pozicionin
e duhur. Nëse e përdorni veglën me çelësin për
ndryshimin e shpejtësisë të pozicionuar diku në mes
të pozicionit 1 dhe 2, vegla mund të dëmtohet.
VINI RE:
Nëse shpejtësia e rrotullimit ulet në
mënyrë të konsiderueshme gjatë vënies në punë
në regjimin me shpejtësi të lartë, ndalojeni veglën
dhe ndryshojeni në regjimin me shpejtësi të
ulët. Ndryshe, motori mund të mbingarkohet dhe të
shkaktojë keqfunksionim ose zjarr.
Mund të zgjidhen paraprakisht dy shkallë shpejtësie me
anë të çelësit për ndryshimin e shpejtësisë.
Për të ndryshuar shpejtësinë, kthejeni çelësin e
ndryshimit të shpejtësisë në mënyrë të tillë që treguesi
të tregojë pozicionin 1 për modalitetin e shpejtësisë së
ulët ose pozicionin 2 për modalitetin e shpejtësisë së
lartë.
► Fig.6: 1. Treguesi 2. Çelësi i ndryshimit të
shpejtësisë
Funksioni elektronik
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik. Nëse
vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi
funksionimin pasi lëshohet këmbëza e çelësit, dërgojeni
veglën për shërbim te një qendër shërbimi Makita.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Ky funksion lejon ndezjen pa probleme të veglës duke
kufizuar forcën rrotulluese në ndezje.
19 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents