Makita DVC865L Instruction Manual page 30

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC865L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pastrimi i filtrit të pluhurit (HEPA)
dhe parafiltrit
Aksesorë opsionalë
Bllokimi i filtrit të pluhurit, parafiltrit dhe amortizatorit
shkaktojnë thithje të dobët. Pastroni filtrat dhe
amortizatorët herë pas here.
Për të hequr pluhurin dhe grimcat që futen në filtra,
shkundni me shpejtësi fundin e skeletit disa herë.
Me raste lani filtrin e pluhurit me ujë, shpëlajeni dhe
thajeni mirë në hije përpara përdorimit. Mos i lani kurrë
filtrat në makinën larëse.
► Fig.28
SHËNIM: Mos i fërkoni dhe kruani filtrin e pluhurit,
parafiltrin ose amortizatorin me objekte të forta si
furçë apo me spatul.
SHËNIM: Filtrat konsumohen me kalimin e kohës.
Rekomandohet që të mbani disa të tillë rezervë.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Tubi
Unaza e përparme (22, 24, 38)
Tubi i drejtë
Tubi zgjatues
Hundëza me kënd
Furça e rrumbullakët
Filtri i pluhurit, HEPA (për pluhur të thatë)
Amortizatori
Parafiltri
Montimi i hundëzës
Tubi i lakuar
Qese polietileni
Paketa prej letre
Kompleti i mbajtëses
Filtri i ujit
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
30 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc155l

Table of Contents