Makita Maktec MT904 Instruction Manual page 15

Hide thumbs Also See for Maktec MT904:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
të materialit të punës. Mbrojtësja e syve duhet të ketë
aftësi të ndalojë copat fluturuese që prodhohen nga
veprimet e ndryshme. Maska kundër pluhurit ose
respiratori duhet të jetë në gjendje të filtrojë grimcat e
prodhuara nga funksionimi i veglës. Ekspozimi për një
kohë të gjatë në zhurma me intensitet të lartë mund të
shkaktojë humbjen e dëgjimit.
9.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës
duhet të mbajë veshur mjetet mbrojtëse
personale. Copëzat e materialit të punës ose të
një aksesori të thyer mund të fluturojnë larg dhe
të shkaktojnë dëmtime përtej zonës ku punohet.
10. Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet e
izoluara, kur të jeni duke kryer një veprim në
të cilin aksesori prerës mund të kontaktojë me
tela të fshehur ose kordonin e vet. Nëse
aksesori prerës prek një tel me rrymë atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund t'i japin punëtorit një goditje elektrike.
11.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
12. Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa
aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori që
rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
13. Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
14. Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike. Ventilatori i motorit do ta tërheqë pluhurin
brenda folesë dhe akumulimi i tepërt i pluhurit të
metalit mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
15. Mos
e
përdorni
materialeve të ndezshme. Shkëndijat mund t'i
ndezin këto materiale.
16. Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Kundërveprimi është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku prerës, mbështetësja e diskut, furça ose çdo
aksesor tjetër bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë një ndalesë të menjëhershme të aksesorit
rrotullues e cila shkakton që vegla elektrike të dalë
jashtë kontrollit dhe të shkojë në drejtim të kundërt të
rrotullimit të aksesorit në pikën e lidhjes.
Për shembull, nëse një disk abraziv ngec ose bllokohet nga
materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e bllokimit
mund të godasë sipërfaqen e materialit duke bërë që disku
të ndërrojë drejtim ose të vijë mbrapsht. Disku mund të
kërcejë në drejtim të punëtorit ose larg tij, në varësi të
drejtimit të lëvizjes së diskut në momentin e bllokimit. Disqet
abrazive edhe mund të thyhen në këto kushte.
veglën
elektrike
pranë
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
parandaluese të dhëna më poshtë.
a) Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një
kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose
reagimin rrotullues gjatë ndezjes. Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose forcat
kundërvepruese, nëse merren masa parandaluese.
b) Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit rrotullues.
Aksesori mund të kundërveprojë mbi dorën tuaj.
c) Mos e poziciononi trupin tuaj në zonën ku vegla
elektrike do të lëvizë nëse ndodh kundërveprimi.
Kundërveprimi do ta dërgojë veglën në drejtimin e
kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e ngecjes.
d) Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
e) Mos vendosni një fletë sharre me zinxhir për
drutë ose një fletë sharre të dhëmbëzuar. Fletët e tilla
krijojnë kundërveprime të shpeshta dhe humbje kontrolli.
Paralajmërime sigurie specifike për lëmimin:
a) Përdorni vetëm llojet e disqeve që janë të
rekomanduara për veglën tuaj elektrike dhe
mbrojtësen specifike të projektuar për diskun e
zgjedhur. Disqet të cilët nuk janë projektuar për veglën
elektrike nuk mund të mbrohen dhe nuk janë të sigurta.
b) Sipërfaqja smeriluese e disqeve të shtypur
qendrorë duhet të montohet poshtë rrafshit të
buzëve mbrojtëse. Një disk që është montuar
keq dhe që del nga rrafshi i buzëve mbrojtëse, nuk
mund të mbrohet siç duhet.
c) Mbrojtësja duhet të lidhet në mënyrë të sigurt me
pajisjen elektrike dhe të pozicionohet për siguri
maksimale, në mënyrë që një pjesë shumë e vogël
e diskut të jetë e zbuluar nga ana e përdoruesit.
Mbrojtësja ndihmon në ruajtjen e përdoruesit nga
copëzat e thyera të diskut, kontakti aksidental me
diskun dhe shkëndijat që mund të ndezin rrobat.
d) Disqet duhet të përdoren vetëm për aplikacionet e
rekomanduara. Për shembull: mos smeriloni me
anën e diskut prerës. Disqet abrazive prerëse janë
synuar për smerilim anësor, forcat anësore të ushtruara
mbi këto disqe mund të shkaktojnë thyerjen e tyre.
e) Gjithmonë përdorni flanxha disqesh të
padëmtuara të madhësisë dhe formës së diskut
të zgjedhur. Flanxhat e përshtatshme të disqeve
mbështesin diskun duke reduktuar mundësinë e
thyerjes së tij. Flanxhat për disqet e prerjes mund të
jenë ndryshe nga flanxhat e disqeve të smerilimit.
f) Mos përdorni disqe të konsumuara nga
pajisje më të mëdha elektrike. Disku i synuar për
15

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Maktec mt905

Table of Contents