Makita UB001C Instruction Manual page 33

Battery powered
Hide thumbs Also See for UB001C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i fryrëses
KUJDES:
Mos e vendosni makinerinë përtokë
kur është e ndezur. Mund të hyjë rërë ose pluhur
nga vrima thithëse dhe të shkaktojë avari ose lëndim.
Mbajeni makinerinë fort me një dorë dhe kryejeni fryrjen
duke e lëvizur ngadalë përreth. Kur kryeni fryrje rreth
një ndërtese, një guri të madh ose një automjeti, mos
e drejtoni grykëzën drejt tyre. Kur kryeni punë nëpër
kënde, nisni nga këndi dhe pastaj vazhdoni në zonën
e gjerë.
► Fig.30
Kur e ulni makinerinë, zhbllokoni tokëzën në rripin e
varjes me njërën dorë ndërsa mbani makinerinë me
dorën tjetër.
► Fig.31: 1. Tokëza
► Fig.32: 1. Tokëza
Kur ulni makinerinë dhe paketën elektrike portative në
të njëjtën kohë, zhbllokoni tokëzën në rripin e mesit dhe
më pas ulni makinerinë dhe paketën elektrike portative.
► Fig.33: 1. Tokëza
SHËNIM: Kur zhbllokoni tokëzën, shtypni gremçat e
tokëzës në të dyja anët. Kur bllokoni tokëzën, futini
gremçat derisa të bllokohen.
► Fig.34: 1. Gremçi
Përdorimi i setit të hundëzës së
ullukëve
KUJDES:
Gjatë përdorimit të grupit të
hundëzës së ulluqeve, mos e përdorni makinerinë
në regjimin e Përforcimit. Mund të humbni
ekuilibrin dhe mund të shkaktohet aksident duke
qenë se vëllimi i ajrit bëhet më i madh në regjimin e
Përforcimit.
KUJDES:
Kur përdorni grupin e hundëzës së
ulluqeve, mos e mbani fryrësen me një dorë, por
me të dyja duart.
► Fig.35
KUJDES:
Mos e përdorni grupin e hundëzës
së ulluqeve pranë telave elektrikë.
► Fig.36
KUJDES:
Mos e përdorni grupin e hundëzës
së ulluqeve në ditë me erë.
► Fig.37
KUJDES:
Kur përdorni grupin e hundëzës së
ulluqeve, mbajini njerëzit ose kafshët më shumë
se 15 m (50 ft) larg nga fryrësja.
► Fig.38
Mbajeni fryrësen lart vertikalisht duke kapur dorezën e
fryrëses. Vendoseni daljen e fryrëses në ulluk dhe më
pas ndizeni fryrësen.
► Fig.39
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë e fikur dhe paketa elektrike portative të
jetë shkëputur nga makineria përpara se të kryeni
ndonjë kontroll ose mirëmbajtje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i makinerisë
Pastrojeni makinerinë duke e fshirë pluhurin me një
leckë të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun
dhe të shtrydhur.
► Fig.40
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Hiqini pluhurat apo papastërtitë nga hyrja e thithjes në
pjesën e pasme të makinerisë.
► Fig.41: 1. Foleja e thithjes
Ruajtja
Përpara se ta ruani makinerinë, shkëputni paketën
elektrike portative nga makineria dhe kryeni
mirëmbajtjen e plotë. Ruajeni makinerinë në një vend
larg fëmijëve dhe mos e ekspozoni ndaj lagështisë,
shiut apo dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
Vrima e grepit në pjesën e poshtme të makinerisë është
e përshtatshme për varjen e makinerinë në një gozhdë
apo vidë në mur.
► Fig.42: 1. Vrima
33 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents