Makita UB001C Instruction Manual page 32

Battery powered
Hide thumbs Also See for UB001C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
Lidhja e paketës elektrike portative
KUJDES:
Kur përdorni makinerinë në
kombinim me furnizimin me energji të llojit
çantë shpine, si p.sh. paketë elektrike portative,
përdorni rripin e varjes të përfshirë në paketimin
e makinerisë ose rripin e varjes të rekomanduar
nga Makita.
Nëse vendosni rrip krahu që nuk rekomandohet nga
Makita dhe rripin e krahut të furnizimit me energji të
llojit çantë shpine njëkohësisht, heqja e makinerisë
ose e furnizimit me energji të llojit çantë shpine është
e vështirë në rast emergjence dhe mund të shkaktojë
aksident ose lëndim. Për rripin e rekomanduar të
varjes, pyesni Qendrën e Shërbimit të Autorizuar të
Makita.
KUJDES:
Përpara përdorimit, sigurohuni që
tokëza në rripin e mesit të jetë e bllokuar dhe që
makineria të jetë bashkuar në mënyrë të sigurt me
grepin e rripit të varjes.
KUJDES:
Për të parandaluar ndezjen
aksidentale, sigurohuni që makineria dhe paketa
elektrike portative të jenë fikur përpara se të nisni
këtë procedurë.
KUJDES:
Përpara se të kryeni këtë procedurë,
përfundoni rregullimet për rripin e mesit dhe
rripin e krahut. Për detaje, referojuni manualit të
përdorimit të paketës elektrike portative.
Për PDC1200
KUJDES:
Kur hiqni baterinë, shtypni butonin
e bllokimit ndërkohë që mbani dorezën fort.
Përpara se të hiqni baterinë, vendoseni rripin e
mesit në pozicionin më të ulët.
► Fig.15: 1. Doreza 2. Butoni i bllokimit
KUJDES:
Tregohuni të kujdesshëm të mos
kapni gishtat mes baterisë dhe pllakës së bazës
kur vendosni baterinë.
KUJDES:
Sigurohuni që bateria të fiksohet
mirë me pllakën e bazës. Përndryshe bateria mund
të bjerë ndërsa vishni ose përdorni njësinë dhe të
shkaktojë lëndim. Nëse shikoni treguesin e kuq
siç tregohet në figurë, bateria nuk është e bllokuar
plotësisht.
► Fig.16: 1. Treguesi i kuq
Për PDC01
SHËNIM: Përpara se të kryeni këtë procedurë,
instaloni kutinë(të) e baterisë në paketën elektrike
portative. Për detaje, referojuni manualit të përdorimit
të paketës elektrike portative.
1.
Tërhiqeni kordonin nga ana e majtë ose e djathtë
e baterisë.
Për PDC1200
Hiqni baterinë nga pllaka e bazës, tërhiqeni kordonin
nga ana e majtë ose e djathtë e baterisë dhe më pas
vendoseni baterinë në pllakën e bazës. Kur tërhiqni
kordonin, sigurohuni që ta vendosni atë tek mbajtësit
siç tregohet në figurë.
► Fig.17: 1. Kordoni 2. Mbajtësi
Për PDC01
Kur tërhiqni kordonin, sigurohuni që ta vendosni atë tek
mbajtësit siç tregohet në figurë.
► Fig.18: 1. Kordoni 2. Mbajtësi
2.
Vendoseni kordonin tek mbajtësit e kordonit.
► Fig.19: 1. Mbajtësi i kordonit
3.
Vendosini grepat e rripit të varjes tek unazat e
rripit të krahut dhe tek rripi i mesit.
► Fig.20: 1. Unaza 2. Grepi
4.
Shtypni butonin e ndezjes së paketës elektrike
portative. Llamba kryesore e ndezjes do të ndriçojë.
Për PDC1200
► Fig.21: 1. Butoni i ndezjes 2. Llamba kryesore e
ndezjes
Për PDC01
► Fig.22: 1. Butoni i ndezjes 2. Llamba kryesore e
ndezjes
5.
Mbani rripin e krahut të paketës elektrike portative
dhe bllokoni tokëzën në rripin e mesit.
► Fig.23
6.
Vendosni rripin e krahut tek makineria duke
përdorur grepin e rripit të varjes. Sigurohuni që ta varni
në varësen e makinerisë.
► Fig.24: 1. Grepi 2. Varësja
Rregulloni gjatësinë e rripit të varjes sipas nevojës.
► Fig.25
7.
Futni prizën e makinerisë në çelësin e paketës
elektrike portative.
Kur ta futni, bashkoni shenjën trekëndore në prizë dhe
në çelës.
► Fig.26: 1. Priza 2. Çelësi 3. Shenja trekëndore
8.
Shtypni çelësin kryesor të energjisë për të ndezur
makinerinë.
Makineria është gati për përdorim. Makineria do të
punojë pasi të keni tërhequr këmbëzën e çelësit.
► Fig.27: 1. Çelësi kryesor i energjisë
SHËNIM: Rripin e varjes mund ta përdorni edhe siç
tregohet në figurë.
► Fig.28
Rregulloni gjatësinë e rripit të varjes sipas nevojës.
► Fig.29
32 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents