Makita AR411HR Instruction Manual page 28

Pneumatic auto feed coil screwdriver
Hide thumbs Also See for AR411HR:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Heqja e vidave të ngecura
1.
Shkëputni tubin e ajrit nga vegla.
2.
Hapni kapakun dhe kapakun e magazinës, më
pas pritni fletën e lidhur të vidës.
3.
Futni shufrën metalike në vrimën e nxjerrjes së
vidës dhe goditeni lehtë me çekiç.
► Fig.21: 1. Shufra metalike 2. Çekiçi
4.
Hiqni vidën e ngecur me një kaçavidë me majë të
sheshtë ose një vegël të ngjashme.
► Fig.22
Zbrazja e ujit nga vegla
Hiqni tubin e ajrit nga vegla dhe vendoseni veglën
në mënyrë që pajisja e ajrit të jetë me pamje nga
dyshemeja. Lëreni pak derisa të zbrazet uji brenda në
vegël.
► Fig.23: 1. Pajisja e ajrit
Ruajtja
Kur nuk është në përdorim, gjithmonë shkëputeni tubin
e ajrit nga vegla dhe vendosni kapakun në pajisjen e
ajrit. Pastroni ndryshkun e hekurit që i ngjitet magnetit
duke përdorur një kompresor me ajër. Vegla duhet të
ruhet në një vend të ngrohtë dhe të thatë.
► Fig.24: 1. Kapaku
Mirëmbajtja e kompresorit dhe e
tubit të ajrit
Zbatoni udhëzimet e mëposhtme për të ruajtur
performancën optimale dhe për të shmangur avaritë e
mundshme të veglës.
Gjithmonë zbrazeni depozitën e kompresorit pas
çdo përdorimi;
Mbajeni tubin e ajrit larg nga nxehtësia (mbi 60°C,
mbi 140°F) ;
Mbajeni tubin e ajrit larg nga kimikatet e tilla si
solventët, acidet e forta ose lëndët alkaline;
Kalojeni tubin e ajrit larg pengesave që mund
të bëhen të rrezikshme nëse takohen gjatë
përdorimit;
Kalojeni tubin e ajrit larg buzëve të mprehta
dhe pjesëve që mund të shkaktojnë dëme apo
gërvishtje të tubit.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Tubi i ajrit
Syze mbrojtëse
Maja e kaçavidës
Vida të ngjitura në shirit në krehër
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
28 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents