Makita AR411HR Instruction Manual page 25

Pneumatic auto feed coil screwdriver
Hide thumbs Also See for AR411HR:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pajisjet e sigurisë
1.
Sigurohuni që punojnë të gjitha sistemet e sigurisë
përpara se të nisni punën. Vegla nuk duhet të
punojë nëse tërhiqet vetëm këmbëza ose nëse krahu
i kontaktit është mbështetur përmbi dru. Ajo duhet të
punojë vetëm kur kryhen të dyja veprimet. Testoni për
funksionim problematik me kapëse të hequra dhe me
shtytësin në pozicion plotësisht të tërhequr.
2.
Sigurimi i këmbëzës në pozicionin NDEZUR është tepër
i rrezikshëm. Mos u përpiqni kurrë ta lidhni këmbëzën.
3.
Mos u përpiqni ta mbani shtypur me shirit
ngjitës apo me tel elementin e kontaktit. Mund
të shkaktoni lëndim të rëndë ose vdekje.
4.
Kontrolloni gjithnjë elementin e kontaktit sipas
udhëzimeve në manual. Kapëset mund të lëshohen
aksidentalisht nëse mekanizmi i sigurisë nuk punon siç duhet.
Shërbimi
1.
Bëni pastrimin dhe mirëmbajtjen menjëherë
pas përfundimit të punës. Mbajeni veglën në
kushtet më optimale. Vajosni pjesët e lëvizshme
për të parandaluar ndryshkjen dhe për të
minimizuar konsumin për shkak të fërkimit.
Pastroni të gjithë pluhurin nga pjesët.
2.
Pyesni qendrën e autorizuar të shërbimit të
Makita-s për inspektimin periodik të veglës.
3.
Për të ruajtur SIGURINË dhe
BESUESHMËRINË, mirëmbajtja dhe riparimet
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të
shërbimit të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
4.
Zbatoni rregulloret lokale kur hidhni veglën.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PJESËVE
► Fig.1: 1. Këmbëza 2. Krahu i kontaktit 3. Përzgjedhësi
i regjimit të aktivizimit 4. Kaseta 5. Grepi
6. Doreza e çelësit të regjimit të vidhosjes
INSTALIMI
Zgjedhja e kompresorit
Kompresori i ajrit duhet të plotësojë kërkesat e EN60335-2-34.
Duhen përdorur rregullatorë presioni për të kufizuar
presionin e ajrit në presionin e vlerësuar të veglës, në
rastet kur presioni i furnizimit me ajër tejkalon presionin
e vlerësuar të veglës. Nëse nuk e bëni këtë mund t'i
shkaktoni lëndime të rënda përdoruesit të veglës ose
personave të tjerë përreth.
MOS lejoni që njohja
Zgjedhja e tubit të ajrit
KUJDES:
Nxjerrja e ulët e ajrit nga kompresori,
ose diametri më i gjatë apo më i vogël i tubit të ajrit
në lidhje me shpeshtësinë e vidhosjes mund të
shkaktojnë rënie të aftësisë vidhosëse të veglës.
Përdorni një tub ajri rezistent ndaj presionit të lartë. Përdorni
tub ajri sa më të madh dhe më të shkurtër të mundeni për të
siguruar vidhosje të vazhdueshme dhe efikase.
► Fig.2
Vajosja
Përpara dhe pas përdorimit, aplikoni dy ose tre pika vaj për
vegla pneumatike në pajisjen e ajrit. Pas aplikimit të vajit,
lidhni tubin e ajrit dhe fusni disa vida për lubrifikimin e duhur.
► Fig.3: 1. Pajisja e ajrit
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që tubi i ajrit
të jetë i shkëputur dhe të mos jetë ngarkuar asnjë
kapëse përpara se të rregulloni ose të kontrolloni
funksionin e veglës.
Rregulluesi i thellësisë së vidhosjes
KUJDES:
Kur rregulloni thellësinë e
vidhosjes, gjithmonë shkëputeni tubin e ajrit.
Kjo vegël është e pajisur me një rregullues për të
ndryshuar thellësinë e vidhosjes. Rrotulloni përshtatësin
për të ndryshuar thellësinë e vidhosjes. Gama e
rregullimit të vidhosjes është 6 mm. Një rrotullim i
përshtatësit rrit/ul thellësinë me rreth 0,8 mm.
► Fig.4: 1. Më thellë 2. Më cekët
Rregullojeni thellësinë e vidhosjes sipas nevojës.
► Fig.5: 1. Vidhosur shumë thellë (rrotullojeni në
drejtim të akrepave të orës) 2. Thellësia e
duhur 3. Vidhosur shumë cekët (rrotullojeni
në drejtim të kundërt të akrepave të orës)
Grepi
KUJDES:
Kur përdorni grepin ose ndryshoni
pozicionin e tij, gjithmonë shkëputeni tubin e ajrit.
Mos e shtrëngoni grepin në rripin e mesit, etj.
Nëse vegla bie, ajo mund të përdoret gabimisht dhe
të shkaktojë lëndim personal.
KUJDES:
Sigurohuni që grepi të bashkohet
me veglën mirë. Nëse shkëputet, vegla mund të
bjerë dhe të vihet në punë gabimisht, gjë që mund
të shkaktojë lëndime personale.
Grepi është i dobishëm për ta varur veglën
përkohësisht. Rrotulloni grepin ndërsa shtypni pjesën
e poshtme. Grepi mund të rrotullohet me 90°. Anën e
montimit të grepit mund ta ndryshoni. Hiqni vidën që
fikson grepin dhe ndryshoni drejtimin.
► Fig.6
25 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents