Makita M3600 Instruction Manual page 26

Hide thumbs Also See for M3600:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kapaku për pluhurin (për veglën me
dorezë)
Aksesorë opsionalë
Kapaku për pluhurin parandalon tërheqjen e pluhurit të
sharrës brenda veglës në pozicion të anasjelltë.
Vendosni kapakun për pluhurin siç tregohet kur përdorni
veglën me mbështetësen e frezës që disponohet në
treg.
Hiqeni kur ta përdorni veglën në pozicionin normal.
► Fig.18: 1. Vida 2. Kapaku për pluhurin
Distancatori (për veglën me dorezë)
Aksesorë opsionalë
Distancatori parandalon rënien e puntos së frezës në
mandrino kur puntoja e frezës ndërrohet në pozicionin
e anasjelltë.
Futni distancatorin siç tregohet kur përdorni veglën me
mbështetësen e frezës që disponohet në treg.
► Fig.19: 1. Dadoja e mandrinës pincetë 2. Koni i
mbledhjes 3. Distancatori
Heqja e pluhurave
Aksesorë opsionalë
Përdorni kokën e fshesës për nxjerrjen e pluhurit.
► Fig.20: 1. Koka e fshesës
Montimi i kokës së fshesës
► Fig.21: 1. Mbështetja 2. Leva e bllokimit
1.
Ngrini levën e bllokimit të kokës së fshesës.
2.
Vendosni kokën e fshesës në bazamentin e
veglës, në mënyrë që pjesa e sipërme e saj të kapet te
kanxha në bazamentin e veglës.
3.
Futni mbështetëset në kokën e fshesës te kanxhat
në pjesën e përparme të bazamentit të veglës.
4.
Shtyni për poshtë levën e bllokimit në bazamentin
e veglës.
5.
Lidhni një fshesë me korrent me kokën e fshesës.
► Fig.22
Heqja e kokës së fshesës
1.
Ngrini levën e bllokimit.
2.
Tërhiqni kokën e fshesës për ta nxjerrë nga
bazamenti i veglës ndërsa mbani mbështetëset me
gishtin e madh e atë tregues.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.23: 1. Shenja e kufizimit
Kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini ato kur të konsumohen deri në shenjën
e kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të
hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat
duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
1.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e
mbajtëseve të furçave.
2.
Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të rejat dhe
siguroni kapakët e mbajtëseve të karbonçinave.
► Fig.24: 1. Kapaku i karbonçinës
Për veglën me dorezë
KUJDES:
Sigurohuni që ta rivendosni sërish
dorezën pasi të futni karbonçinën e re.
Lironi levën e bllokimit dhe hiqni dorezën duke e kthyer
në drejtim kundërorar.
► Fig.25: 1. Doreza
SHËNIM: Susta e ngjeshjes do të dalë nga doreza,
kështu që bëni kujdes të mos e humbni sustën e
ngjeshjes.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
26 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents