Makita M3600 Instruction Manual page 25

Hide thumbs Also See for M3600:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Udhëzuesi i drejtë
Udhëzuesi i drejtë përdoret me efikasitet për prerje të
drejta gjatë prerjes me kënd ose kanaleve.
Udhëzuesi i drejtë (lloji A)
Aksesorë opsionalë
Instaloni udhëzuesin e drejtë në mbajtësen e tij me një
vidë me veshë (B). Futeni mbajtësen e udhëzuesit në
vrimat e bazës së veglës dhe shtrëngojeni me vidë me
veshë (A). Për të rregulluar distancën ndërmjet puntos
së frezës dhe udhëzuesit të drejtë, lironi vidën me
veshë (B) dhe rrotulloni vidën e hollë të rrotullimit. Në
distancën e dëshiruar shtrëngoni vidën me veshë (B)
për t'u siguruar se udhëzuesi i drejtë është vendosur
siç duhet.
► Fig.9: 1. Mbajtësja e udhëzuesit 2. Vida e hollë e
rregullimit 3. Udhëzuesi i drejtë
Udhëzuesi i drejtë (lloji B)
Aksesorë opsionalë
Futeni udhëzuesin e drejtë në vrimat e bazës së veglës
dhe shtrëngojeni vidën me veshë. Për të rregulluar
distancën ndërmjet puntos së frezës dhe udhëzuesit
të drejtë, lironi vidën me veshë. Në distancën e
dëshiruar shtrëngoni vidën me veshë për t'u siguruar se
udhëzuesi i drejtë është vendosur siç duhet.
Mund të krijohet një udhëzues i drejtë më i gjerë me
përmasat e dëshirueshme duke përdorur vrimat e
përshtatshme në udhëzues për ta shtrënguar me
bulona në copa druri shtesë.
► Fig.10: 1. Vida me veshë 2. Udhëzuesi i drejtë
Kur përdorni punto freze me diametër të madh,
udhëzuesit të drejtë bashkëngjitini copa druri me
trashësi më të madhe se 15 (5/8") për të parandaluar që
puntoja e frezës të godasë udhëzuesin e drejtë.
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me udhëzuesin e drejtë të
vendosur rrafsh me anën e materialit të punës.
► Fig.11: 1. Udhëzuesi i drejtë 2. Dru
A=55 mm (2-3/16")
B=55 mm (2-3/16")
C=15 mm (5/8") ose më të trashë
Udhëzuesi i pllakës mbështetëse
Udhëzuesi i pllakës mbështetëse siguron një bokull në
të cilën kalon puntoja e frezës, duke lejuar përdorimin
e veglës sipas modeleve të pllakës mbështetëse. Për
të instaluar udhëzuesin e pllakës mbështetëse, lironi
vidat në bazën e veglës, futni udhëzuesin e pllakës
mbështetëse e më pas shtrëngoni vidat.
► Fig.12
Siguroni pllakën mbështetëse në materialin e punës.
Vendoseni veglën në pllakën mbështetëse dhe lëvizeni
me anë të udhëzuesit të pllakës mbështetëse duke e
rrëshqitur në anë të pllakës mbështetëse.
► Fig.13: 1. Udhëzuesi i pllakës mbështetëse 2. Vidat
3. Pllaka e bazës
SHËNIM: Materiali i punës mund të pritet në një
përmasë pak më ndryshe nga pllaka mbështetëse.
Lejoni distancën (X) ndërmjet puntos së drejtuesit
dhe pjesës së jashtme të udhëzuesit të pllakës
mbështetëse. Distanca (X) mund të llogaritet sipas
ekuacionit të mëposhtëm:
Distanca (X) = (diametri i jashtëm i udhëzuesit
të pllakës mbështetëse – diametrin e puntos së
drejtuesit) / 2
► Fig.14: 1. Puntoja e frezës 2. Baza 3. Pllaka
mbështetëse 4. Materiali i punës
5. Distanca (X) 6. Diametri i jashtëm
i udhëzuesit të pllakës mbështetëse
7. Udhëzuesi i pllakës mbështetëse
Udhëzuesi i makinës buzëprerëse
Prerja e buzëve, prerjet e lakuara në rimeso për
mobiliet dhe prerje të ngjashme mund të bëhen me
lehtësi me udhëzuesin e makinës buzëprerëse. Harku
i udhëzuesit përshkon lakoren dhe siguron një prerje të
përsosur.
Udhëzuesi i makinës buzëprerëse
(lloji A)
Aksesorë opsionalë
Instaloni udhëzuesin e makinës buzëprerëse në
mbajtësen e tij me një vidë me veshë (B). Futeni
mbajtësen e udhëzuesit në vrimat e bazës së veglës
dhe shtrëngojeni me vidë me veshë (A). Për të
rregulluar distancën ndërmjet puntos së frezës dhe
udhëzuesit të makinës buzëprerëse, lironi vidën me
veshë (B) dhe rrotulloni vidën e hollë të rrotullimit. Kur
rregulloni harkun e udhëzuesit lart ose poshtë, lironi
vidën me veshë (C). Pas rregullimit, shtrëngoni fort të
gjitha vidat me veshë.
► Fig.15: 1. Mbajtësja e udhëzuesit 2. Vida e hollë
e rregullimit 3. Udhëzuesi i makinës
buzëprerëse 4. Harku i udhëzuesit
Udhëzuesi i makinës buzëprerëse
(lloji B)
Aksesorë opsionalë
Instaloni udhëzuesin e makinës buzëprerëse në
udhëzuesin e drejtë me një vidë me veshë (B). Futeni
udhëzuesin e drejtë në vrimat e bazës së veglës dhe
shtrëngojeni vidën me veshë (A). Për të rregulluar
distancën ndërmjet puntos së frezës dhe udhëzuesit
të makinës buzëprerëse, lironi vidat me veshë (B). Kur
rregulloni harkun e udhëzuesit lart ose poshtë, lironi
vidën me veshë (C). Pas rregullimit, shtrëngoni fort të
gjitha vidat me veshë.
► Fig.16: 1. Harku i udhëzuesit 2. Udhëzuesi i
makinës buzëprerëse
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me harkun e udhëzuesit
në anë të materialit të punës.
► Fig.17: 1. Puntoja e frezës 2. Harku i udhëzuesit
3. Materiali i punës
25 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents