Makita M3600 Instruction Manual page 24

Hide thumbs Also See for M3600:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
bazë të pllakës, rrotulloni dorezën për të zvogëluar
kufirin e sipërm. Mos e ulni shumë dorezën. Puntoja e
frezës do të dalë duke krijuar rrezik.
► Fig.2: 1. Doreza
KUJDES:
Meqë prerja e tepërt mund të
shkaktojë mbingarkim të motorit ose vështirësi në
kontrollin e veglës, thellësia e prerjes nuk duhet
të jetë më e madhe se 20 (13/16) për çdo kalim
gjatë prerjes së kanaleve. Nëse dëshironi të prisni
kanale me thellësi mbi 20 (13/16), bëni disa duar
me parametra gradualë më të thellë të puntos së
frezës.
KUJDES:
Mos e ulni shumë dorezën. Puntoja
e frezës do të dalë duke krijuar rrezik.
Bllokuesi i pajisjes fiksuese
Meqenëse bllokuesi i rrotullimit ka tre bulona rregullues
hekzagonalë, mund të përftoni me lehtësi tre thellësi të
ndryshme prerjeje pa rregulluar sërish mbështetësen e
pajisjes fiksuese. Për të rregulluar bulonat hekzagonalë,
lironi dadot hekzagonale dhe më pas rrotulloni bulonat
hekzagonalë. Pasi të përftoni pozicionin e dëshiruar,
shtrëngoni dadot hekzagonale për të fiksuar bulonat
hekzagonalë.
► Fig.3: 1. Mbështetësi i pajisjes fiksuese 2. Devijuesi
i ashklave 3. Bllokuesi 4. Buloni rregullues
hekzagonal 5. Dadoja hekzagonale
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se të lidhni veglën me
korrentin, kontrolloni gjithmonë që vegla të jetë
fikur.
KUJDES:
Sigurohuni që bllokuesi i boshtit të
lirohet përpara se të ndizet çelësi.
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni levën e çelësit drejt
pozicionit I.
Për ta ndaluar veglën, rrëshqitni levën e çelësit drejt
pozicionit O.
► Fig.4: 1. Leva e çelësit
KUJDES:
Mbajeni veglën me forcë kur e fikni
atë që të mposhtni reagimin.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos së
frezës
Futeni punton e frezës deri në fund në mandrino.
Shtypni bllokuesin e boshtit për ta mbajtur të
palëvizshëm dhe përdorni çelësin për ta shtrënguar fort
mandrinon. Kur përdorni punto freze me diametër më
të vogël bishti, në fillim fusni bokullën e përshtatshme
në mandrino, më pas instaloni punton e frezës sipas
figurës.
Për ta hequr punton e frezës, ndiqni procedurën e
anasjelltë të instalimit.
► Fig.5: 1. Bllokuesi i boshtit 2. Çelësi
KUJDES:
Instaloni punton e frezës që të jetë
e sigurt. Gjithmonë përdorni çelësin që ofrohet
bashkë me veglën. Një punto freze e liruar ose më e
shtrënguar se ç'duhet mund të jetë me rrezik.
KUJDES:
Mos e shtrëngoni mandrinon pa
futur një punto freze ose mos instaloni punto
me bisht të vogël pa përdorur një bokull të
mandrinos. Secili nga këto veprime mund të çojë në
prishjen e mandrinos.
PËRDORIMI
KUJDES:
Përpara punës, sigurohuni
gjithmonë që trupi i veglës të ngrihet
automatikisht në kufirin e sipërm dhe puntoja e
frezës të mos dalë nga baza e veglës kur lirohet
leva e bllokimit.
KUJDES:
Përpara nisjes së punës sigurohuni
gjithmonë që deflektori i ashklave të jetë instaluar
siç duhet.
► Fig.6: 1. Devijuesi i ashklave
Vendoseni bazën e veglës mbi materialin që do të
pritet pa bërë asnjë kontakt me punton e frezës. Më
pas ndizeni veglën dhe prisni derisa puntoja e frezës
të arrijë shpejtësinë e plotë. Ulni trupin e veglës dhe
lëvizeni veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit të
punës duke e mbajtur bazën e veglës rrafsh me të dhe
duke avancuar me ngadalë derisa të përfundojë prerja.
Kur bëni prerjen e skajeve sipërfaqja e materialit të
punës duhet të jetë në të majtë të puntos së frezës në
drejtim të furnizimit.
► Fig.7: 1. Materiali i punës 2. Drejtimi i rrotullimit
të puntos 3. Pamje nga pjesa e sipërme e
veglës 4. Drejtimi i furnizimit
SHËNIM: Lëvizja e veglës përpara me shpejtësi
mund të shkaktojë prerje me cilësi të dobët ose
dëmtim të puntos së frezës ose të motorit. Lëvizja
e veglës përpara me ngadalë mund të djegë ose
dëmtojë prerjen. Niveli i duhur i furnizimit do të varet
nga përmasat e puntos së frezës, lloji i materialit të
punës dhe thellësia e prerjes.
Përpara se të nisni prerjen në materialin e punës,
është e këshillueshme që të bëni një prerje për provë
në material druri që keni për të hedhur. Kjo do të
tregojë me saktësi si do të duket prerja dhe do t'ju
mundësojë të kontrolloni dimensionet.
SHËNIM: Kur përdorni udhëzuesin e drejtë ose
udhëzuesin e makinës buzëprerëse, sigurohuni që
ta instaloni në të djathtë të drejtimit të furnizimit. Kjo
do të ndihmojë ta mbajë ngjitur me anën e materialit
të punës.
► Fig.8: 1. Drejtimi i furnizimit 2. Drejtimi i rrotullimit
të puntos së frezës 3. Materiali i punës
4. Udhëzuesi i drejtë
24 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents