Makita DLS714 Instruction Manual page 53

Cordless slide compound
Hide thumbs Also See for DLS714:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Këndi i prerjes së pjerrët
Këndi i prerjes së pjerrët 0°
► Fig.59: 1. Leva 2. Mbajtësja e krahut 3. bulon
rregullues i këndit të prerjes së pjerrët 0°
4. Krahu 5. Butoni i lëshimit
1.
Shtyni shasinë drejt rigës udhëzuese dhe
shtrëngoni dy vidat shtrënguese për të siguruar
shasinë.
2.
Uleni dorezën plotësisht dhe bllokojeni në
pozicionin e ulur duke futur kunjin bllokues.
3.
Lironi levën në pjesën e pasme të veglës.
4.
Rrotulloni bulonin rregullues të këndit të prerjes së
pjerrët 0° (bulonin e poshtëm) në të djathtë të krahut, dy
ose tre rrotullime në drejtim të kundërt të akrepave të
orës për të anuar diskun djathtas.
5.
Rrotulloni bulonin rregullues të këndit të prerjes
së pjerrët 0° në drejtim të akrepave të orës me kujdes
derisa ana e diskut me sipërfaqen e sipërme të bazës
së rrotullimit të krijojë një kënd të drejtë. Përdorni
vizoren trekëndore, skuadrën, etj. si udhëzues. Më pas,
shtrëngojeni fort levën.
► Fig.60: 1. Vizorja trekëndore 2. Disku i sharrës
3. Sipërfaqja e sipërme e bankës së
rrotullueshme
6.
Sigurohuni që treguesi në krah të tregojë 0° në
shkallën e prerjes së pjerrët. Nëse nuk tregon 0°, lironi
vidën që siguron treguesin dhe rregullojeni treguesin në
mënyrë që të tregojë 0°.
► Fig.61: 1. Shkallëzimi i prerjes së pjerrët
2. Treguesi 3. Vida
Këndi i prerjes së pjerrët 45°
► Fig.62: 1. Bulon rregullues i këndit të prerjes së
pjerrët të majtë 45°
Rregulloni këndin e prerjes së pjerrët 45° vetëm pasi të
keni rregulluar këndin e prerjes së pjerrët 0°.
1.
Lironi levën dhe anojeni diskun plotësisht në të
majtë.
2.
Sigurohuni që treguesi në krah të tregojë 45° në
shkallën e prerjes së pjerrët. Nëse shigjeta nuk tregon
45°, rrotulloni bulonin rregullues të këndit të prerjes
së pjerrët 45° (buloni i sipërm) djathtas krahut derisa
shigjeta të tregojë 45°.
Pas përdorimit
Pas përdorimit pastroni ashklat dhe pluhurin që ka hyrë
në vegël me një copë ose diçka të ngjashme. Mbajeni
mbrojtësen e diskut të pastër sipas udhëzimeve në
seksionin e trajtuar më sipër të titulluar "Mbrojtësja e
diskut". Pjesët rrëshqitëse lubrifikojini me vaj makinerie
për të parandaluar ndryshkun.
Gjatë ruajtjes së veglës, tërhiqni shasinë plotësisht drejt
jush në mënyrë që boshti i rrëshqitjes të futet plotësisht
në bazën e rrotullimit.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
PARALAJMËRIM:
Makita rekomandohen për përdorim me veglën
Makita të specifikuar në manual. Përdorimi i
aksesorëve ose shtojcave të tjera mund të shkaktojë
lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
ose shtojcat Makita vetëm për qëllimin e tyre të
synuar. Keqpërdorimi i aksesorëve ose i shtojcave
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Disku i sharrës me majë karbiti
Grupi i morsës (morsë horizontale)
Morsa vertikale
Grupi i mbajtëses
Grupi i shufrës së mbajtëses
Pllaka e kompletit
Qese e pluhurit
Vizorja trekëndore
Çelësi hekzagonal
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
53 ALBANIAN
Këta aksesorë ose shtojca
Përdorini aksesorët

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents