Makita DLS714 Instruction Manual page 50

Cordless slide compound
Hide thumbs Also See for DLS714:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Prerja me kënd
Drejtojuni seksionit të trajtuar më sipër "Rregullimi i
këndit të prerjes me kënd".
Prerja me kënd të pjerrët
PARALAJMËRIM:
diskun për prerje me kënd të prerjes së pjerrët,
përpara se ta përdorni veglën, sigurohuni që
shasia dhe disku të kenë lëvizje të lirë gjatë gjithë
vijës së prerjes së synuar. Ndërprerja e lëvizjes së
shasisë ose të diskut gjatë prerjes mund të shkaktojë
zmbrapsje dhe lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
me kënd të pjerrët, mbajini duart larg rrugës së
diskut. Këndi i diskut mund ta ngatërrojë përdoruesin
për sa i përket rrugës së vërtetë të diskut dhe kontakti
me diskun shkakton lëndim të rëndë personal
PARALAJMËRIM:
derisa të ketë ndaluar plotësisht. Gjatë prerjes
me kënd të pjerrët, copa e prerë mund të mbetet te
disku. Nëse disku ngrihet ndërkohë që është duke u
rrotulluar, copa e prerë mund të shkëputet nga disku
duke shkaktuar copëtimin e materialit, gjë e cila mund
të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
(Vetëm për veglat me rigë të poshtme)
Gjithmonë vendoseni rigën e poshtme jashtë kur
bëni prerje me kënd të pjerrët.
► Fig.45
1.
Lironi levën dhe anoni diskun e sharrës për të
caktuar këndin e prerjes së pjerrët (Drejtojuni seksionit
të trajtuar më sipër "Rregullimi i këndit të pjerrët").
Sigurohuni që ta shtrëngoni sërish fort levën për të
fiksuar në mënyrë të sigurt këndin e prerjes së pjerrët
që zgjodhët.
2.
Siguroni materialin e punës me një morsë.
3.
Tërhiqeni shasinë plotësisht drejt vetes.
4.
Ndizeni veglën pa e prekur materialin me disk dhe
prisni derisa disku të marrë shpejtësi të plotë.
5.
Ulni ngadalë dorezën deri në pozicionin plotësisht
të ulur ndërkohë që ushtroni forcë paralelisht te disku
dhe shtyjeni shasinë drejt rigës udhëzuese për të
prerë materialin e punës.
6.
Kur prerja të përfundojë, fikni veglën dhe prisni
derisa disku të ketë ndaluar plotësisht përpara se ta
ktheni diskun plotësisht në pozicionin e ngritur.
VINI RE:
Gjatë shtypjes së dorezës për poshtë,
ushtroni forcë paralelisht te disku. Nëse ushtrohet
forcë pingule mbi bazën e rrotullimit ose nëse drejtimi
i forcës së ushtruar ndryshohet gjatë prerjes, saktësia
e prerjes do të zvogëlohet.
Prerja e përbërë
Prerja e përbërë është procesi në të cilin këndi i prerjes
së pjerrët formohet njëkohësisht gjatë prerjes me kënd
në materialin e punës. Prerja e përbërë mund të kryhet
në këndin e treguar në tabelë.
Pasi ta keni caktuar
Ndërkohë që bëni prerje
Disku nuk duhet të ngrihet
Këndi i prerjes me kënd
Majtas dhe djathtas 45°
Djathtas 50°
Djathtas 55°
Djathtas 57°
Gjatë kryerjes së prerjes së përbërë, drejtojuni
shpjegimeve te "Prerja me copa", "Prerja me rrëshqitje",
"Prerja me kënd" dhe "Prerja në kënd të pjerrët".
Prerja e profileve të pjesëve skajore
dhe të mysëta
Profilet e pjesëve skajore dhe të mysëta mund të priten
në një sharrë të përbërë për prerje me kënd me profilet
të shtrira në bazën e rrotullimit.
Ekzistojnë dy lloje të zakonshme profilesh të pjesëve
skajore dhe një lloj profili i pjesëve të mysëta; profili i
pjesëve skajore në kënd muri 52/38°, profili i pjesëve
skajore në kënd muri 45° dhe profili i pjesëve të mysëta
në kënd muri 45°.
► Fig.46: 1. Profili i pjesës skajore 52/38° 2. Profili
i pjesës skajore 45° 3. Profili i pjesës së
mysët 45°
Ekzistojnë dy lidhje të pjesëve skajore dhe të pjesëve
të mysëta, të cilat bëhen për të përshtatur këndet 90°
"nga brenda" ((a) dhe (b) në figurë) dhe këndet 90° "nga
jashtë" ((c) dhe (d) në figurë).
► Fig.47: 1. Këndi i brendshëm 2. Këndi i jashtëm
► Fig.48: 1. Këndi i brendshëm 2. Këndi i jashtëm
Matja
Matni gjerësinë e murit dhe rregulloni gjerësinë e
materialit të punës sipas tij. Gjithmonë sigurohuni që
gjerësia e këndit të kontaktit të murit të materialit të
punës të jetë e njëjtë si gjatësia e murit.
► Fig.49: 1. Materiali i punës 2. Gjerësia e murit
3. Gjerësia e materialit të punës 4. Cepi i
kontaktit të murit
Përdorni gjithmonë disa copa për prerje-provë për të
kontrolluar këndet e sharrës.
Gjatë prerjes së profileve të pjesëve skajore dhe të
mysëta, caktojeni këndin e prerjes së pjerrët dhe këndin
e prerjes me kënd siç tregohet në tabelën (A) dhe
pozicionojini profilet në sipërfaqen e sipërme të bazës
së sharrës siç tregohet në tabelën (B).
Në rastin e prerjes me kënd të pjerrët
në të majtë
► Fig.50: 1. Këndi i brendshëm 2. Këndi i jashtëm
50 ALBANIAN
Këndi i prerjes së pjerrët
Majtas 0° - 45°
Majtas 0° - 40°
Majtas 0° - 30°
Majtas 0° - 25°

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents