Makita DLS714 Instruction Manual page 41

Cordless slide compound
Hide thumbs Also See for DLS714:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
15. Kur në vegël është përshtatur një lazer ose
LED, mos i ndërroni ato me një lazer ose
LED të një lloji tjetër. Kërkojini një qendre të
autorizuar shërbimi që ta riparojë veglën.
16. Mos hiqni kurrë pjesët e prera ose pjesë të
tjera të materialit të punës nga zona e prerjes
ndërkohë që vegla është në punë me diskun e
sharrës të pambrojtur.
17. Mos kryeni asnjë veprim me dorë të lirë. Materiali
i punës duhet të sigurohet mirë kundrejt bazës së
rrotullimit dhe rigës udhëzuese me anë të morsës
gjatë gjithë përdorimeve. Mos përdorni asnjëherë
dorën tuaj për të siguruar materialin e punës.
18. Sigurohuni që vegla të jetë e qëndrueshme
përpara çdo prerjeje.
19. Nëse është nevoja, veglën montojeni në një
tavolinë pune.
20. Materialet e gjata të punës mbështetini me
mbështetëse të përshtatshme shtesë.
21. Mos prisni kurrë mbi materialin e punës që
është aq i vogël sa të mos e fiksojë morsa.
Materiali i punës që nuk mbahet siç duhet mund të
sjellë zmbrapsje dhe lëndim të rëndë personi.
22. Mos i afroni kurrë duart rreth diskut të sharrës.
23. Fikni veglën dhe prisni që disku i sharrës
të ndalojë plotësisht përpara se ta lëvizni
materialin e punës ose të ndryshoni cilësimet.
24. Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/
ose paketën e baterisë nga vegla elektrike
përpara se të ndërroni diskun apo t'i kryeni
shërbim.
25. Kunji ndalues që bllokon pjesën e përparme të
kokës së prerësit shërben vetëm për qëllime
transportimi dhe ruajtjeje dhe jo për prerje.
26. Mos e përdorni veglën në prani të lëngjeve
ose gazeve të djegshme. Fakti që vegla punon
me korrent mund të krijojë ndonjë shpërthim ose
zjarr kur ekspozohet ndaj lëngjeve ose gazeve të
djegshme.
27. Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë vegël.
28. Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin
kryesor, flanxhat (sidomos sipërfaqen e
instalimit) ose bulonin. Dëmtimi i këtyre
pjesëve mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
29. Sigurohuni që baza e rrotullimit të jetë siguruar
siç duhet që të mos lëvizë gjatë punës.
30. Për sigurinë tuaj hiqni nga tavolina ashklat dhe
mbetjet e vogla etj, përpara punës.
31. Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni
për gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali i
punës përpara përdorimit.
32. Sigurohuni që bllokuesi i boshtit të lirohet
përpara se të ndizet çelësi.
33. Sigurohuni që disku të mos prekë bazën e
rrotullimit në pozicionin më të ulët.
34. Mbajeni dorezën fort. Vini re që sharra lëviz
pak lart ose poshtë gjatë ndezjes dhe fikjes.
35. Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
36. Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Bëni
kujdes për dridhje ose lëkundje që mund
të tregojnë instalim të gabuar ose disk të
pabalancuar mirë.
37. Prisni derisa fleta të arrijë shpejtësi të plotë
përpara se të bëni prerje.
38. Ndaloni menjëherë punën nëse vini re diçka
jonormale.
39. Mos u përpiqni të bllokoni këmbëzën në
pozicionin ndezur.
40. Jini gjithmonë të vëmendshëm, sidomos gjatë
punimeve përsëritëse dhe monotone. Mos u
gënjeni nga një ndjesi e rreme sigurie. Disqet
nuk falin kurrë.
41. Përdorni gjithmonë aksesorët e rekomanduar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve jo
të duhur, siç janë disqet abrazive të prerjes,
mund të shkaktojnë lëndim.
42. Bëni kujdes gjatë hapjes së vrimave/prerjes së
kanaleve.
43. Disa pluhura të krijuara nga veprimi përmbajnë
kimikate që shkaktojnë kancer, çrregullime në lindje
dhe dëmtime të tjera në lidhje me riprodhimin. Disa
shembuj të këtyre kimikateteve janë:
plumb nga materiali i lyer me produkt me
bazë plumbi dhe
arsenik dhe kromit nga lënda drusore
kimikisht e trajtuar.
Rreziku ndaj këtyre ekspozimeve varion në
varësi të shpeshtësisë së kryerjes së kësaj lloj
pune. Për të pakësuar ekspozimin ndaj këtyre
kimikateve: punoni në ambient të ajrosur mirë
dhe punoni me pajisje sigurie të miratuara, siç
janë maskat kundër pluhurit që janë projektuar
enkas për të filtruar pjesëzat mikroskopike.
44. Për të reduktuar zhurmën që emetohet,
sigurohuni gjithmonë që disku të jetë i
mprehtë dhe i pastër.
45. Operatori është i trajnuar siç duhet për
përdorimin, rregullimin dhe vënien në punë të
makinerisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
41 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents