Makita DLS714 Instruction Manual page 45

Cordless slide compound
Hide thumbs Also See for DLS714:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
mban mbrojtësen e diskut. Nëse mbrojtësja
dëmtohet me kalimin e kohës ose nga ekspozimi ndaj
rrezeve UV, kontaktoni qendrën e shërbimit Makita
për ta zëvendësuar. MOS E SHTYNI KURRË ME
FORCË MBROJTËSEN DHE MOS E HIQNI ATË.
Pozicionimi i dërrasës me kanale
Kjo vegël shitet me dërrasa me kanale në bazën e
rrotullimit për të minimizuar çarjet në anën dalëse të një
prerjeje. Dërrasat me kanale janë rregulluar në fabrikë
në mënyrë të tillë që disku i sharrës të mos prekë
dërrasat me kanale. Përpara përdorimit, rregulloni
dërrasat me kanale si më poshtë:
1.
Sigurohuni që të hiqni kutinë e baterisë. Më pas,
lironi të gjitha vidat (nga 2 majtas dhe djathtas) që
sigurojnë dërrasat me kanale.
► Fig.13: 1. Dërrasa me kanale 2. Vida
2.
Shtrëngojini sërish ato vetëm aq sa dërrasat me
kanale të mund të hiqen lehtë me dorë.
3.
Uleni plotësisht dorezën dhe shtyni kunjin bllokues
për të bllokuar dorezën në pozicionin e ulur.
4.
Lironi dy vidat mbërthyese që sigurojnë boshtet e
rrëshqitjes.
► Fig.14: 1. Vida me veshë
5.
Tërhiqeni shasinë plotësisht drejt vetes.
6.
Rregullojini dërrasat me kanale në mënyrë të
tillë që dërrasat me kanale të prekin vetëm anët e
dhëmbëve të diskut.
► Fig.15
► Fig.16: 1. Disku i sharrës 2. Dhëmbët e diskut
3. Dërrasa me kanale 4. Prerja me kënd të
pjerrët në të majtë 5. Prerja e drejtë
7.
Shtrëngoni vidat e përparme (mos i shtrëngoni
fort).
8.
Shtyjeni shasinë plotësisht drejt rigës udhëzuese
dhe rregulloni dërrasat me kanale në mënyrë që
dërrasat me kanale të prekin vetëm skajet e dhëmbëve
të diskut.
9.
Shtrëngoni vidat e pasme (mos i shtrëngoni fort).
10. Pasi të keni rregulluar dërrasat me kanale, lëshoni
kunjin bllokues dhe ngrini dorezën. Më pas, shtrëngoni
mirë të gjitha vidat.
VINI RE:
Pasi të keni përcaktuar këndin e prerjes
së pjerrët sigurohuni që dërrasat me kanale të
rregullohen siç duhet. Rregullimi i saktë i dërrasave
me kanale ndihmon në sigurimin e mbështetjes së
duhur të materialit të punës duke minimizuar çarjen e
materialit të punës.
Ruajtja e kapacitetit prerës
maksimal
Kjo vegël është prodhuar nga fabrika që të ofrojë një
kapacitet prerjeje maksimal për një disk sharre 190 mm.
Gjatë instalimit të një disku të ri, kontrolloni gjithmonë
pozicionin e kufirit të poshtëm të diskut dhe, nëse është
e nevojshme, rregullojeni si vijon:
Mos e hiqni sustën që
1.
Hiqni kutinë e baterisë. Më pas, shtyni plotësisht
shasinë drejt rigës udhëzuese dhe ulni dorezën deri në fund.
► Fig.17: 1. Buloni rregullues 2. Riga udhëzuese
2.
Përdorni çelësin hekzagonal për ta rrotulluar
bulonin e rregullimit derisa disku i sharrës të dalë paksa
nën sipërfaqen e rigës udhëzuese dhe sipërfaqen e
sipërme të bazës së rrotullimit.
► Fig.18
3.
Rrotulloni diskun me dorë ndërkohë që mbani
dorezën të ulur poshtë fare që të siguroheni që disku
të mos prekë asnjë pjesë të bazës së poshtme.
Rregullojeni pak, nëse është nevoja.
PARALAJMËRIM:
disk të ri me kutinë e baterisë të hequr, sigurohuni
gjithmonë që disku të mos të prekë asnjë pjesë të
bazës së poshtme kur doreza ulet plotësisht. Nëse
disku prek bazën mund të shkaktojë zmbrapsje dhe të
çojë në lëndime personale serioze.
► Fig.19
Krahu i ndaluesit
Pozicioni i kufirit të poshtëm të diskut mund të
rregullohet lehtësisht me anë të krahut të ndaluesit.
Për ta rregulluar, lëvizni krahun e ndaluesit në drejtim
të shigjetës siç tregohet në figurë. Rrotulloni vidën
rregulluese dhe shtyni poshtë dorezën plotësisht për të
kontrolluar rezultatin.
► Fig.20: 1. Vida rregulluese 2. Krahu i ndaluesit
Riga e poshtme
Sipas shtetit
KUJDES:
Kur kryeni prerje me kënd të pjerrët,
kthejeni rigën e poshtme nga pjesa e jashtme.
Përndryshe, ajo mund të prekë diskun ose një pjesë
të veglës, dhe mund të rezultojë në lëndim të rëndë
të përdoruesit.
► Fig.21: 1. Riga e poshtme
Kjo vegël është e pajisur me rigë të poshtme.
Normalisht vendoseni rigën e poshtme në pjesën e
brendshme. Megjithatë, kur bëni prerje me kënd të
pjerrët kthejeni atë nga jashtë.
Rregullimi i këndit të prerjes me
kënd
► Fig.22: 1. Baza e rrotullimit 2. Treguesi 3. Shkalla
e prerjes me kënd 4. Leva e bllokimit
5. Doreza
1.
Lironi dorezën në drejtim të kundërt të akrepave të
orës.
2.
Shtypni poshtë dhe mbani levën e bllokimit dhe
përshtateni këndin e bazës së rrotullimit. Përdorni si
udhëzues treguesin dhe shkallën e prerjes me kënd.
3.
Shtrëngoni fort dorezën në drejtim të akrepave të
orës.
KUJDES:
Pasi të keni ndryshuar këndin e
prerjes me kënd, gjithmonë siguroni bazën e
rrotullimit duke shtrënguar fort dorezën.
45 ALBANIAN
Pasi të keni instaluar një

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents