Makita EB7650TH Original Instruction Manual page 44

Hide thumbs Also See for EB7650TH:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndizeni ajërfryrësin vetëm sipas udhëzimeve. Mos përdorni metoda të
tjera për ndezjen e motorit (6).
Përdoreni ajërfryrësin dhe veglat e dhëna vetëm për funksionet e
specifikuara.
Ndizeni motorin ajërfryrës vetëm pasi të jetë montuar e gjithë vegla.
Përdorimi i veglës lejohet vetëm pasi të jenë bashkuar të gjitha pajisjet
shtesë përkatëse.
Motori duhet të fiket menjëherë nëse vihen re probleme në motor.
Kur punoni me ajërfryrës gjithmonë mbajini gishtat të shtrënguar fort
rreth dorezës, duke e mbajtur dorezën kontrolluese në mes të gishtit
të madh dhe gishtit tregues. Mbajeni dorën në këtë pozicion për ta
patur makinerinë nën kontroll gjatë gjithë kohës. Sigurohuni që doreza
kontrolluese të jetë në gjendje të mirë dhe pa lagështi, katran, vaj ose
graso.
Gjithmonë sigurohuni se keni mbështetje të sigurt, të balancuar mirë.
Mbajeni ajërfryrësin si duhet në të dyja supet gjatë përdorimit. Mos e
mbani ajërfryrësin vetëm me një rrip supi. Në të kundërt mund të pësoni
lëndim.
Përdoreni ajërfryrësin në mënyrë që t'i shmangeni thithjes së gazrave
të shkarkuar. Kurrë mos e përdorni motorin në dhoma të mbyllura
(rrezikohet mbytja dhe helmimi nga gazi). Monoksidi i karbonit është një
gaz pa erë.
Gjithmonë sigurohuni që të ketë ajrosje të mjaftueshme.
Fikeni motorin kur pushoni ose e lini ajërfryrësin pa mbikëqyrje.
Vendoseni në një vend të sigurt për të parandaluar plagosjen e të
tjerëve, shkaktimin e zjarrit në materiale të djegshme ose dëmtimin e
makinerisë.
Kurrë mos e shtrini ajërfryrësin e nxehtë në bar të thatë ose mbi materiale
të djegshme.
Të gjitha pjesët mbrojtëse dhe pajimet mbrojtëse të e dhëna bashkë me
makinerinë duhet të përdoren gjatë funksionimit.
Kurrë mos e përdorni motorin me një zhurmëmbytës me defekt.
Fikeni motorin gjatë transportimit (7).
Pozicionojeni ajërfryrësin në mënyrë të sigurt gjatë transportimit me
makinë apo kamion për të shmangur rrjedhjen e karburantit.
Kur transportoni ajërfryrësin, sigurohuni që serbatori i karburantit të jetë
i boshatisur plotësisht.
Zhvendoseni ajërfryrësin nga doreza mbajtëse. Mos e zvarritni ajërfryrësin
nga gryka, tubi apo pjesët e tjera.
Kur transportoni ajërfryrësin, përkuleni gjurin dhe sigurohuni që të mos
dëmtoni shpatullën dhe fundin e shtyllës kurrizore.
Mbushja me karburant
Fikeni motorin gjatë mbushjes me karburant (7), qëndroni tepër larg
flakëve të hapura (8) dhe mos pini duhan.
Shmangni kontaktin e lëkurës tuaj me produktet e naftës. Mos thithni
avujt e karburantit. Gjithmonë mbani veshur doreza mbrojtëse gjatë
mbushjes me karburant. Ndërroni dhe pastroni veshjet mbrojtëse në
intervale periodike.
Kini kujdes të mos derdhni karburant apo vaj për të parandaluar ndotjen
e tokës (mbrojtja e mjedisit). Pastrojeni menjëherë ajërfryrësin pasi të
jetë derdhur karburanti. Veshjet e lagura duhet të thahen para vendosjes
në kontejnerin e caktuar të mbuluar, për të parandaluar djegien e
vetvetishme.
Shmangni çdo kontakt të karburantit me veshjen tuaj. Ndërroni menjëherë
veshjen tuaj nëse mbi të është derdhur karburant (rrezik zjarri).
Kontrolloni kapakun e serbatorit në mënyrë periodike për, tu siguruar se
është i shtrënguar fort.
Shtrëngoni me kujdes vidhosjen bllokuese të serbatorit. Ndryshoni
vendin e ndezjes së motorit (të paktën 3 metra larg vendit të mbushjes
me karburant) (9).
Kurrë mos e mbushni me karburant nëpër dhoma të mbyllura. Avujt e
karburantit akumulohen në nivelin e tokës (rrezik shpërthimi).
Transportojeni dhe magazinojeni karburantin vetëm nëpër kontejnerë të
aprovuar. Sigurohuni se karburanti i magazinuar nuk mund të arrihet nga
fëmijët.
Mos u përpiqni të rimbushni me karburant një motor të nxehtë apo të
ndezur.
(6)
Pushim
Transport
Mbushja me karburant
Mirëmbajtja
Këmbimi i pjesëve
(7)
(8)
(9)
44
3 metra

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Eb7650wh

Table of Contents