Download Print this page

Makita DVC864L Instruction Manual page 39

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC864L:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Para se të përdorni filtrin e pluhurit,
sigurohuni që parafiltri dhe amortizatori të
përdoren gjithmonë së bashku. Nuk lejohet që të
instaloni vetëm filtrin e pluhurit.
Vendosja e paketës prej letre
Aksesorë opsionalë
PARALAJMËRIM:
letre, përdorni edhe parafiltrin që ishte vendosur
paraprakisht në vegël. Nëse nuk e përdorni
bashkë me parafiltrin, mund të shkaktohet zhurmë e
pazakontë dhe nxehtësi, e cila mund të rezultojë në
zjarr.
KUJDES:
Para se të përdorni paketën prej
letre, sigurohuni që filtri i pluhurit, amortizatori
dhe parafiltri të përdoren gjithmonë së bashku.
1.
Hiqni mbajtësen e gomës.
► Fig.21: 1. Mbajtësja e gomës
2.
Zgjatni paketën prej letre.
3.
Bashkërenditni vrimën e paketës prej letre me
vrimën e thithjes së pluhurit në fshesë.
4.
Fusni kartonin e paketës prej letre brenda në
mbajtëse në mënyrë që të jetë e pozicionuar në fund,
përtej pjesës së dalë të dhëmbëzuar.
► Fig.22: 1. Paketa prej letre 2. Mbajtësja
Instalimi i qeses së polietilenit
Fshesa mund të përdoret edhe pa qesen e polietilenit.
Megjithatë, përdorimi i qeses së polietilenit e bën më të
lehtë zbrazjen e depozitës pa bërë pis duart.
Përhapni qesen e polietilenit në depozitë. Vendoseni
ndërmjet pllakës së mbajtëses dhe depozitës dhe
tërhiqeni në vrimën e tubit.
► Fig.23: 1. Pllaka e mbajtëses 2. Qese polietileni
Hapeni qesen rreth pjesës së sipërme të depozitës në
mënyrë që buza e parafiltrit të kapë dhe mbajë mirë
qesen.
► Fig.24: 1. Parafiltri
SHËNIM: Mund të përdoret një qese polietileni që
gjendet në treg. Rekomandohet qese 0,04 mm ose
më e trashë.
SHËNIM: Pluhuri i tepërt mund ta grisë qesen,
ndaj mos thithni më shumë pluhur sesa gjysma e
kapacitetit të qeses.
Zbrazja e qeses së polietilenit
PARALAJMËRIM:
së polietilenit, sigurohuni gjithmonë që fshesa
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr.
Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë goditje
elektrike dhe lëndim të rëndë personal.
Kur përdorni paketën prej
Përpara zbrazjes së qeses
KUJDES:
Mos ushtroni trysni të madhe te
depozita. Ushtrimi i trysnisë së madhe mund të
deformojë dhe dëmtojë pjesët.
KUJDES:
Zbrazni depozitën të paktën një herë
në ditë, edhe pse kjo varet nga vëllimi i pluhurit të
mbledhur në depozitë. Përndryshe, forca thithëse
do të dobësohet dhe motori mund të prishet.
KUJDES:
Kur zbrazni depozitën mos e kapni
atë nga kanxha. Po kapët kanxhën ajo mund të
thyhet.
Lëshojeni kapakun e depozitës nga kanxha dhe ngrijeni
lart.
Hiqni pluhurin nga parafiltri dhe më pas hiqni qesen e
polietilenit nga depozita.
► Fig.25
SHËNIM: Nxirreni qesen e polietilenit me kujdes nga
depozita në mënyrë që ajo mos të ngecë dhe të griset
nga pjesa e dalë në depozitë gjatë zbrazjes së saj.
SHËNIM: Zbrazeni qesen e polietilenit përpara se të
mbushet. Pluhuri i tepërt në depozitë mund të grisë
qesen e polietilenit.
Instalimi i kutisë së veglave
1.
Lironi bllokuesin e kapakut të baterisë dhe hapni
kapakun e baterisë.
2.
Vendosni shinat në kutinë e veglave përgjatë
kanaleve në fole.
3.
Mbylleni kapakun e baterisë dhe aplikoni
bllokuesin.
► Fig.26
Kutia e veglave është praktike për mbajtjen e baterive,
tubin, ose unazat.
► Fig.27
Lidhja e tubit
VINI RE:
Mos e përkulni ose shtypni tubin me
forcë. Mos e lëvizni fshesën duke e tërhequr nga
tubi. Përkulja, shtypja dhe tërheqja e tubit mund të
shkaktojë dëmtimin ose deformimin e tubit.
VINI RE:
Kur thithni mbeturina të mëdha si
tallash, pluhur betoni ose mbeturina të tjera
të ngjashme me përmasa jo të vogla, përdorni
tubin me diametër të brendshëm prej 38 mm
(aksesor opsional). Përdorimi i tubit me diametër të
brendshëm prej 28 mm (aksesor opsional) mund të
shkaktojë bllokimin dhe dëmtimin e tubit.
Fusni tubin në portën e montimit të depozitës dhe
rrotullojeni në drejtim orar derisa të zërë vend.
► Fig.28
39 ALBANIAN

Advertisement

loading