Download Print this page

Makita DVC864L Instruction Manual page 32

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC864L:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
9.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11.
Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në
zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita. Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita ose
baterive që mund të jenë modifikuar, mund të rezultojë
në marrjen flakë të baterisë, lëndime personale apo
dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu edhe garancinë
e Makita-s për veglën e Makita-s dhe ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
1.
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje
të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
3.
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
4.
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për njësinë me valë
1.
Mos e çmontoni ose dëmtoni fshesën. Njësia
me valë në fshesë nuk mund të hiqet.
Mos e përdorni funksionin e aktivizimit me
2.
valë në vende ku ndodhen pranë pajisje
mjekësore, stimulues kardiakë ose pajisje të
automatizuara, të tilla si dyer automatike dhe
alarme zjarri.
3.
Mos e përdorni fshesën në vende ku
temperatura tejkalon 50°C (122°F).
Njësia me valë është një instrument i saktë. Bëni
4.
kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni fshesën.
5.
Mos e lini fshesën në një vend ku mund të
gjenerohet elektricitet statik apo zhurmë
elektrike.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
KUJDES:
Bëni kujdes që të mos zini gishtat
kur të hapni ose mbyllni kapakun e baterisë.
Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë lëndim
personal.
Për të instaluar kutinë e baterisë, lironi në fillim
bllokuesin dhe hapni kapakun e baterisë. Më pas, fusni
kutinë e baterisë.
► Fig.1: 1. Bllokuesi 2. Kapaku i baterisë
Bashkërenditni gjuhëzën e kutisë së baterisë me
kanalin e folesë dhe rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri
në fund, derisa të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Më
pas kyçni kapakun e baterisë.
► Fig.2: 1. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
SHËNIM: Pastruesi nuk punon vetëm me një kuti
baterie.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.3: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
32 ALBANIAN

Advertisement

loading