Download Print this page

Makita DVC864L Instruction Manual page 34

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC864L:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Bllokimi ose zhbllokimi i rrotës
► Fig.7: 1. Rrota 2. Leva e ndaluesit 3. Pozicioni I
LIRË 4. Pozicioni I BLLOKUAR
Bllokimi i rrotës është i dobishëm kur ruani fshesën,
duke ndaluar punën që po kryhet dhe duke e mbajtur
fshesën të palëvizur.
Lëvizeni me dorë ndaluesin për ta vënë në punë.
Për ta bllokuar rrotën me ndalues, ulni levën e ndaluesit
dhe rrota nuk do të rrotullohet më. Për ta liruar rrotën
nga pozicioni i bllokimit, ngrini levën e ndaluesit.
SHËNIM: Kur lëvizni fshesën, sigurohuni që rrota të
mos jetë e bllokuar. Lëvizja e fshesës me rrotën në
pozicionin e bllokuar mund të shkaktojë dëmtimin e
rrotës.
Doreza e transportimit
Kur ngrini fshesën, ngrijeni duke e mbajtur në dorezën e
sipërme në kokë. Doreza mund të futet sërish në kokën
e saj kur nuk është në përdorim.
► Fig.8
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
mjet të mbështetur me fshesën, mund ta përdorni
fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin e
funksionimit të veglës.
► Fig.9
VINI RE:
Sigurohuni që t'i referoheni manualit
të përdorimit të veglës kur përdorni fshesën me
funksionin e aktivizimit me valë.
VINI RE:
Mos e çmontoni ose dëmtoni njësinë
me valë.
VINI RE:
Gjithmonë mbylleni kapakun e njësisë
me valë në vegël kur e përdorni ose e magazinoni.
VINI RE:
Mos e hiqni njësinë me valë nga vegla
ndërsa vegla po furnizohet me energji. Në të
kundërt, mund të shkaktohet keqfunksionim i njësisë
me valë.
VINI RE:
Butonin e aktivizimit të lidhjes me valë
mos e shtypni fort dhe/ose me objekt me majë të
mprehtë.
SHËNIM: Aktivizimi me valë ka nevojë për vegla
Makita të pajisura me njësi me valë.
SHËNIM: Përpara përdorimit fillestar të funksionit
të aktivizimit me valë me secilën vegël, kërkohet
regjistrimi i veglës. Pasi të përfundojë regjistrimi me
veglën, nuk nevojitet regjistrimi për së dyti përveçse
kur ai anulohet.
SHËNIM: Përpara regjistrimit, sigurohuni që njësia
me valë të jetë futur siç duhet në vegël.
SHËNIM: Një fshesë mund të regjistrojë deri në 10
vegla. Nëse janë regjistruar mbi 10 vegla në fshesë,
vegla që është regjistruar më herët do të fshihet
automatikisht.
SHËNIM: Pozicioni i butonit të aktivizimit me valë
ndryshon në varësi të veglës.
SHËNIM: Fshesa gjithashtu ndizet duke shtypur
butonin e energjisë kur çelësi i pushimit është
vendosur në "AUTO".
Megjithatë, butoni i energjisë nuk do të aktivizojë kur
përdoret funksioni i aktivizimit me valë.
Regjistrimi i veglës për fshesën
SHËNIM: Për regjistrimin e veglës nevojitet vegël
Makita që mbështet funksionin e aktivizimit të lidhjes
me valë.
SHËNIM: Përfundoni instalimin e njësisë me valë në
vegël përpara se të nisni regjistrimin e veglës.
SHËNIM: Gjatë regjistrimit të veglës, mos e tërhiqni
këmbëzën e çelësit në vegël ose mos ndizni çelësin e
energjisë në fshesë.
SHËNIM: Gjithashtu, referojuni manualit të përdorimit
të veglës.
Nëse dëshironi të aktivizoni fshesën bashkë
me mekanizmin e funksionimit të veglës, kryeni
paraprakisht regjistrimin e veglës.
1.
Instaloni bateritë në fshesë dhe në vegël.
2.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesë në
"AUTO".
► Fig.10: 1. Çelësi i pushimit
3.
Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me valë
në fshesë për 3 sekonda derisa llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë të pulsojë në të gjelbër. Më pas, në të
njëjtën mënyrë shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes
me valë në vegël.
► Fig.11: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
Nëse fshesa dhe vegla lidhen me sukses, llamba e
aktivizimit të lidhjes me valë do të ndizet në të gjelbër
për 2 sekonda dhe më pas do të fillojë të pulsojë në blu.
34 ALBANIAN

Advertisement

loading