Makita DDF470 Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for DDF470:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
(Vetëm për kutitë e baterive me "B" në fund të numrit të
modelit.)
Fig.3
Për të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë, shtyni
butonin e kontrollit në kutinë e baterisë. Llamba e
treguesit ndizet për disa sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
015658
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të
temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
(Për shtete specifike)
Fig.4
Kur tërhiqni çelësin, ekrani LED tregon kapacitetin e
mbetur të baterive si në tabelën e mëposhtme.
Statusi i treguesit LED
013980
SHËNIM:
Ekrani LED fiket afërsisht një minutë pas lëshimit
të çelësit për të ruajtur fuqinë e baterisë. Për të
kontrolluar kapacitetin e mbetur të baterisë,
tërhiqni pak çelësin.
Kapaciteti i
mbetur
Vezullon
75 % deri në 100 %
50 % deri në 75 %
25 % deri në 50 %
0 % deri në 25 %
Ngarkoni
baterinë.
Bateria mund
të ketë
keqfunksionuar.
Kapaciteti i mbetur i baterisë
Rreth 50% ose më shumë
Rreth 20% - 50%
Rreth më pak se 20%
Kur ekrani LED ndizet por vegla nuk funksionon as
me një kuti baterie të ngarkuar, ftoheni plotësisht
veglën. Nëse kjo gjendje nuk ndryshon, dërgojeni
veglën për riparim në qendrën lokale të shërbimit
Makita.
Veprimi i ndërrimit
Fig.5
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Ndezja e llambës së përparme
Fig.6
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit për të ndezur llambën. Llamba
vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së këmbëzës së çelësit.
Llamba fiket 10-15 sekonda pasi e lëshoni këmbëzën.
SHËNIM:
Kur vegla është e mbinxehur, ajo ndalon automatikisht
dhe llamba nis të pulsojë. Në këtë rast, lëshoni
këmbëzën e çelësit. Llamba fiket për një minutë.
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë papastërtitë
nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos gërvishtni
lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.7
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë veglën.
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Ndryshimi i shpejtësisë
Fig.8
KUJDES:
Vendosni gjithmonë shulin e ndërrimit të shpejtësisë
në pozicionin e duhur. Nëse përdorni veglën duke
vendosur levën e ndryshimit të shpejtësisë midis
anës "1" dhe "2", vegla mund të dëmtohet.
18

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ddf480

Table of Contents