Përshkrimi I Punës - Makita DUC252 Instruction Manual

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC252:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
Fig.1
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose hiqni kutinë e baterisë.
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë kur
vendosni
ose
Mosmbajtja fort e veglës dhe kutisë së baterisë
mund të bëjë që ato t'ju rrëshqasin nga duart dhe
të sjellë dëmtimin e veglës dhe të kutisë së
baterisë, si dhe lëndimin e personit.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni gjuhëzën
e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni për
ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të
bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e
sipërme të butonit, ajo nuk është bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë e baterisë
derisa treguesi i kuq të mos duket. Nëse jo, ajo
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju
lënduar ju ose personat pranë.
Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse
kutia nuk rrëshqet me lehtësi brenda, ajo nuk
është futur siç duhet.
SHËNIM:
Vegla nuk punon vetëm me një kuti baterie.
Sistemi i mbrojtjes së veglës / baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë
në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla ose bateria janë vendosur sipas një prej kushteve
të mëposhtme. Treguesit ndizen në rrethana të caktuara.
Mbrojtja ndaj mbingarkesës
Kur vegla vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të
tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla fiket
automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Nëse ndodh kjo, fikeni
veglën dhe ndaloni aplikacionin që shkaktoi mbingarkesën e
veglës. Më pas ndizeni veglën që të rinisë punën.
Mbrojtja e baterisë/veglës nga mbinxehja
Kur bateria/vegla mbinxehet, vegla ndalon automatikisht
pa dhënë tregues. Vegla nuk do të ndizet edhe nëse
tërhiqet këmbëza e çelësit. Në këtë situatë, lëreni
baterinë/veglën të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
hiqni
kutinë
e
baterisë.
SHËNIM:
Mbrojtja e baterisë nga mbinxehja funksionon vetëm me
kuti baterie me shenjën e yllit.
Fig.2
Mbrojtja ndaj mbishkarkimit
Fig.3
Kur kapaciteti i baterisë së mbetur pakësohet, treguesi i
baterisë pulson në krahun përkatës të baterisë. Nëse
puna vazhdon, vegla ndalon dhe treguesi i baterisë
ndizet për rreth 10 sekonda. Në këtë rast, ngarkoni
kutinë e baterisë.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se të vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Fig.4
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, është
siguruar një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën, shtypni butonin e zhbllokimit dhe
tërhiqni çelësin. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
Kontrolli i frenit të zinxhirit
SHËNIM:
Nëse sharra me zinxhir nuk ndizet, freni i zinxhirit
duhet të lirohet. Tërhiqni mbrojtësen e përparme
të duarve nga pas me forcë derisa ta ndieni që
futet në punë.
Mbajeni sharrën me zinxhir me të dyja duart kur e ndizni.
Kapni dorezën e sipërme me dorën e djathtë, dorezën e
përparme me të majtën. Shufra dhe zinxhiri nuk duhet
të prekin asnjë objekt.
Në fillim shtypni butonin e zhbllokimit dhe më pas
çelësin. Zinxhiri i sharrës do të ndizet menjëherë.
Fig.5
Shtypni mbrojtësen e përparme të duarve duke përdorur
pjesën e sipërme të dorës suaj. Zinxhiri i sharrës duhet
të ndalojë menjëherë.
KUJDES:
Nëse zinxhiri i sharrës nuk ndalon menjëherë gjatë
kryerjes së këtij testi, sharra nuk duhet të përdoret
në asnjë mënyrë. Konsultohuni me një ofiçinë
riparimi të specializuar MAKITA.
Kontrolli i frenave të ngadalësimit
Ndizni sharrën me zinxhir.
Lironi krejtësisht çelësin. Zinxhiri i sharrës duhet të
ndalojë plotësisht brenda një sekonde.
37

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc302

Table of Contents