Përshkrimi I Punës - Makita 5008MG Instruction Manual

Hide thumbs Also See for 5008MG:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
► Fig.7: 1. Drejtuesi i thellësisë 2. Leva
KUJDES:
Pas rregullimit të thellësisë së prerjes,
shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një
dhëmb i diskut. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
Prerje me buzë
► Fig.8: 1. Leva 2. Bllokues pozitiv 3. Shigjeta në
bllokuesin pozitiv
Bllokues pozitiv
Rrotulloni bllokuesin pozitiv në mënyrë që shigjeta mbi
të të tregojë në një nga tre pozicionet (22,5°, 45°, 50°).
Më pas, anoni bazën e veglës derisa ajo të ndalojë dhe
sigurojeni bazën me levë. Në këtë kohë, përftohet i njëjti
kënd me atë që tregon shigjeta.
Përcaktimi i këndit të buzëve
Lironi levën dhe tentoni të vendosni bazën e veglës në
këndin e buzëve 0°, më pas shtrëngoni fort levën.
Rrotulloni bllokuesin pozitiv në mënyrë të tillë
që shigjeta mbi të të tregojë një në tre pozicione
(22,5°,45°,50°) që është e barabartë me ose më e
madhe se sa këndi i dëshiruar i buzëve.
Lironi sërish levën dhe më pas anoni dhe siguroni fort
bazën e veglës në këndin e dëshiruar.
MOS lejoni që njohja
SHËNIM:
Kur ndërroni pozicionin e bllokuesit pozitiv, lironi
levën dhe anoni këndin e buzëve në një numër
më të ulët nga sa e lejon numri i pozicionit të
dëshiruar të bllokuesit.
Kur shigjeta në bllokuesin pozitiv tregon në
22,5, këndi i buzëve duhet të rregullohet në
0 – 22,5°, kur shigjeta tregon në 45, ai mund të
rregullohet në 0 - 45°; kur shigjeta tregon 50, ai
mund të rregullohet në 0 - 50°.
Shikimi
► Fig.9: 1. Bazamenti
Për prerje të drejta, vini në vijë të drejtë pozicionin A në pjesën
e parme të bazës me vijën tuaj të prerjes. Për prerje me kënd
45° vini në vijë të drejtë pozicionin B me të.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.10: 1. Këmbëza e çelësit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Ndezja e llambës
► Fig.11: 1. Llamba
KUJDES:
Mos e prekni llambën, se kjo mund të shkaktojë
dëmtime të tyre ose mund të shkurtojë kohën e
shërbimit të tyre.
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Llamba ndizet kur pajisja lidhet me korrentin. Llamba vazhdon
të qëndrojë e ndezur derisa vegla të shkëputet nga korrenti.
Nëse llamba nuk ndizet, kordoni elektrik ose llamba
mund të ketë defekt. Kur llamba është ndezur, por
vetë pajisja nuk niset edhe pse ajo është ndezur,
karbonçinat mund të jenë konsumuar ose motori ose
çelësi i ndezjes/fikjes mund të ketë defekt.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes
të mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të
ulë ndriçimin.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
20 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

5008mga

Table of Contents