Makita DUC252 Instruction Manual page 39

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC252:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Amortizator me maja (aksesor opsional)
Fig.17
Për ta instaluar amortizatorin me maja, ndiqni hapat
vijuese:
1.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar, zinxhirin
e sharrës dhe shufrën udhëzuese siç përshkruhet
në këtë manual përdorimi.
2.
Përputhni vrimat e amortizatorit me maja përgjatë
vrimave të sharrës me zinxhir.
3.
Shtrëngojini fort me vida.
PËRDORIMI
KUJDES:
Mos i mbuloni vrimat e ventilimit, sepse kjo mund të
shkaktojë mbinxehje ose mund të dëmtojë veglën.
Vajosja
Fig.18
Zinxhiri i sharrës lubrifikohet automatikisht kur vegla
është në përdorim.
Kontrolloni sasinë e vajit të mbetur në depozitën e vajit
përmes dritares së kontrollit të vajit.
Për të rimbushur depozitën, hiqeni kapakun e depozitës
së vajit.
Pas rimbushjes së depozitës, gjithmonë vidhoseni
kapakun e depozitës së vajit në sharrën me zinxhir.
KUJDES:
Kur mbushni sharrën me zinxhir me vaj të zinxhirit
për herë të parë, ose kur mbushni depozitën pasi
është boshatisur krejtësisht, shtoni vaj deri në
skajin e fundit të pompës. Përndryshe mbushja e
vajit mund të jetë e pasaktë.
Si vaj për zinxhirin e sharrës, përdorni vetëm vaj
ekskluziv për sharrat me zinxhir Makita ose vaj të
disponueshëm në treg.
Kurrë mos përdorni vaj me pluhur dhe grimca apo
vaj që avullon.
Kur krasitni pemë, përdorni vaj botanik. Vaji
mineral i dëmton pemët.
Kurrë mos ushtroni forcë mbi sharrën me zinxhir
kur krasitni pemë.
Para se të filloni prerjen, sigurohuni që kapaku i
depozitës së vajit të jetë vidhosur tamam.
Fig.19
Mbajeni sharrën me zinxhir larg nga pema. Filloni dhe
prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit të sharrës të jetë i
përshtatshëm.
Prekeni amortizatorin me maja me degën që do të pritet
para se ta ndizni. Në të kundërt mund të shkaktojë
lëkundjen e shufrës udhëzuese, duke shkaktuar lëndim
të operatorit.
Sharroni drurin që duhet prerë thjesht duke e lëvizur
poshtë.
PUNA ME SHARRËN ME ZINXHIR
KUJDES:
Personi që e përdor për herë të parë, duhet të
presë kërcunj mbi këmbalec druri ose tavolinë, si
praktikë për fillestarë.
Kur sharroni lëndë drusore të prerë më parë
përdorni një mbështetëse të sigurt (këmbalec druri
ose tavolinë). Mos e mbështesni drurin që pritet
me këmbë dhe mos lejoni askënd që ta mbajë apo
ta fiksojë.
Mbajini fort pjesët rrumbullake që të mos
rrotullohen.
Krasitja e pemëve
Fig.20
KUJDES:
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg zinxhirit të
sharrës ndërkohë që motori është duke punuar.
Mbajeni sharrën me zinxhir fort me të dyja duart
ndërsa motori është duke punuar.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në çdo
moment këmbët në pozicionin e duhur dhe
ekuilibrin e duhur.
Prekeni amortizatorin me maja me degën që do të pritet
para se ta ndizni. Prerja pa e prekur amortizatorin me
maja me degën mund të shkaktojë lëkundjen e shufrës
udhëzuese, duke shkaktuar lëndimin e përdoruesit.
Fig.21
Kur prisni degë të trasha, në fillim bëni një prerje të
lehtë nga poshtë dhe pastaj bëni prerjen përfundimtare
nga sipër.
Fig.22
Nëse përpiqeni të prisni degë të trasha nga pjesa e
poshtme, dega mund të afrohet dhe të shtyjë zinxhirin e
sharrës që është duke prerë.
Nëse përpiqeni të prisni degë të trasha nga sipër pa
prerjen e lehtë nga poshtë, dega mund të çahet në
ashkla.
Fig.23
Nëse nuk mund të prisni lëndë drusore me një goditje:
Ushtroni presion të lehtë në dorezë dhe vazhdoni të
sharroni dhe tërhiqeni pak prapa sharrën me zinxhir;
pastaj vendoseni dhëmbëzimin pak më poshtë dhe
mbarojeni prerjen duke ngritur dorezën.
Prerja e trupave të pemëve
Fig.24
Për
prerjen
e
amortizatorin me maja që tregohet në figurë në trupin
që do të pritet.
Me zinxhirin e sharrës të ndezur, sharroni drurin duke
përdorur dorezën e sipërme për të ngritur sharrën dhe
dorezën
e
përparme
amortizatorin me maja si aks.
Vazhdoni të prisni duke ushtruar presion të lehtë në
dorezën e përparme, duke e tërhequr ngadalë sharrën
39
trupave
pemëve,
për
ta
drejtuar.
vendosni
Përdorni

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc302

Table of Contents