Makita DEABL1055B Instruction Manual page 102

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
10. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
11.
Mos e përdorni baterinë apo pajisjen që
do të përdoret me baterinë nëse ato janë
dëmtuar ose modifikuar. Pajisjet apo bateritë
e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
12. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në zjarr ose
ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj
zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C mund të
shkaktojë shpërthim.
13. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë jashtë kufijve
të temperaturës të specifikuar te udhëzimet.
Karikimi i pasaktë ose në temperatura jashtë
kufijve të specifikuar mund të dëmtojë baterinë
dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
14. Shërbimi duhet të bëhet nga një person i
kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të
sigurt produktin.
15. Mos e modifikoni apo mos u përpiqni të
riparoni pajisjen ose paketën e baterisë
përveçse siç tregohet në udhëzimet e
përdorimit dhe të kujdesit.
16. Rrezik zjarri dhe djegiesh. Mos e hapni,
godisni apo nxehni mbi (temperatura
maksimale e përcaktuar nga prodhuesi) apo
digjni. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
Udhëzime të rëndësishme sigurie
për baterinë
Përpara se ta përdorni baterinë, lexoni të
1.
gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni baterinë. Kjo
mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos krijoni qark të shkurtër të baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e baterisë në kuti
me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6.
Mos e ruani dhe përdorni pajisjen dhe baterinë
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C (122 °F).
7.
Mos e digjni baterinë, edhe nëse është shumë
e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Bateria mund të shpërthejë në zjarr.
Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo
8.
rrëzoni baterinë apo ta goditni atë (baterinë)
me një objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund të
shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11.
Kur hidhni baterinë, hiqeni nga vegla dhe
hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në
zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
13. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të
gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
14. Gjatë dhe pas përdorimit, bateria mund të
nxehet, gjë që mund të shkaktojë djegie ose
djegie në temperaturë të ulët. Tregoni kujdes
gjatë prekjes së baterive të nxehta.
15. Mos prekni terminalin e veglës menjëherë pas
përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të
shkaktojë djegie.
16. Mos lejoni që grumbullimin e ashklave,
pluhurave ose papastërtive në terminalet,
vrimat ose kanalet e baterisë. Kjo mund të
shkaktojë rendiment të ulët ose dëmtim të veglës
ose të baterisë.
17. Përveçse në rastet kur pajisja e mbështet
përdorimin pranë linjave elektrike me voltazh
të lartë, mos e përdorni baterinë pranë linjave
elektrike me voltazh të lartë. Kjo mund të
shkaktojë një defekt ose dëmtim të veglës apo të
baterisë.
18. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
102 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bl1055b

Table of Contents